- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se po bëhet sigurimi i ujit të pijshëm në Qytet dhe në fshatrat si: Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc dhe Karaçevë e Epërme. Sipas Kryetarit Rahimaj, qytetarët e Kamenicës më nuk kanë nevojë të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm sepse me projektin në vlerë prej 560 mjë euro po bëhen investimet në: Hapjen e puseve të reja për Qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekond, në vlerë prej 50,000€. Po investohen 170,000€ për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc. Në Karaçevën e Epërme së shpejti…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Gjatë takimit është biseduar mbi aktivitet e Korpusit të Paqes në Kosovë, përfshirë këtu edhe në Komunën e Vitisë, por edhe mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit për të ardhmen. Me këtë rast drejtoresha e Siganda, ka falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për mikpritjen që i është bërë nga kjo komunë vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe për bashkëpunimin duke i dorëzuar kryetarit Haliti një dhuratë simbolike të miqësisë Kosovë-Amerikë. Ndërkaq kryetari Haliti tha se komuna e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell. IHK-ja po ashtu njofton se e premtja do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre. Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për RTK se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton. Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, këto veprime të…
Lajmi i mire nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, per njohjen e avokateve te licencuar prej Kosoves nga Gjermania, ka gëzuar gjithandej avokatet e vendit tone, sepse tashme ata kane mundesine per te ushtruar funksionine tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Njeri prej tyre, Avokati Arsim Vranovci, per Agjencionin e Lajmeve, Gjilani Info tha se fjala është per një lajm që duhet përshëndetur, sepse tani e tutje qytetarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj,, mund të bashkëpunojnë me avokatë të cilët komunikojnë me klientët e tyre në gjuhën amtare”. Ai tha se tani avokatët nga…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”. Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, pasi që banorët e kësaj ane po presim me padurim që punimet në këtë shkollë të përfundojnë sa më parë. Kryetari Haliti shprehu edhe shqetësimin e tij që përkundër që 1 shtatori është afruar ky projekt duket se nuk do të jetë gati që ti hap dyert për nxënësit…
Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe. Bekim Berisha u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë.…
Një person ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, në Gjilan. Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve të cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari”,…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim z. Mustafë Tafa, i cili sapo është pensionuar. Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, duke i ndarë atij një mirënjohje dhe ju uruar pensionim të rehatshme. Ai e çmoi lartë punën e tij, duke shtuar se z. Tafa, ka kontribuar edhe në kohët më të vështirë para luftës në Kosovë. Kurse Mustafë Tafa ndër tjerash tha se ajo që po bëhet në Viti, është jashtë pritshmërisë dhe mrekulli dhe sipas…
Burim Demiri do të jetë konsulenti i ri i cili do të angazhohet vullnetarisht në komunën e Gjilanit, përkatësisht në për të dhënë kontributin e tij në sferën e kulturës. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka thënë se Demiri është profesor i muzikës tash e sa vite, i cili me njohuritë dhe përvojën e tij është shprehur i lumtur të ndajë praktikat e tij më të mira në fushën e tij. “Ne i jemi falënderues të gjithë atyre të cilët kanë vullnetin të kontribuojnë në zhvillimin e vendit edhe…

