- Zhduken dy femra në Kamenicë
- Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
- Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
- Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
- Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
- Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
- Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
Author: admin
Ne priremi të mendojmë se emocionet pozitive janë më të vështira dhe më të rralla se ato negative. Kështu, kur ndodh diçka e mirë, ajo lë një gjurmë vërtet të fuqishme në shpirt, e cila përkthehet në gëzim, një emocion që mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin fizik dhe mendor. Një shumëllojshmëri e provave shkencore mbështesin se ndjenja e gëzimit shkakton një sërë ndryshimesh fiziologjike dhe psikologjike, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sipas ekspertëve, gëzimi është një emocion me karakteristika shumë të veçanta, të cilat e veçojnë atë nga të tjerët. Shpesh e barazojmë me lumturinë, por…
Ilaçet dhe ushqimi i duhur janë plotësues në luftën kundër hipertensionit. Në fazat e hershme të këtij çrregullimi, por edhe në fazat e mëvonshme, ushqimi i duhur mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut dhe rreziqeve që lidhen me to. Rreziqet që lidhen me hipertensionin Presioni i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për goditje në tru, infarkt miokardi, sëmundje arteriale periferike, insuficiencë renale kronike dhe retinopati. Sa më i lartë të jetë presioni, aq më i madh është rreziku për t’u sëmurur. Vlerësohet se 90-95% e rasteve të presionit të lartë të gjakut janë…
Boksieres kosovare, Donjeta Sadikut, i është mohuar e drejta që në Kampionatin Botëror të Boksit që do të mbahet në Indi, ta përfaqësoj Kosovën me simbolet e saj. Pas këtij vendimi, Sadiku tha se i njëjti është në kundërshtim me rregullat e sportit, teksa i bëri thirrje Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe ta lejojë të garojë për Kosovën me të gjitha të drejtat. “Pavarësisht se vitin e kaluar kam fituar medalje Botërore dhe Evropiane sot përsëri po më mohohet e drejta që ta përfaqësojë shtetin tim me simbole shtetërore në Kampionatin Botëror të Boksit…
Modeli ekzistencialist dhe karakteret në romanet ‘I huaji, ‘Procesi’ dhe ‘Vdekja në ajër të pastër’
LEONORA HAJRA Konkordancat dhe diskordancat (filozofia, tematika dhe karakteri) 1.1. Konteksti ideofilozofik Zhvillimet shoqërore, politike dhe filozofike jo rrallë kanë krijuar figura kontroverse, utilitare apo edhe kritike si frymë të shprehura në vepra letrare. Individi krijues është pjesë e pashkëputshme e ekosistemit ku gjallon, ai jep e merr nga ky ekosistem, duke përzier shpesh faktin e fiksionin, pra realen me imagjinaren në drejtim të krijimit të një bote të re që vazhdimisht është në përballje qoftë edhe në mënyrë implicite me ekzistuesen. Ekzistencializmi, observimi që realizon ai, duke përmbysur idenë se thelbi, esenca i paraprin ekzistencës, për të provuar…
Serbia, fillimisht do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore!?
Shkroi: Refik Hasani Përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson: ,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje” I kujtojm gjithë opinionit duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,se në Serbin Jugore, është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc , kan mbajtur e organizuar Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, dhe shqiptarët në Republikën e Serbisë, përveqë referendumit ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqën luftën e armatosur përmes Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është luftuar për mbrotjen e pragut…
“Kjo pasqyron ambicien tonë” – kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin`, është titulli i një artikulli në 20minuten, ku përfaqësues të komunitetit flasin për “fenomenin” Pas publikimit rreth një muaj më parë të lajmit se një shqiptare qëndron prapa zbulimit të ri “ChatGPT”, mediat britanike dhe pastaj edhe ato zvicerane sërish kanë nisur të shkruajnë gjerësisht rreth shkencëtares në fjalë, Mira Muratit, shkruan albinfo.ch. Këto të fundit, e pasqyrojnë “euforinë” që në mesin e komunitetit shqiptar mbretëron lidhur me shqiptaren 35 vjeçare që jeton në SHBA. “Kjo pasqyron ambicien tonë” – kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin`,…
Zëdhënësja e kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetarja e bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës ka reaguar për vizitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili që 5-6 herë vjen e shkon në Beograd takon vetëm serbët duke injoruar shqiptarët në Serbi, në Luginë të Preshevës, dy herë e më shumë se sa pakica serbe në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch “Ne duam t’i themi Lajçakut se shqiptarët në Serbi nuk duan asgjë më shumë, se sa serbët…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka deklaruar se takimi në Ohër mund ta komplikojë më tutje procesin e dialogut. Ai tha se megjithatë ky proces mund njëkohësisht ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel. “Tanimë diplomacia e Lajçak është pjesë e praktikës së modalitetit të negociatave. Qëndrimi javën e kaluar në Prishtinë, një vikend në mes i zbrazur për t’u kthyer në Serbi dhe për të përgatitur takimin e Ohrit. Ne kemi një marrëveshje në parim e pranuar nga të dy palët dhe tani presim që pjesë e atij takimi të bëhet edhe dokumenti…
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, është arrestuar personi që po kërkohej për veprën penale dhunim. Në njoftim thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale ‘Dhunim’”. “Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur…
Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Vetëm gjatë këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë adresuar mbi 500 ankesa. Shkeljen e të drejtave të konsumatorëve e pohojnë edhe promovues të të drejtave të konsumatorëve, të cilët ftojnë institucionet që të kujdesen më shumë për qytetarët. Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit e cila shënohet çdo 15 mars, që nga viti 1962, konsumatorët në Kosovë po i gjen me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj. Mashtrimet me çmime apo edhe zbritjet e pavërteta janë mjaft…

