Author: admin

Drita ka dalë e pamposhtur nga dueli i vështirë që e kishte me Viktoria Plzenin sonte. Skuadra kosovare barazoi pa gola, 0:0 në Republikën Çeke, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi vendës e ka kontrolluar lojën dhe ka rrezikuar disa herë, duke e qëlluar madje edhe tërthorësen, por portieri Smakiqi e mbajti të pamposhtur portën e tij. Nga ana tjetër, nënkampioni kosovar e pati rastin më të mirë me Albert Dabiqajn në minutat e fundit të lojës, ndërsa në pjesën e parë kërkoi që portieri kundërshtar të ndëshkohej më karton…

Read More

Akademik Mehmet HALIMI NJË VEPËR ME VLERË TË SHUMËFISHTË HISTORIKE E ARTISTIKE “Kujtesa është gjah, shkrimi është kurth” (popullore) HASAN BUNJAKU, I LINDUR NË DESIVOJCË të malësisë së Gollakut, por i rritur, i selitur, i burrëruar, i shkolluar e i arsimuar në Gjilan, i takon rinisë përparimtare e patriotike të brezit të shkrimtarëve: Rexhep Elmazit, Teki Dervishit e Beqir Musliut, të cilit iu mohua e drejta për shkollim. Pas rënies së diktatorit Rankoviq i ndoqi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Karrierën e tij si mësimdhënës i gjuhës shqipe…

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e shatë të rregullt. Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror, duke potencuar se një numër i vogël i vendimeve kanë marrë vlërsimin e ligjshmërisë dhe se po presin vlerësimin për aktet të tjera. Ai gjithashtu tha se ekzekutivi komunal ka propozuar që të shtohen edhe disa pika, duke hedhë në votim shtimin e tyre e cila morri përkrahjen e shumicës. Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar disa…

Read More

Për dy ditë radhazi, aktiviteti sportiv ‘’ Beach Volley’’, ka mbledhur lojtarë dhe ekipe nga vende të ndryshme të Kosovës. Me një fushë të improvizuar me rërë, në Amfiteatrin e Qytetit të Kamenicës, lojën e volejbollit e duartrokitën me shumë entuziazëm adhuruesit e këtij sporti së bashku me të parin e komunës, Kadri Rahimaj, dhe stafin e tij. Ata përballë vetes patën ekipe të jashtzakonshme, të cilët luajtën fort e pandalur. Dita e parë e turneut filloi me datë 25 Korrik në kategorinë e femrave me gjithsej shtatë ekipe, ku volejbollistet na dhuruan emocione deri në fund, përgjatë pesë…

Read More

Nga: Josif Papagjoni Para do kohësh po ndiqja një histori njerëzore te e “Diela Shqiptare” e TV Klan-it, njohjen e nënës me bijën e humbur, e cila kishte ndërtuar një tjetër jetë, lumturia e takimit etj. Emisione të tilla, ku histori njerëzore prekëse, mbushur me mall, aventura të habitshme e gati të pabesueshme, njerëz të vuajtur a çudanë, me çartje, aventura jete, sfilitje, sakrifica, përkushtim, fate të habitshme, dashuri apo urrejtje etj. – televizionet tona tanimë transmetojnë rëndom duke u falur njerëzve emocione të bukura. Por, teksa e ndiqja këtë histori, më kaploi tundimi për të cekur një ide…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSK-së, ku thuhet se  pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore. “Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe…

Read More

Nga Xhemile Adili Do të vij, Më prit. Do të vij pas mesnate, Kur terri të mbuloj gjithçka, E heshtja të mbizotëroi. Do t’i këpus zinxhirët e grilave, Me gjuhën e zemrës. Sonte, më prit, se do të vijë, Dhe hënës iu luta të bëjë gjumë. Dua, që vetëm dashuria jonë, Të ec shtrateve, si lum. Të jemi vetëm dua, pa shtroje, Pa petale trëndafili. Nuk dua të na shoqëroi as zë bilbili. Mes territ, dua të takohemi, Më prit, të lutem në Zot. Vetëm një përqafim e një puthje dua, Pastaj do të largohem, do të ikë.

Read More

Nga Sulejman Dërmaku Historia dënon të gjithë ata që vonohen, porse edhe mendjelehtët dhe egoistët, e nuk i fal as indiferentët dhe të paskrupullit (Urti) Viti ’56 i shekullit XX për shqiptarët ishte një vit i acartë. Ndonëse as vitet e mëhershme nuk kishin qenë lule. Atë vit acari kishte vënë pushtet kudo. Acar në natyrë, acar në shpirt. Ngado vetëm acar. Përfaqësuesit e pushtetit të vetëquajtur popullor nga shqiptarët kërkonin armë. Nuk ishte me rëndësi në i kishin apo jo. Me rëndësi ishte të dorëzohej arma e kërkuar. Pas shumë torturave çnjerëzore, ai që mbetej gjallë, e dorëzonte armën…

Read More

Pasi arriti që të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës duke bërë historinë e klubit, Dukagjini sot luan sfidën e parë të këtij raundit ku do të përballet me skuadrën kroate Rijeka. Rijeka është ekip me përvojë në garat evropiane, andaj skuadra e Armend Dallkut nuk do ta ketë aspak të lehtë. Sfida mes tyre do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00. Aventurën në këtë kompeticio e nis sot edhe nënkampioni i Kosovës, Drita. Skuadra gjilanase do të ketë punë me skuadrën nga Republika e Çekisë, Viktoria Plzen.…

Read More

NGA ZYMER MEHANI Emine Konushevci-Durmishi filloi të shkruante vargje si filloriste, kur lexuesi ynë filloi ta njohë, sapo ajo i nisi “cicërimat” e para poetike nëpër faqet e revistës së njohur të kohës “Zëri i rinisë”, në vitet ’70 të shekullit XX. Ajo atëherë nisi të eksperimentonte me shprehjen poetike. Në fillim nisi të fuste motive të ndryshme në poezinë e saj, duke shfaqur kështu edhe idetë për jetën. Kjo autore, tani në verën e vitit 2023, ka vendosur të dalë para lexuesve me përmbledhjen e parë poetike, “Shtigjeve të jetës”. Poezitë e këtij vëllimi shquhen me një laryshi…

Read More