Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Sipas kërkesës, i pandehuri L.V., në Qendrën Tregtare ‘’Viva Fresh Store”, në njësinë nr. 2 në Gjilan, në cilësinë e menaxherit, ka keqpërdorur autorizimet e tij që dalin nga kontrata e lidhur me këtë ndërmarrje, duke dëmtuar të njëjtën në vlerë financiare mbi 20,871.24 €, ashtu që artikujt e blerë nga konsumatorët fillimisht…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan si zakonisht në prag të fetstave ndanë ndihma për familjet nevojtare. Kësaj radhe me rastin e festës së Kurban Bajramit KBI në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore, me gjerat më elementare për përgaditjen e drekës së bajramit, si vaj , miell, oriz ,sheqer, kripë etj. Këtë aksion e ka ndihmuar kompania e njohur në Gjilan Flexiglas me pronar  Berat Fejzullahun dhe kompania  ETC – ELKOS – Gjilan. /GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar të martën memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober. Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi drejtorteshën e këtij programi për bashkëpunimin dhe mbështetjen për Komunën, tha se Aktiviteti do të përqendrohet në forcimin e sistemit për të drejtat pronësore. Ai theksoi, po ashtu, se nga ky Memorandum pret rezultat të shumta edhe atë në përmirësimin e kapaciteteve komunale për menaxhim të pronës, përmirësimin e proceseve dhe praktikave për inspektimin e ndërtesave, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e regjistrimit të pronave, unifikimi/standardizimi i shërbimeve lidhur…

Read More

Të nderuar Besimtarë! Më lejoni që në këto qaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit, festës së sakrificës dhe përkushtimit, t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Nesër është dita e Kurban Bajramit, festa që simpolizon, sakrrificën sublime të njeriut , dhe shënjon kulmin e bindjes, besnikrisë dhe dashurisë ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Festë që në vetë bartë mesazhe paqe, sigurie, sakrificë dhe përulje karshi madhërisë së Allahut. S’do mend që edhe festat janë pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tonë në botë. Festa e…

Read More

Këtë të enjte, më 29 qershor, në Gjilan fillon dezinsketimi hapësinor, i cili do të zgjasë deri më 4 korrik dhe do të përfshijë lagjet Zabeli i Sahit Agës, Qendra, Arbëria, Dardania, Dheu i Bardhë, Kodra e Dëshmorëve, Bregu i Djegur, përkatësisht hapësirën e tërësishme të qytetit. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bartëse e projektit, ka përpiluar edhe kalendarin e dezinsektimit sipas lagjeve. ‘Lajmërohen qytetarët e Gjilanit se më 29.06.2023, nga ora 19:30 deri ora 01:00 do të zhvillohet faza e parë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjasë deri më 4.07.2023, ora 01:00. Gjatë kohës së dezinsektimit,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka bërë inaugurimin e renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës. Kryetari Hyseni ka falënderuar përfaqësuesin e Advancing Together dhe përfaqësuesit e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që ta shndërrojmë një hapësirë jo funksionale në një hapësirë për të mirën publike. “Ky park i qytetit, që dikur ka qenë shumë i frekuentuar prej familjeve e fëmijëve, pat filluar që të shndërrohet në një lloj gërmadhe dhe vendstrehim i dukurive negative të shoqërisë sonë. Tash me një investim prej 42 mijë euro, është renovuar i…

Read More

Eurodeputeti austriak dhe përfaqësuesi i Kosovës i Partisë Popullore Evropiane dhe negociator i PPE për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën Lukas Mandl është i kënaqur me njohjen e patentë shoferëve kosovarë në Austri. Ai shprehet se kjo është e rëndësishme për popullin e Kosovës dhe për shkak të punës sezonale edhe për bujqësinë lokale Për këtë njohje tejet të rëndësishme, Z. Mandl është shprehur se: “Me vendimin e sotëm në Këshillin e Ministrave të vendit, patentë shoferët kosovarë njihen në Austri. Kështu po arrijmë një qëllim të shumëkërkuar në interes të të gjithëve. Arsyet e vonesës natyrisht nuk…

Read More

Në urimet e tij për qytetarët e besimit islam thuhet me sa vijon: Të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Vitisë , u dërgoj urimet më të mira dhe sinqerta me rastin e Festës së Kurban Bajramit! Uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti!… /GJILANI INFO/

Read More

Projekti në vlerë mbi 4.2 milionë euro arrin gjatësinë prej 11 km. Ky projekt ka pësuar ndryshime dhe është bërë riprojektimi, në të cilin janë shtuar 7000m gjatësi gypa të kanalizimit atmosferik si dhe trotuare në fshatin Livoç. Punimet po ecin me ritme të shpejta edhe gjatë mesnatës, ndërkaq asfaltimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e tërësishëm të këtij segmenti, për të qenë gati për lëvizje të automjeteve. Projekte akoma edhe më të mëdha infrastrukturore po na presin./GJILANI INFO/

Read More

Janë liruar sot tre policët kosovarë – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka të cilet u paten kidnapuan më 14 qershor nga forcat serbe, kurse edhen në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare. Ndaj tyre, në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë është konfirmuar aktakuza për veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet. Lidhur me kete, Avokati i njohur nga Kosova dhe njohësi i së drejtës ndërkombëtare, Arsim Vranovci ka treguar nëse rrezikohen ata në aspektin juridik. “Sipas informatave, ata janë…

Read More