Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani, të martën ka mbërritur në Bullgari, ku edhe e zhvillon ndeshjen kthyese kundër Ludogoretsit në kuadër të raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar, Ilir Daja, ka shkëlqyer në ndeshjen e parë që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar fitore me rezultat 2-0.
Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv edhe në ndeshjen kthyese në Razgrad që do të zhvillohet sot (e mërkurë) në “Huvepharma Arena” me fillim nga ora 20:00 në mënyrë që të kualifikohet në fazën tjetër të garës më të fortë në futboll.