Author: admin

Trajneri Vavalis tha se edhe në këtë kampionat që po fillon, Drita nuk do të jetë ndryshe, por me synime për fitore gjithmonë dhe synime të lartë, si titulli kampion dhe Kupa e Kosovës. Në prag të edicionit 2023/24 në Superligë, FC Drita ka mbajtur konferencën e parë për media ku janë paraqitur trajneri Akis Vavalis dhe kapiteni Rron Broja, të cilët, ndër tjerash, folën për ndeshjen ndaj Llapit. Trajneri Akis Vavalis tha se ka punuar me djemtë pas ndeshjeve në Evropë dhe se që pret ta nisin kampionatin e Kosovës me fitore. “Është shumë e rëndësishme të fitojmë…

Read More

Adem Nimani Aza ishte mbushur dyshim se burri i saj do të martohet për të tretën herë, krejt me të shtime të ortakes së saj. – U bë budalla burri prej kur e mori gruan e dytë. Më nuk u ba rahat nga sehiret. Për dhjetë vjet, kjo ortakja nuk ka lënë kujt pa i thënë se i kanë bërë sehire për të mos lindur fëmijë. Për habi, Azën dhe Rrodhëzën që ishin ortake, askush nuk i kishte dëgjuar ndonjëherë që të jenë grapcuar mes tyre as edhe me një fjalë. Kush mendonte për grushtin e dukatit të Lapit?…

Read More

NGA: PREND BUZHALA (Ramiz Selimi: “Dëshirë e djegur”, roman, vëllimi i dytë, 2023) Romani “Dëshirë e djegur” i Ramiz Selimit është një vepër e mirëfilltë e realizmit letrar. Është vëllimi i dytë i një cikli të romaneve që duan ta paraqesin sagën e një familjeje nëpër disa brezni. Vjen pas romanit të parë “Rrënjët e kujtesës”. Për deri sa romani i parë trajton ngjarje pas Luftës së Dytë Botërore e deri më 1981, me linja narrative përmes retrospekcionit të ngjarjeve, edhe ajo para kësaj lufte; ky roman vazhdon aty ky përfundon i pari dhe zë fill me jetën studentore të…

Read More

Sot fillon edicioni i ri i elitës së futbollit të Kosovës. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i drejtohet me një letër opinionit të këtij sporti. “Të dashur dashamirë të futbollit, të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, gjyqtarë e vëzhgues, sponsorë dhe tifozë, Sot, me krenari dhe emocion, nisim një kapitull të ri të garave në futbollin e Kosovës. Loja jonë e përbashkët dhe emocionet që i dhuron ajo na kanë munguar gjatë periudhës së verës, por tani klubet tona rikthehen të fokusuara për një rrugëtim të gjatë me shumë emocion, pasion e rivalitet në…

Read More

“Deri më tani nuk kemi asnjë deputet në parlament edhe pse jemi një ndër komunitetet më të mëdha dhe kjo gjë duhet të ndryshojë më 22 tetor” Në mesin e një numri të vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që i janë futur garës për zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës, që mbahen më 22 tetor, është edhe Naim Smakiqi. Ai është kandidat i Partisë Socialiste (PS), jeton në Renens, Kantoni Vaud. Në intervistën për Albinfo.ch Smakiqi flet për synimet e tij në këto zgjedhje, për çështjet në të cilat ai është i fokusuar, si pjesëmarrës i zgjedhjeve, për…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se një kontigjent do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë. Ai tha se në këtë mënyrë shtohet dhe më shumë kontributi i Shqipërisë në NATO, raporton Zeri.info. Peleshi tha se forcat e Shqipërisë janë gati të shërbejnë me qëllim ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon. “Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen…

Read More

Për shkak të uljes së numrit të nxënësve, në tri komunat në Luginë pritet të fillojë bashkimi i shkollave. E për përzgjedhjen e institucioneve arsimore, kriter do të jetë infrastruktura e objekteve. Serbia ka investuar rreth 5,3 milionë euro në shkollat serbe, por jo edhe në ato shqipe. Në shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit shqiptar, pavarësisht gjendjes së rëndë, shteti serb nuk financon rikonstruktimet e objekteve. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se për këtë gjendje do t’i drejtohet me letër edhe kryeministrit Albin Kurti. Ai në intervistë për KosovaPress thotë se kanë mirëpritur ndarjen e 254…

Read More

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi po ndërmerr aktivitete duke hartuar e zbatuar plane operative dhe vepruese, me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike. “Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. 

Read More

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan njofton se në dy raste të ndara në zbatimit të planit operativ “Goditja 2023” gjatë kontrolleve të veturave dhe personave kanë gjetur armë dhe municion. Policia bën të ditur se në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 9 mm, më pastaj gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar), është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki e kalibrit 9 mm. e cila po ashtu është konfiskuar. “Në rastin e…

Read More