Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Darkë dashurie…!
Kulturë

Darkë dashurie…!

adminBy adminAugust 31, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
SHIRE CAKA KASAPI

Ishim 20 vajza të reja lushnjare që përqafuam nismën për të shërbyer në zonat e thella malore të vendit.

Nuk e dinim ç’na priste. Dinim që ishim të reja dhe përballonin çdo vështirësi, sepse në fund të fundit për vështirësi po shkonim, për të dhënë dije dhe përvojë. Njerëz kishte dhe atje, fëmijë kishte dhe atje, që mezi prisnin të mësonin e të shkolloheshin.

Të them të drejtën, fillimi qe i vështirë.

Image

Shire Caka Kasapi

FOTO GALERI

Mua më qëlloi të punoja në Flet të Pukës , në zonën e Fushë-Arrësit, në këtë fshat të thellë malor, por mjaft romantik, me pishat gjer në re.

Image

Shire Caka Kasapi

FOTO GALERI

Ishim mësues nga mjaft krahina: nga Korça, Lushnja, Vlora, Shkodra dhe nga vetë Puka. Një kolektiv me mosha të ndryshme, por të gjithë rinor nga shpirti.

Nuk mund të harroj shkodranin Burhan Gjylbegu, që me humorin e tij fin shkodran, na e bënte më të bukur ditën, apo Zoto vlonjatin, babaxhan, që nuk mërzitej kurrë, që ne femrat e urdhëronin, si pa të keq.

Image

Shire Caka Kasapi

FOTO GALERI

Ne banonim në shkollë dhe bashkëjetesa kërkonte mjaft gjëra: duhej të lanim, të pastronim dhomat, të gatuanim, etj. etj. Por ama, asnjëherë nuk duhet harruar, se pukjanët e mirë na sillnin çdo ditë bukë gruri nga qyteti me kalë, ndonse vetë hanin bukë kallamboqi të bërë vetë.

Si thoni , a harrohet ky kujdes për ne …!?

Të mos harrojmë që ishin vitet 66-67, kur akoma atje nuk kishte drita elektrike. Kështu si mjet argëtimi kishim një radio të vogël dore, që punonte me bateri, dhuratë nga shkodranët. Por mbështeteshim dhe ndihmonim njeri-tjetrin. Na rrethonin nxënësit e dashur, që na shikonin në dritë të syrit, bashkë me pukjanët e Fletit, që na bënim çdo javë surpriza të këndshme. Nuk ndodhte kurrë që të kalonin pranë shkollës e të mos ndaleshin për një përshëndetje, për një gotë ujë, për një kafe, apo për të lënë një torbë me gështenja.

– A jeni , o mësues !?

– Hajde , bujrum, – përgjigjeshim ne, me atë të folurin karakteristik të tyre…

Dhe bëhej kafeja mbi sobë, ndërkohë piqeshin gështenjat, që nuk harronin kurrë t’i sillnin, sa herë vinin. Kështu rridhte muhabeti gjym….!

Ishin vitet te bukura rinore. Ishin vitet e para të mësuesisë

E pasionuar me profesionin tim, mezi prisja të binte zilja për mësim. Tingujt e saj jo sikur më ftonin për punë, por për vallëzim …. Jo me kot populli thotë; ”Mosha bren dhe gurin”, por këtë radhë. gjetiu dua të ndalem… ..

Pra atje në Fletin e largët, ku punoja, jetonin njerëz me zemër të madhe. Më besoni! Ata sikur kishin diell në shpirt …! Kur i kujtoj tani ato vite them me vete; sa e lumtur, që kam punuar e jetuar midis atyre njerëzve. Njerëz sa të thjeshte, po aq dhe fisnik në shpirt, njerëz që të bënin për vete. Dhe … sa shumë , oh sa shumë kam mësuar prej tyre…! Ata ishin det me dashuri…! Edhe pse jo të pasur ekonomikisht, ata kishin pasuri në shpirt. Po , po , ata ishin me shpirtin det…!

Duke u marrë vesh me njeri-tjetrin, e kishin bërë si traditë që, një herë në javë , sipas radhës , zakonisht të dielave, na ftonin ne mësuesit për darkë. Dhe këtë kurrë nuk harronin ta bënin.

Kështu, ne mësuesit, që ishim nga Korça, Lushnja , Shkodra dhe Puka, asnjëherë nuk refuzuam ftesat e tyre, ftesa këto që të emociononin deri në palcë…!

Ishte radha të shkonim në familjen Bajrami… Te dera na pret një fëmijë 5-6 vjeç. Fëmijë i i bukur, me sy që i lëshonin xixa…!

– Hajde, bujrum! Mirë se ju ka pru zoti !… Zëri i tij i vogël më tingëlloi aq ëmbël, sa e pushtova në krahët e mi dhe lotët më shpërthyen …

O zot! Edhe sot sikur e kam para syve atë fëmijë aq të ëmbël, me atë shkëlqim në sytë e tij të bukur. Thashë me vete; – ”Ku e gjen këtë dashuri e mirësjellje ky fëmijë kaq i Vogël , ky ”Lul’ i vocërr”që na pret kaq ngrohte‼?

U futëm brenda, të shoqëruar nga familjaret dhe nga një zjarr bubulak në oxhakun e madh, por më shumë nga çdo gjë, ne na mbante ngrohtë mirësjellja dhe bujaria e gjithë familjes, e cila vazhdoi gjithë kohën. U shtrua darka, e thjeshtë me fasule, me mish thiu dhe turshi. Turshi aq të mira unë s’kisha ngrënë kurrë në jetën time.

U krijua një mjedis aq i ngrohtë, sa të dukej sikur ishim një familje e madhe..! Dhe biseda vazhdoi gjatë, e ngrohë, e këndshme, për probleme nga më të ndryshmet…, por gjithmonë po aq e afërt, gjithmonë po aq familjare…

Sa ndjesi të bukura, pranova nga ajo darkë dashurie!

Në mendjen time mbeti shprehja e ngrohtë e vogëlushit: “Hajde bujrum! mirë se ju ka pru zoti! Shprehje, të cilën e kujtoj edhe sot e kësaj dite, me shumë mall, ngarkuar me aq shumë emocion …!

Ja kështu rridhnin ditët në atë fshat të largët të veriut. Ditë kaq të bukura të mbushura plot jetë dhe rini, sa ne harronim mundin dhe lodhjen, mallin për familjet tona, pavarësisht se edhe vështirësitë nuk mungonin.

Shënim: Kjo ngjarje nuk është e sajuar, por është e jetuar nga unë dhe kolegët e mi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.