Author: admin

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi, anëtarët e këtij organi, me vota të fshehta kanë shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadikun. Siç dihet, pas prishjes së koalicionit Vetëvendosje – PDK, opozita ka shumicën në Kuvend dhe pas mbledhjes së nënshkrimeve nga tabori opozitarë, edhe është ftuar seanca e jashtëzakonshme me  kërkesën për shkarkim të kryesuesit të kuvendit. Në seancë, në të cilën kanë marrë pjesë 34 anëtarë, nga 35 sa ka ky organ, votuan vetëm 20 anëtarë. Për shkarkim të Sadikut votuan pro 19…

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e gjatë të rregullt me theks të veçantë është diskutuar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026 Kuvendi komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e 6-të të rregullt. Në këtë takim që është kryesuar nga kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash dy propozim vendime si dhe Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026. Në fillim të seancës kryesuesi Azizi ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë në mbledhjen e fundit. Megjithatë shqyrtimi i pikave të parapara është bërë pas…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin me qytetarë për punën e ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtorët e Drejtorive Komunale, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, zyrtarë të tjerë komunalë, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, në këtë takim ka prezantuar punën e ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Ai prezantoi projektet të cilat janë realizuar deri më tani dhe ato të cilat janë në procedurë. “Të gjitha këto punë…

Read More

Në ditën e dytë të Kurban Bajramit,  Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbështetur nga kompania Telkos,  shpërndau njëmijë dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Kryeimami, Iljaz Mustafa  tha se ky aktivitete për nderë të kësaj feste u organizua në qendër të qytetit para teatrit,  ku fëmijëve të pranishëm iu janë dhuruar dhuratat e përgatitur enkas me rastin e Kurban Bajramit nga Këshilli i bashkësisë Islame në  bashkëpunim me Kompaninë Telkos. Kryeimami Mustafa tha se ky aktivitet vlerësohet i rëndësishëm sepse shpërndarjen e dhuratave për fëmijë me rastin e festës së Bajramit po e bëjmë traditë, për t’i…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, shpërndau 200 pako me mish të kurbanit, për familjet në nevojë të Komunës së Gjilanit. Secila pako ka përmbajtur nga 5 kg mish kurbani. Kryeimami Iljaz Mustafa tha se mishi i kurbanëve vjen nga organizimi i therjes së kurbanëve donacion i  organizatës “Bashkëveprimi” nga Gjilani në bashkëpunim me organizatën “Sharija” nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, Mustafa ka bërë me dije se po sot do të shpërndahen edhe dhurata për bajram, për fëmijët  e familjeve gjilanase. Duhet theksuar se Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon nevojtarët e strukturave…

Read More

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. “Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, Mbrojta Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it me të cilën Komuna e Vitisë ka nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina”, në të cilën është folur për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Vitisë dhe Kirchhainit, saktësishtë rreth fillimit të realizimit të projekt propozimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave organike apo bujqësore por edhe për shkëmbimet e mundshme kulturore në mes të…

Read More

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur. Policia njofton se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës. “Gjilan, 28.06.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More