Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prushi i bukurisë lirike
  • Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve
  • Moti sot
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit
  • Arrestohen në Gjilan 14 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit
  • Dua Lipa rrëfen sfidat dhe këshillat për marrëdhëniet në distancë pas turneut botëror
  • Pogaçe pa maja dhe pa kripë: E gatshme për 30 minuta dhe më e mirë se byreku
  • Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Dyzet tregime të rrëfyera me një gjuhë lakonike
Kulturë

Dyzet tregime të rrëfyera me një gjuhë lakonike

adminBy adminJuly 20, 2023Updated:July 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Biser MEHMETI

DYZET TREGIME TË RRËFYERA ME NJË GJUHË LAKONIKE

( Për librin me tregime të Afrim Demirit, i posabotuar nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, Gjilan, 2023 )

Derisa i lexoja me një vemendje të shtuar tregimet e Afrim Demirit me një titull metaforik “Figura e 17-të”, gjithnjë e më tepër më krijohej bindja sikur udhëtoja prej një kohe në një kohë tjetër, duke parë me sytë e mi ngjarje të ndryshme, të cilat më rrëmbenin me forcën e shprehjes, me një gjuhë mjaft metaforike, me një qasje tepër të rrjedhshëm. Këto tregime të shkruara me një ndjeshmëri të theksuar nga një autor që ka një përvojë të gjatë në fushën e prozës, po edhe të poezisë, shpërfaqin me një ton të theksuar botën e brendshme të një krijuesi me ndjesi të hollë, i cili është në gjendje të përshkruajë me një stil të ngritur ngjarje të ndryshme, të cilat mbase në disa raste ka qenë edhe dëshmitar i tyre, të cilat pastaj i janë ngulitur në mendje dhe të cilave pastaj u ka dhënë shpirt në formë estetike.

E veçanta e 40 tregimeve të librit të Afrim Demirit është gjuha lakonike që shpreh thuajase në të gjitha tregimet e tija. Dihet se të shkruash tregim të shkurtër nuk është punë e lehtë, pasi që brenda disa rreshtave autori duhet të shfaq idenë, përkatësisht ngjarjen që vendos të paraqet në mënyrë sa më artistike. Duhet theksuar se Afrim Demiri e kultivon me një mjeshtri të theksuar tregimin e shkurtër si një formë e rëndësishme e prozës. Megjithatë kur e lexon tregimin, që në të shumtën e rasteve nuk i kalon katër faqe të librit, lexuesi sikur fiton përshtypje se ka lexuar një kapitull të një romani. Është e qartë se autori nga përvoja që ka fituar gjatë kohës sa merret me prozën e shkutër e ka të qartë se tregimi duhet të jetë i kursyer nga fjalët e tepërta, kështu që orientohet të përshkruajë sa më pak fjalë, po që në këtë mënyrë të rrubmullaksojë idenë që e shfaq në fillim të tregimit.

Një karakteristikë tjetër që ia shtojnë vlerën këtij dorëshkrimi janë edhe temat dhe motivet që autori i ka zgjedhur për t’i shkruar në tregimet e tija. Në disa tregime autori sikur nuk i shfaq të gjitha idetë e veta, po sikur ia le lexuesit të kuptojë pjesën tjetër që ai ka vendosur të mos e shfaq. Një gjë të këtillë duket sikur e bën me vetëdije të plotë, ngase nuk dëshiron të gjitha idetë t’ua shfaq lexuesve. Një gjë të këtillë autori e shfaq sidomos në tregimin me një titull mjaft metaforik “Njeriu i ideve”, ku të dhënat për personazhin janë tepër të pakta, ngase nuk tregohet kush është as nga ka ardhur, por që ai shfaq ide të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve janë të një niveli filozofik, si p.sh. “Sa më tepër të flasësh aq më tepër ke jetuar” e thënie të ndryshme të këtij karakteri që ia shtojnë vlerën librit.

Një pjesë të rëndësishme në këtë dorëshkrim e zënë edhe tregimet me temë nga fëmijëria, së cilës autori i kushton një kujdes të rëndësishëm, ngase duket sikur ajo është brymosur në mendjen e tij. Mirëpo tregimeve nga kjo kohë autori u jep një ngjyrim estetik, duke i nxjerrë nga skaji i kujtesës të gjitha ato ngjarje që i kanë bërë përshtypje. Një tregim i kësaj natyre është “Tara” në të cilin përmes personazhit kryesor sikur e përmbledh me fjalë të zgjedhura gjithë kohën e fëmijërisë së tij vështruar nga koha të cilën e ka shkruar.

Trajtimi i luftës si një ngjarje që lë vragë te thella në mendjen e gjithe atyre qe e kanë përjetuar, është një temë tjetër që autori nuk ka mundur të mos e shfaq në forma të ndryshme në disa nga tregimet e këtij dorëshkrimi. “Drita e ftohtë” është njëri nga tregimet ku autori me një gjuhë herë të drejtpërdrejtë, herë të figurshëm shpërfaq pasojat e rënda të traumës që ka lënë lufta te disa njerëz që e kanë përjetuar dhe të cilët nuk janë në gjendje të lirohet nga kthetrat e traumës, të cilat shpesh e shpiejnë njeriun deri në çmenduri. Është një rrëfim tepër rrëqethës kur personazhi sa herë e hap frigoriferin për të marrë gjëra ushqimore i shfaqet në një skaj të mendjes drita e automjetit-frigorifer që ishte i mbushur me njerëz të vrarë nga dora e armikut…

Në fund duhet theksuar se Libri i Afrim Demirit përmban tregime që ngërthejnë në vete vlera të një niveli të kënaqshëm estetik dhe si të tilla e pasurojnë letërsinë shqipe në fushën e prozës. /GJILANI INFO/

( Autori i shkrimit është njëkohësisht edhe recensent i këtij libri të posabotuar )

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026
Mos humbni
Kulturë

Prushi i bukurisë lirike

By adminFebruary 14, 2026

/ Përsiatje letrare / Shefqet DIBRANI PRUSHI I BUKURISË LIRIKE (Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I…

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit

February 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.