Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit
  • Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti
  • Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”
  • Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
  • Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026
  • Për 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1940 gjobitje për shkelje të rregullave në komunikacion
  • Moti me diell gjatë ditës së sotme
  • Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Rashiti: Do të ftojmë një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar komisionet e ndërmarrjeve publike
Lajme Lokale

Rashiti: Do të ftojmë një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar komisionet e ndërmarrjeve publike

adminBy adminJuly 15, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Qeverisja e LVV-së në Gjilan po vazhdon me veprime e vendime që janë në kundërshtim të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer militantëve të saj dhe jo interesit institucional e publik”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilanit

Ai tha se Bordi i ri i Ndërmarrjes Publike “Tregu” është emëruar dje nga dy anëtarët e Vetëvendosjes që janë në Komisionin Komunal të Aksionarëve, duke e shkelur me dy këmbë ligjin nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike dhe ligjin nr.06/L-016 për shoqëritë tregtare.

Sigurisht, thotë Rashiti, që përgjegjësi e llogari për këto shkelje të tyre, do të japin së shpejti para institucioneve përkatëse.

“Asnjëherë deri më tani nuk ka ndodhë që konkursi i shpallur për bord të ndërmarrjes publike, të mbahet sekret dhe të mos publikohet askund ashtu siç e kërkon ligji. Këto konkurse nuk janë shpallur fare në faqen e komunës, apo të ndërmarrjeve publike, në gazetë zyrtare apo në media. Shpallja e tij vetëm në zyrën për marrdhënie me publikun, nuk mund ta arsyetojë shkeljen e ligjit”, thotë i pari i PDK-së së Gjilanit.

Sipas Rashitit, shkelja e dytë,  ka të bëjë me atë se anëtarët e zgjedhur për bord nuk i plotësojnë kriteret profesionale ashtu siç e kërkon ligji, dhe nuk kanë përvojë së paku 5 vite në menaxhim në administrim të biznesit, financave, apo që ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste. Nga katër anëtarët e emëruar, sipas ligjit së paku dy nga ta duhet të jenë ekspertë ose së paku të kenë njohuri në kontabilitet. Vetëm njëri nga katër anëtarët e zgjedhur të bordit i ka plotësuar kushtet dhe kriteret, ndërsa tre të tjerët janë zgjedhur jashtë kritereve ligjore. Muhamed Jakupi, Anila Tusha, Bexhet Arifi dhe Erduan Hamiti janë emëruar nga anëtarët e KKA-së e që i përkasin VV-së.

Kualifikimin jo të duhur profesional (në këtë rast gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë gjermane), nuk e lejon ligji për të qenë anëtar bordi i një ndërmarrje publike.

Shkelja e tretë ligjore, sipas kryetarit të PDK-së së Gjilanit,  ka të bëjë me kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e mbyllur, e që nuk janë ftuar fare për intervistim nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, por vetëm janë mbi votuar, dhe atë pa u bërë asnjë vlerësim i kandidatëve, e rrjedhimisht kështu duke ju pamundësuar të gjithëve për të qenë pjesë e garës për anëtar të bordit.

Këto emërime, sipas tij, janë bërë me rekomandime të të parit të komunës, i cili me aq sa shihet para kalkulimeve të tij të ngushta nuk e respekton as ligjin.

“Ndër të tjera shkelje e parregullsi, ajo më flagrantja e kryetarit të komunës (së shpejti do t’i publikojmë detajet), ka të bëjë me shkeljen e ligjit të prokurimit në ndërmarrjen publike “Tregu”, për blerjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Personalisht kryetari i komunës ka udhëtuar në shtetin Gjerman dy herë (me shpenzime të buxhetit komunal, ku ekzistojnë të gjitha faturat e shpenzimeve), për të blerë paisje duke bërë pazare ai vet, pa respektuar asnjë procedurë ligjore të prokurimit, dhe kjo gjithashtu konsiderohet vepër penale, e cila duhet të hetohet nga prokuroria.  E gjithë kjo na lë të nënkuptojmë që jo rastësisht ka urdhëruar të zgjedhet një bord në këtë ndërmarrje, në mënyrë që t’i vazhdojë pazaret e tij me dhe pa tender”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.

Për më tepër, ai thotë se edhe tek Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve” janë bërë shkelje ligjore në koordinim të plotë bashkë me përfaqësuesin serb Bozhidar Periqin, duke emëruar bordin e përkohshëm dhe duke i larguar nga puna pa asnjë arsyetim zyrtarët e lartë të kësaj kompanie.

“Disa javë para lirimit nga detyra, personalisht vet Bozhidar Periqi ka kërcënuar këta zyrtarë të kësaj kompanie, duke iu thënë se së shpejti do të ju shkarkoj nga pozitat që i keni. Pak ditë më vonë, bordi i përkohshëm dhe jo kompetent, me urdhër të Periçit kanë shkarkuar pa asnjë arsyetim nga pozitat udhëheqëse këta zyrtarë. Pra, në vazhdën e koordinimeve të Lëvizjes Vetëvendosje me Radojiqiqa e Simiça, edhe në Komunën tonë, kryetari i saj nuk përton të koordinohet me Periqin, sepse duket qartë që me asnjë subjekt tjetër politik shqiptar nuk po mund të koordinohet. Pra, ka mbetur i vetëm, e janë duke e braktisur edhe rrethi i tij brenda VV-së”, ka thënë tutje Rashiti.

Kreu i PDK-së së Gjilanit tha se ky subjekt bashkë me subjektet tjera politike, së shpejti do të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të shkarkuar komisionet e ndërmarrjeve publike, dhe për të emëruar anëtarët e rinj, në mënyrë që ligjshmëria në menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve të jetë bazë e funksionimit dhe zhvillimit normal të veprimtarisë së këtyre subjekteve afariste./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026

Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026

May 18, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

By adminMay 18, 2026

Me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, është mbajtur një aktivitet sensibilizues me…

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.