- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Albian Ajeti ka ndryshuar edhe një herë tjetër skuadrën dhe tashmë do të luajë në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Gaziantep në Turqi. Vetë klubi turk ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 26-vjeçar, i cili nis në këtë mënyrë një aventurë të re dhe për herë të parë do të luajë në Turqi. Së fundmi, sulmuesi ka qenë pjesë e Celtic në kampionatin skocez. Është raportuar se shuma e transferimit mund të jetë deri në 500,000 funte britanike me Celtic që ka marrë një goditje të madhe në financat e tyre. Skocezët kishin paguar 5 milionë…
NGA RAMAZAN BEKTESHI Stinët në Sharr janë secila më magjepse se tjetra. Edhe sivjet në Brezovicë/Mështeknaja sërish takova Hismet Ademin, bariun më të veçantë në Kosovë, si nga dukja dhe përvoja gjysëm shekullore. Unë çdoherë mrekullohem me kopenë e deleve, qingjave, ogiçëve, qenëve të bariut dhe vetë bariun. Më duket si një organizatë e madhe mijëra krerë delesh por me një mini-menaxhment kompakt, vetëm 2 barinjë dhe dhjetë qene barinjsh, në rastin konkret një kryqëzim i qenit të Sharrit dhe Kangallit, që as arusha nuk ka shansë të dëmtojë kopenë e lere më ujqit. Bariu FOTO GALERI S’e…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj me bashkëpuntorë ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore, të organizuar nga USAID për direktivat e përshtatjes dhe zbatimit të Kontratës Sociale. Ky projekt ka për qëllim avancimin dhe krijimin e praktikave të reja dhe më efikase për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe dëgjime publike. Kjo punëtori është vetëm njëri nga hapat fillestar të bashkëpunimit me USAID në kuadër të Kontratës Sociale./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se në kuadër të projektit FEGO, së bashku me organizatën Swiss Contact, ka nënshkruar marrëveshjen e re për hartimin e projektit Parku i Aventurave. ‘’A jeni gati për të kaluar një përvojë të paharrueshme, të mbushur me emocione dhe adrenalinë? Parku i Aventurave është përgjigjja’’, ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai po ashtu ka njoftuar qytetarët se Parku i Aventurave paraqet fazën e dytë të projektit “Lugu i Verdhë”. /GJILANI INFO/
Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Drejtoria e Arsimit në Gjilan përmes përqindjes po mundohet me kamuflua mungesën e librave për nxënësit gjilanas. Ai ka bërë me dije se nga klasa 6- 9, janë 4517 nxënës. Nga klasa 1-5, janë 5742. Në total janë 10 259. Sipas Azemit, 10% e tyre që s’janë të pajisur me libra i bije 1025 nxënës vetëm në Komunën e Gjilanit janë pa libra. “Në kulmin e marrisë që e kanë bërë me libra, DKA në Gjilan e quan veten si ‘model’…
Edhe një shqiptare me diplomë në një nga universitetet më prestigjioze në botë Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Këtij numri i shtohen edhe Artea Brahaj, e cila së fundmi diplomoi në universitetin më prestigjioz në botë, shkruan albinfo.ch. Ajo ka treguar historinë e emigrimt dhe sfidat që kishte në Universitetin Harvard. Më poshtë sjellim rrëfimin e saj të plotë lidhur me sukseset dhe diplomimin e saj. Katër muaj vonuar, por më 25 maj 2023 diplomova në Universitetin e Harvardit magna cum laude me nderime…
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në ATV, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese. Ai u shpreh se përkundër se e përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve sipas tij, do duhej që opozita të reflektojë duke pranuar rezultatin. “Nuk do të ishte keq (mbajtja e zgjedhjeve), por mendoj, nëse nuk ndodh një skenar pas zgjedhjeve, që është…
Zjavere Sherifi është Magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ndërsa Fehmi Sherifi profesor i Kulturës Fizike ka shkruar Nazim Gagica. Profesoresha Zjavere ishte aktiviste e devotshme e PDK-së në Gjilan, dikur nënkryetare e degës në Gjilan. Anëtare e kryesisë së Gruas në PDK, kryetare e nëndegës në Lladovë. Përvoja e saj e gjatë në politikë do të jetë vlerë e shtuar në Aleancë si dhe mundësi e mirë për Gjilanin. Aleanca mbetet subjekt me dyer të hapura për kuadro të cilat kanë ide e vullnet për ta zhvilluar Gjilanin. Mirë se vini në Aleancë profesorë të dashur Zjavere e…
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se ka mirëpritur në Gjilan ministrin për kKomunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe stafin e tij, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë. “Diskutuam për çështjet e komuniteteve joshumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni. Sipas tij, ministri Rashiq shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta. “Bashkëqeverisim…
Telegram ngushellimi E nderuara familje Kadriu, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sejdulla Kadriu. Gjatë tërë jetës së tij, ai punoi e kontribuoi për të mirën e përgjithshme dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në një kohë të pakohë, duke mos u gjunjëzuar asnjëherë të vetme as kur e burgosën dhe e torturuan regjimi i kohës. Kauza e tij që Kosova Lindore t’i bashkangjitet Republikës së Kosovës, mbetet amanet për ne. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, miku im! /Lutfi Haziri,…

