Author: admin

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 23 mars dhe përfundon më 20 prill. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin…

Read More

Katër persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla punë dhe thikë). Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në fshatin Drobesh, në Viti. Tutje bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Z.A, i nacionalitetit serb, i cili është ndaluar gjatë të martës me dyshimet për krime lufte kundër popullatës  civile. Në pyetjen e bërë nga Telegrafi, lidhur me masën ndaj të dyshuarit për krime lufte, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu tha se është kërkuar paraburgim për të dyshuarin. “Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet…

Read More

Shkroi: Arben Kurteshi Shënimin në fletore e kishte bërë vet ish shefi i NATO-s Rasmussen gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në vitin 2008, „Ukranina nuk është shtet i pavararur“ por tokë e rusisë këtë e kishte thënë Putini gjatë asaj mbledhje. Kjo, nuk ishte marrë seriozisht nga bashkëbiseduesit, që sot e quan se ishte gabim i madh thotë Rasmussen! Jo pas dyerve të mbyllura, por haptas e thotë Vuqiqi „Kosova nuk është shtet“; dhe këtë duhet ta marrim seriozisht; dhe jo të vrapohet pas tij për të nënshkruar ZAJEDNICA; dhe jo të bisedohet me një shtet tjetër, që do…

Read More

Komuna e Gjilanit shënon 8 marsin, me çrast u mbajt takimi koordinues “Adresimi i nevojave të moshës së tretë nëpërmjet planifikimit strategjik” nën organizimin e organiztës “Gruaja Hyjnore” me aktivin e gruas brenda organizatës se pensionisteve dhe invalidëve-OPIP, dega ne Gjilan. Ngjarja pati synim t’i sjellë së bashku palët relevante komunale që punojnë në çështjet sociale dhe gjinore, në mënyrë që të reflektojnë mbi nevojat, brengat dhe rekomandimet e moshës se trete, me fokus te grave te këtij grupi dhe zbatimit të propozimeve për integrimin e kontributit dhe ideve brenda planeve komunale. Me këtë rast, OJQ “Gruaja Hyjnore” ndau edhe…

Read More

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë përuruar sot në Gjilan, projektin e renovimit të Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve ‘Liria’, e cila funksionon prej 23 vitesh dhe ku deri tani kanë gjetur strehim mijëra viktima të dhunës në familje. Ministrja Haxhiu e ka përgëzuar stafin e kësaj Qendre për punën që ka bërë deri tani, duke qenë gjithmonë një derë e hapur për gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët detyrohen të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës në familje. ‘Më lejoni që përulësisht t`ju falënderoj…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Gjilan është inauguruar skulptura monumentale “Heroina e Qytetit”, e cila u kushtohet të gjitha grave e nënave të cilat kanë kontribuar me rolin e tyre në shoqëri për mirëqenien dhe zhvillimin e kulturës, sportit e arsimimit të gjeneratave, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e përfaqësues tjerë institucionalë. Kryetari Hyseni, pasi ka falënderuar ministren Haxhiu për vizitën dhe angazhimin e saj në fushën e të drejtave të grave, tha se ky monument i dedikohet gruas, nënës, vajzave për sfidat të cilat kanë kaluar, por…

Read More

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, me ç’rast ka takuar mjeket dhe infermieret që punojnë në këtë Institucion shëndetësor, për ti uruar dhe inkurajuar ato me rastin e Ditës së Gruas. Kryetari Haliti ka vizituar edhe Entin e Punësimit si dhe në zyrën e kryetarit është organizuar një pritje për të gjitha femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike. Ai gjatë këtij…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni se bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, kanë pritur në zyrën e tij nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” Era Januzin, Lum Jerliun dhe Olt Imerin, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. Me këta nxënës  ishte edhe drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa si dhe profesori i matematikës Festim Shkodra, njëherit edhe koordinator i ekipit të Komunës së Gjilanit. Kryetari Alban Hyseni, pas takimit në fjalë , ka shkruar: Era Januzi, Lum Jerliu dhe Olt Imeri janë 3 matematikantët e rinj gjilanas…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe IFC kanë mbajtur sensionin informues me fermerë/pemëtarë, ku në këtë sesion janë prezantuar para tyre kushtet dhe kriteret për sigurimet bujqësore. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, ka thënë se prezantimi i kushteve dhe kritereve për sigurimet bujqësore është pjesë edhe në programin e Pagesave Direkte/Subvencione. “Sigurimet bujqësore janë një risi dhe për këtë vit Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të PRIM-it në sigurim ndërsa fermeri 25”, ka thënë Drejtori Morina./GJILANI INFO/

Read More