- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka rikujtuar presidentit Aleksandar Vuçiqit se të drejtat janë universale, dhe se ato nuk janë mëshirë e shtetit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet se kreu i shtetit serb po e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe” bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë që nga ana tjetër për Vuçiqin janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët? “Si një ndër të drejtat fundamentale të…
Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog. Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime. “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Me rastin e javës kushtuar Çamërisë, gjatë këtyre ditëve (gusht 2023) në Tiranë, ku bëhet fjalë për gjenocidin e Greqisë mbi popullatën shqiptare në trojet e veta në Çamëri, më duket e arsyeshme të prezantohet një fragment nga libri “Jo plebishit Venizellist” të autorit Abdi Baleta, ku argumentohet jo vetëm ekzistenca e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Greqi, por edhe pranimi i ekzistencës së tyre nga ana e Greqisë, në dy dokumente zyrtare (ndërkombëtare), të prezantuara në këtë libër. Derisa tani, në shekullin XXl, kur Greqia është pjesë e Bashkimit Evropian, ku promovohen të…
Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Në reagimin publik thuhet se kjo vonesë mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, transmeton Telegrafi. “Kjo vonesë tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor. Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e…
Kryetari Haliti priti në takim grupet folklorike dhe ansamblet që do të marrinë pjesë në festivalin ndërkombëtar “ Fest Folk Anamorava 2023”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ansamblet dhe grupet folklorike që do të marrinë pjesë në festivalin ndërkombëtar “ Fest Folk Anamorava 2023”, të shoqëruar nga drejtori i këtij festivali, Arianit Hetemi. Përndryshe sot do të mbahet nata e parë e këtij festivali, ku pritet të marrin pjesë grupe nga vendet e ndryshme të botës si: Meksika, Polonia, Bullgaria, Çipëro Veriore, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ky festival po organizohet nga Qendra Kulturore “Anamorava” në bashkëpunim me Organizatën botërore të Vallëzimit “ FIDAF Kosova & International Dance Council CIO”. /GJILANI INFO/
Drita e ka nisur furishëm edicionin e ri, duke i shkaktuar humbje Llapit të Podujevës me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua në fushën ndihmëse në Gjilan në një atmosferë të mirë por llapjanët nuk ia dolën të importojnë pikë karshi Dritës shumë të mirë. Golat i realizuan Blerim Krasniqi (60’) e Albin Prapashtica (77’). Në javën e dytë të elitës së futbollit të Kosovës, Drita do të luajë në Prizren me Lirinë dhe Llapi e pret Dukagjinin. Java e 1-rë Liria – Ballkani 0:1 Drita – Llapi 2:0 Prishtina – Feronikeli 74 3:1 Dukagjini – Malisheva 0:1 Fushë Kosova…
Policia e Kosovës njofton se gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.Rasti i parë ishte në fshatin Muqibabë ku një veturë po vinte nga territori i Serbisë për në Kosovë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall. Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I. J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral. Derisa rasti…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e diele) të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie në Gjilan, në të cilën ka adresuar qëndrimet e fundit të degës për zhvillimet në Komunën e Gjilanit. “Shkeljet në institucionet tona komunale duket se nuk kanë të ndalur. Avaritë në këto institucione kanë shkuar deri në atë pikë sa që pa asnjë procedurë të prokurimit e procedurë ligjore, të blihen mjete të vjetra në vlerë prej 200.000€. Me këtë rast, Komuna e Gjilanit ndërhyn në punët e ndërmarrjes publike “Ecohigjiena”, duke bartur kështu përgjegjësi shtesë në ndërmarrjen “Tregu”, e cila është…

