Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
  • Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor – mbi 1 mijë e 500 gjoba në rajonin e Gjilanit
  • Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
  • Bilanci 24-orësh i Policisë: Një viktimë në trafik dhe 2444 gjoba të shqiptuara
  • Drejtori i Administratës, takon ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Ku mbeti minoriteti shqiptar i Greqisë?!
Opinione

Ku mbeti minoriteti shqiptar i Greqisë?!

adminBy adminAugust 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Me rastin e javës kushtuar Çamërisë, gjatë  këtyre ditëve (gusht 2023) në Tiranë, ku bëhet fjalë për gjenocidin e Greqisë mbi popullatën shqiptare në trojet e veta në Çamëri, më duket e arsyeshme të  prezantohet  një fragment nga libri “Jo plebishit Venizellist” të autorit Abdi Baleta, ku argumentohet jo vetëm ekzistenca e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Greqi, por edhe pranimi i ekzistencës së tyre nga ana e Greqisë, në dy dokumente zyrtare (ndërkombëtare), të prezantuara në këtë libër.

Derisa tani, në shekullin XXl, kur Greqia është pjesë e Bashkimit Evropian, ku promovohen të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, më shumë se kudo tjetër në botë, Greqia e mohon ekzistencën e shqiptarëve etnik në Greqi. Nuk pranon të diskutojë për çështjen çame e në anën tjetër investon shumë që sa më shumë shqiptarë t’i konvertojë në grekë. Dallime kaq të mëdha në politikat e anëtarëve të të njëjtit bashkim të shteteve nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet as në BE-në e njohur për liberalizmin e saj të skajshëm.

Është mirë që për çështjen e shqiptarëve të Greqisë po diskutohet në Tiranë, por Shqipëria nuk duhet të ndalet këtu. Politika shqiptare duhet të insistojë në hapjen e debatit për mohimin e të drejtave të shqiptarëve autokton në Greqi dhe presionin grek, me qëllim të konvertimit të shqiptarëve në grekë, përmes institucioneve të shtetit dhe kishës ortodokse të udhëhequr nga një prift grek që më shumë merret me politikë se sa me çështje religjioni.

Është në interesin e Shqipërisë që t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Greqinë, por një gjë e tillë nuk bënë të ndodh në kurriz të shqiptarëve autokton të Greqisë, siç nuk duhet të heshtet as për mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi e gjetiu.

Abdi Baleta JO PLEBISHITI VENIZELLIST “ faqe 33.  …Kur u krijua sistemi i  Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e minoriteteve me rrjetin e Traktateve të Sevrës midis disa shteteve dhe Lidhjes së Kombeve në vitet 1919 – 1921 edhe Greqia nënshkroi një traktat për mbrojtjen e minoriteteve në territorin e saj. Me këtë traktat, Greqia ka njohur praninë e minoritetit shqiptar në Greqi. Greqia ka njohur për së dyti praninë e minoritetit shqiptar edhe kur u bënë Marrëveshjet e Lozanës për këmbimin e popullsive ortodokse greke e myslimane turke në mes të Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923. Në atë kohë myslimanët shqiptarë që banonin në trojet e tyre në Greqi u përjashtuan nga këmbimi pikërisht se ishin shqiptarë e jo turq.

Për pasojë, Greqia ka detyrimin të shpjegojë se ku e çoji minoritetin shqiptar, meqenëse tani thotë se një i tillë nuk ekziston më në Greqi! Nëse vërtetë nuk ka më një minoritet të tillë në Greqi, atëherë do thotë se e ka zhdukur, pra ka bërë gjenocid. …”

Kurse shkrimtari, Petro Marko, në lidhje me shqiptarët që kanë jetuar dem baba dem në trojet e tyre etnike e ku jetojnë edhe sot, thotë: “… Siç duket që nga viti 1820 e tehu, greqizimi u bë me qëllime politike nga vetë Greqia, që fitoi lirin me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë as Shqipërinë. …

Greqi deshi apo nuk deshi duhet ta pranoj se  minoriteti shqiptar ekziston në Greqi dhe se atyre duhet t’ju njihen të drejtat që ju takojnë bazuar në konventën e OKB-së mbi të drejtat e komuniteteve pakicë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

By adminMay 15, 2026

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, shënuan diplomimin e…

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026

Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

May 15, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.