- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Ajnoc dhe Berivojcë. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, asambleisti Hasan Krasniqi, banorë të fshatrave Ajnoc dhe Berivojcë. Drejtoresha Ardita Dërmaku në këto dëgjime ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave atyre që t’i paraqesin kërkesat për lokalitetet ku jetojnë. “Sipas njoftimeve dhe ftesave që…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 me Komunitetet. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja nga Komunitetet, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore dhe qytetarë nga komunitetet. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim duke u kërkuar atyre që t’i paraqesin kërkesat që ata kanë për lokalitetet ku jetojnë. “Arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 me HANDIKOS, Kryqi i Kuq, OJQ-të Kulturore, Klubet Sportive. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, përfaqësues të HANDIKOS, përfaqësues të Kryqit të Kuq, përfaqësyes të OJQ-ve. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim duke prezantuar buxhetin për vitin 2024. “Arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme…
Në emër të komunës së Vitisë por edhe në emrin tim personal sot dua të përcjelli urimet më të përzemërta popullit amerikan me rastin e “4 Korrikut”, festës së madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve dhe miqve të përhershme të vendit tonë. Dita e Pavarësisë së SHBA-së, është një moment kyç në historinë botërore, që flet shumë për mundin, sakrificën dhe idealet e larta të popullit liridashës amerikan dhe në përgjithësi të demokracisë amerikane, si shembulli më i mirë i lirisë dhe demokracisë botërore. Në këtë ditë dua të ju uroj popullit amerikanë anembanë globit ditën…
Në Beguncë të Vitisë u përmbyll mbrëmë manifestimi tradicional “2 Korriku”, fitues i turneut në futboll të vogël u bë Aris Pharm- Beguncë
Në fshatin Beguncë të Vitisë është përmbyllur mbrëmë Manifestimi tradicional “2 Korriku”, me një varg aktivitetesh kulturore e sportive. Ky Manifestim që organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Vitisë, për ditë të tëra ka grumbulluar ekipe të ndryshme futbollistike nga mbarë Kosova dhe më gjerë dhe atë në turneun në futboll të vogël që është zhvilluar në këtë fshat. Në ndeshjen finale që u mbajt mbrëmë vendin e parë e rrëmbeu Aris Pharm- Beguncë. Përndryshe ky është turnir që mblodhi mjera shikues dhe ajo mbahet në shenjë respekti ndaj deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 i cili vuri gurthemel…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre. “Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe qytetin tuaj, për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh. Ne si komunë, me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtyre dy muajve sa jeni në vendlindje, synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira me…
Me rastin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot institucionet komunale të Vitisë në krye me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi të shoqëruar edhe nga Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ushtarëve të KFOR-it Amerikan si dhe të tjerë kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti. Poashtu, për nderë të kësaj dite Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, në bashkëpunim me HAC “Angros”, kanë organizuar një hiking në shtegun Zhiti – Ballancë -Tërpezë./ GJILANI INFO/
Reagon komuna e Gjilanit: Shqetësues fakti se është dëmtuar parku i përuruar vetëm 3 ditë më parë
Përpos hedhjes së mbeturinave, në parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, menjëherë pas inaugurimit të tij janë dëmtuar investimet në këndin e lojërave për fëmijë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shtigjet e ecjes. Kjo nuk është hera e parë që ne hasim në ngjarje të tilla. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit. Në ndërkohë ne do të kujdesemi që ky park të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët tanë. /GJILANI INFO/
S’ka kryesues të ri, ishte vetëm një propozim e sipas statutit duhet të jenë së paku tri propozime
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi, pas shkarkimit të kryesuesi Arianit Sadikut, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri. Fillimisht, drejtuesi i seancës, Ismajl Kurteshi tha se sipas statutit të komunës, duhet të jenë më tepër se dy propozime, për t’u proceduar çështja më tutje. Më pas ai kërkoi që nga anëtarët e Kuvendit të vijnë propozimet. Por, kryesuesi i ri i Kuvendit nuk ka mundur të zgjidhet sot, meqë ishte vetëm një propozim, Kushtrim Kadriu (Vatra) i cili u vet-propozua. Me që, nuk…
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, nën udhëheqjen e Arianit Sadikut, kryesues, ka miratuar sot në mënyrë unanime Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026, të cilën e ka prezantuar para këshilltarëve, Ilmi Limoni, ushtrues detyre i drejtorit financiar. KAB miratohet në parim për çdo vit nga Kuvendi Komunal, si material që siguron një analizë të hollësishme për të hyrat dhe shpenzimet publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm buxhetor. KAB është dokument bazik për përcaktimin e sektorëve prioritarë të zhvillimit dhe identifikimin e prioriteteve të shpërndarjes së resurseve komunale për periudhën 2024-2026. KAB-i parasheh…

