Author: admin

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se, mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Azemi theksoi se nga 2021 i mbi 100 000 punëtorë kanë ikur nga Kosova. Gjithashtu ai tha se deri në fund të vitit do ketë “qetësim” të ikjeve pasi të rinjtë do presin liberalizimin për t’u kursyer nga shpenzimet e aplikimeve për viza nëpër ambasada. Kjo ikje sipas tij, më së shumti po prek bizneset duke u shprehur në veçanti i shqetësuar për numrin në rënie të punëtorëve të kualifikuar. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot…

Read More

Bil Clinton, ish-presidenti amerikan, ka shkruar pas vizitës që kishte në Shqipëri. të hënën. Ai ka thënë se ka qenë nderi i tij që ka punuar me shqiptarët ndër këto vite. “Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Clinton në Twitter. AI ka falënderuar kryeminsitrin Edi Rama për mirëpritjen. Clinton në Shqipëri…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur dëgjim me qytetar për Projekt-Buxhetin për vitin 2024. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, qytetarë të Komunës së Kamenicës, media, OJQ dhe të tjerë. I pari i komunës duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje jo vetë në këtë dëgjim por edhe në dëgjimet tjera, theksoi se këtë vit është rritur numri i dëgjimeve në mënyrë…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatin Strezoc. Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Uran Berisha, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, banorë të fshatit Strezoc. Drejtoresha Ardita Dërmaku në këtë dëgjim ka kërkuar nga banorët e Strezocit që t’i paraqesin kërkesat dhe nevojat që ata kanë. “Sipas njoftimeve dhe ftesave që u kemi bërë arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kanë nëshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e turneut “Rogana 2023”. Ky memorandum do të jetë fryt i bashkëpunimit të mirë, ndihmës financiare dhe profesionalizmit që do të japë FFK-ja në organizimin e këtij turneu./GJILANI INFO/

Read More

Sot është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasëve të nënta në Komunën e Kamenicës. Në këtë test kanë marrë pjesë 308 nxënës të shkollave të mesme të ulta në Kamenicë. Pjesa e parë e testit është mbajtur në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi. Mbarëvajtja e testit ka shkuar sipas rregullave dhe nuk ka pasur ndonjë problem./GJILANI INFO/

Read More

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari, është mbajtur sot një sesion informues për programin e Grandeve të vogla , përkatësisht Investimet për Administrimin e Ujit me njerëzit në Qendër. Objektivat e programit të Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) janë promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve, si dhe Inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel fshati ose komune, u tha nga organizatorët e këtij sesioni, ku pos zyrtarëve komunal ishin të pranishëm edhe fermerë të komunës së Vitisë. Gjithashtu, u fol edhe për masat agromjedisore si investime…

Read More

Gjilan, 4 korrik 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kjo marrëveshje ka për objekt bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban në Komunën e Gjilanit”. Kryetari Hyseni, ka falënderuar me këtë rast ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin. Ai bëri të ditur se shuma totale e këtij projekti është mbi 100 mijë euro, ku MAPL ndan 90 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit 11.890 euro./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pasi dyshohen se dokumentet e veturës me të cilën po udhëtonin janë të falsifikuara dhe i përkasin një veture tjetër. Rasti ka ndodhur të hënën në ora 16:30 në Gjilan. “Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj pasi vetura në fjalë kishte traga të një shteti të huaj”, thuhet në raport. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, dokumentet e veturës dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Read More

Në vlerë rreth 1.1 milionë euro po bëhet rikonstruimi i rrugëve Hasan Mekuli në gjatësi prej 940m dhe Kadri Osmani në gjatësi prej 480m (ish rruga Enver Miftari), ka shruar në profilin e tij, Fazebook, kreu i komunes se Gjilani, Alban Hyseni Sipas kryetarit Hyseni,Infrastruktura nëntokësore ka përfunduar dhe tani është duke u përgatitur trasea për asfaltim, kurse projekti përfshin: Rikonstrumin e rrugës, rregullimin e trotuarit, rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik si dhe regullimin e ndriçimit publik. Ai ka theksuar se oo vazhdojnë punimet në çdo cep të komunës! /GJILANI INFO/

Read More