Author: admin

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër.Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin…

Read More

Shqiptarja, në mesin e grave më të suksesshme në Suedi Gazeta suedeze Expressen veçon 100 gra të suksesshme, të cilat shquhen për aktivitetin e tyre social, politik, sportiv e kulturor. Në këtë listë është edhe deputetja Aida Birinxhiku me origjinë nga Kosova, shkruan albifo.ch. Aida Birinxhiku është deputetja më e re në Parlament. Pas përfshirjes në SSU, karriera politike mori hov. Së bashku me interesimin e saj politik, Aida Birinxhiku ka marrë edhe diplomën e drejtësisë – duke përfshirë semestrin e fundit të programit me shpejtësi të dyfishtë.

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj  ka pritur në takim përfaqësues nga organizata CARITAS, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë. Në Kamenicë qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i nivelit parashkollor në arsim si dhe pajisjen me elemente që ndihmojnë zhvillimin e mësimit dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënësve./GJILANI INFO/

Read More

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian. Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian. Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e…

Read More

Nga sot, 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme. Por, efekti do të jetë më i madh nga sot 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit…

Read More

Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar. “Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime  mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More

Në Parlamentin Evropian është diskutuar për aplikimin e Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk duhet të merren si të njëjta, pasi që historikisht njëra ka qenë agresori dhe tjetra ka qenë viktima. “S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është…

Read More

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë, kanë pritur sot Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin dhe AnnaCarin Platon – shefe e seksionit për politika në zyrë e BE-së në Kosovë. Kjo vizitë, u bë me rastin e përfundimit të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Fillimisht ata kanë vizituar shkollën “Bafti Haxhiu”, ku është në realizim projekti që investohet nga Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me mbështetje financiare të Zyrës së BE-së në Kosovë, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kap vlerën mbi 100 mijë euro. Zv, kryetari Aliu…

Read More

Në organizim të Drejtorisë për Arsim, në Gjilan është mbajtur sot dëgjim publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit, të cilat kanë për qëllim normimin e disa çështjeve në institucionet edukative-arsimore, ku janë hasur sfida konkrete gjatë punës së përditshme, derisa ato nuk rregullohen me ligje ose udhëzime administrative. Në emër të ekipit për përgatitjen e rregulloreve, Bardhyl Syla nga DKA-ja, ka thënë se projekt rregullorja e parë ka të bëjë me marrëdhënien juridike të punës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit para universitar në komunën e Gjilanit. Projekt rregullorja e dytë ka të bëjë me të…

Read More

Kënaquni me shijen fantastike Bëni këto qofte në një kohë të shkurtër nëse dëshironi një tavolinë të ngrohtë, transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 150 g oriz të zier; – 1 patate e madhe; – 1 qepë e madhe; – 4 thelpinj hudhre; – 3 lugë kokrra gruri të bluar trashë; – 3 lugë susam të bluar; – 3 lugë fara luledielli të bluar; – 3 lugë fara liri të bluar; – spec i kuq; – thërrmija buke; – kripë; – piper, i shtypur djegës; – rigon; – trumzë. Përgatitja: Orizit të bluar shtojani pataten, qepën dhe hudhrën e bluar. Shtoni…

Read More