- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Me rastin e pensionimit të arsimtarit Isak Berisha, kryetari i komunës Sokol Haliti kë pritur në takim atë së bashku me drejtorin e shkollës Musa Murati, duke falënderuar për angazhimin dhe punën në edukimin e shumë brezave. Arsimtari Isak Berisha, ishte punonjës arsimor në shkollën “Ndre Mjeda” në Kabash./GJILANI INFO/
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë nga Policia për gjendjen e sigurisë në Komunë; 3.Diskutim për projektet e infrastrukturës të vitit 2023 të cilat ndikojnë në sigurinë e qytetarëve ; 4.Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, ia kaloi fjalën Komandantit të Policisë Florim Klaiqi për të folur për sigurinë në Komunë. Komandant Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë…
Organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në bashkëpunim me drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, sot është mbajtur diskutimi publik rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026 (KAB). Hapjen e këtij takimi e bëri kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili edhe foli për rëndësinë e tij duke potencuar se qëllimi kryesor i takimit në fjalë, është që të marrë mendimet dhe nevojat e qytetarëve për investime. Ai theksoj se duke mbajtur takime të tilla mund të bëhet një hartim më i mirë i buxhetit komunal. Ndërkaq KAB 2024-2026 u prezantua nga drejtori për Ekonomi,…
Në Gjilan mbahet tryezë diskutimi lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës
Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit, përkatësisht Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është mbajtur tryezë diskutimi lidhur me krerët institucuinalë lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës. Në këtë tryezë, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, ka marrë edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, kryetarit i Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, përfaqësues të Këshillit Nacional Kombëtar, sikurse edhe deputetët e Kuvendit të Republikës, Luan Aliu dhe Arjeta Rexhepi. Kryetari i Komunës së…
Ua prezantojmë basketbollistin e ri, shpresë e së ardhmes së basketbollit të Gjilanit dhe Kosovës, 16-vjeçari, Eronit Rramani. Wshtë i lindur në vitin 2007, i mishëruar skajshmërisht me lojën nën trapez – basketbollin. – U dashurua me këtë sport nga të tjerët teksa fillimisht i shiqonte në lagje, në shkollë e kudo tjetër, e më pas teksa filloi të luante edhe vet. Fillimisht e dëshironte vetëm si aktivitet fizik, pa pasur ndonjë synim tjetër, por me kalimin e kohës u mishëruar gjithnjë e më shumë me këtë sport, për të vijuar aktivitetet e mëpastajme në mënyrë profesionale përgatitore, te…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin me të rinjtë lidhur me rëndësinë e përgatitjes shkollore për tregun e punës. Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës. Si rekomandime dhe konkluzione të dala nga trajnimi me të rinjtë janë: Mbështetja e perspektivave të tregut të punës për të rinjtë duke rritur punësimin e tyre,…
Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka mbajur dëgjimin buxhetor me Grupin e tretë të Grave. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Arlindë Sejdiu, Nënkryetarja nga Komunitetet, Aleksandra Jovanovic, Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli, Asambleistja, Arbnore Beqiraj, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, gra nga fshatrat për rreth. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim duke thënë se është koha që gratë të paraqesin kërkesat dhe nevojat e tyre, në mënyrë që ato që janë më me…
Asllani pati pak hapësira në skuadrën e Interit në edicionin e sapo përfunduar. Futbollisti 20-vjeçar mund të largohet nga Interi gjatë verës, derisa interesim për shërbimet e tij ka shprehur skuadra e Premier Ligës, Brightonin. Trajneri Roberto De Zerbi ka shprehur simpatinë për futbollin e Kombëtares së Shqipërisë. Asllani realizoi një gol fantastik me fanellën kuqezi ndaj Ishujve Faroe të cilën Shqipëria e fitoi me rezultat 1-3.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet të largohet pas shumë vitesh nga futbolli italian dhe të transferohet në Turqi. Berisha pati mjaftë probleme në skuadrën e Torinos përshkak të mos pajtimeve me trajnerin Ivan Juriç. Siç raportojnë mediet turke, skuadra e Fatih Karagumruk ka shprehur interesim për portierin nga Kosova, i cili është gati të provojë një eksperiencë të re. 34-vjeçari ka luajtur edhe për Atalantën, Lazion, Spalin dhe Kalmarin në Suedi.
Elona Krasniqi Në kohën kur shoqëria jonë po bëhet gjithnjë e më e varur nga mediat elektronike – si mjete informimi, komunikimi, dhe argëtimi – shtohet edhe nevoja që nxënësit të pajisen me aftësitë që ofron edukimi medial. Edukimi medial është aftësia për të analizuar, për të vlerësuar dhe për të komunikuar në mënyrë kritike mesazhet e medias dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Në epokën e sotme dixhitale, nxënësit janë të ekspozuar ndaj një fushe të gjerë mediale – nga artikujt e lajmeve në portale e deri te postimet në rrjetet sociale. Shkollat duhet ta përfshijnë edukimin medial…

