- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka, u ftua nga Kosova për herë të parë për ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Rumanisë. Ndeshja me Zvicrën është speciale për Bekën, pasi ai luan në këtë shtet. “Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme”, ka thënë Beka me krenari për “Blick”. Ai foli edhe për ftesën e ardhur nga Kosova. “Së bashku me familjen time vendosa të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta. Për këtë duel vjen e gjithë familja ime…
Ajri i freskët malor hynte nga dritarja e makinës teksa kaloja me makinë pranë peizazheve të thepisura malore. Pavarësisht se vera është në ikje, sasi të mëdha akumulimesh bore ende janë ngjitur në majat 7 mijë metra. Ujëvarat e akullnajore pikuan për të ushqyer lumin akuamarin poshtë, përmes luginës së Hunzas në lartësi të madhe të Pakistanit. Po ngisja autostradën Karakoram (KKH), e cila përshkon disa nga faqet më mahnitëse të shkëmbinjve në planet. E etiketuar shpesh Mrekullia e Tetë e Botës, është një udhëtim i ëndrrave, por pak kanë dëgjuar ndonjëherë për të, ose se si lindi. KKH dikur…
Mediat shkruajnë se ai u torturua dhe u la lakuriq dhe me djegie në trup Raportohet se një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier, raporton Het Nieuwsblad, përcjell albinfo.ch. Ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër burra. Dy orë më vonë, pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. I mituri gjithashtu ishte rrahur dhe u gjet me hundë të thyer. 16-vjeçari u…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 17 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 25 gradë. Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
Kjo biskotë është ëmbëlsira më e përsosur për fëmijët tuaj Për më tepër mund ta përgatisni shumë shpejt, pa shumë mund. Përbërësit: – 3 lugë sheqer; – 3 pika lëng limoni; – 2 vezë; – 60 g sheqer; – 250 ml qumësht. Për pjesën e dytë: – 2 vezë; – 100 g sheqer; – 50 g miell; – pak pluhur për ëmbëlsira. Përgatitja: Në një tenxhere shkrini 3 lugë sheqer dhe qitni në një tepsi të vogël. Tundni 2 vezë me 250 ml qumësht dhe qitni karamele. Tundni 2 vezë me 100 g sheqer dhe shtoni miellin dhe bashkoni…
Ai njihet në muzikë me emrin e tij Valmiri ndërsa mbiemri është Mustafa dhe menjëherë e kuptuat se bëhet fjalë për një talent shqiptar. Djaloshi që ka lindur dhe rritur në Itali por jeton tash 3 vjet në Zvicër që i vogël merren me muzië pa ndaluar duke u rritur me këngët e 50 Cent edhe yje të tjerë të huaja. Djaloshi shqiptar i cili me origjinë është nga Tetova kujdeset vetë për këngêt e tij e deri tash ka publikuar 12 këngë ku me e reja është “Blitza”. Ai dëgjon edhe muzikë shqiptare por ka bashkëpuniar edhe me…
Shumë herë ndodh që të jeni rraskapitur dhe të shqetësuar para gjumit dhe nuk mund të flini. Për këtë, ekzistojnë disa teknika relaksimi që mund t’i përdorni për të qetësuar mendjen tuaj para se të flini. “Mendoni për këto teknika relaksimi si mjete për gjumë më të mirë,” tha specialistja e gjumit Rebecca Robbins, një instruktore në departamentin e mjekësisë së gjumit për Shkollën Mjekësore të Harvardit, shkruan CNN. 1. Teknika e frymëmarrjes së thellë dhe të kontrolluar Frymëmarrja e thellë është një metodë e mbështetur nga shkenca për të qetësuar trupin dhe mendjen, e cila mund të bëhet…
Përveç që konsumohen si ushqim, karrotat janë kultivuar për të shërbyer edhe si mjekim për trajtimin e shumë sëmundjeve. Më poshtë keni disa dobi që mund të merrni nga karrotat. Karrota ka më pak kalori dhe nuk përmban yndyrë. Përdorimi i tyre mund t’ju japë doza të larta të vitaminës A të cilat ndihmojnë për një lëkurë më të mirë. Karrotat gjithashtu janë të mira edhe për sytë sepse ato përmirësojnë shikimin. Përveç këtyre, disa studime kanë treguar se konsumimi i karrotave mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkrive dhe të gjirit.
Kapiteni Granit Xhaka është i gatshëm për sfidën me Kosovën, që do të luhet me 9 shtator (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. Media zvicerane habit për Granit Xhakën para ndeshjes me Kosovën. Një analizë e re e të dhënave nga Opta, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka vlerat kulmore në fillim të sezonit. “Ai ishte transferimi mbret i Leverkusenit. I sjellë për të sfiduar Bayernin dhe për të luajtur për tituj. Granit Xhaka e nisi mirë. Kapiteni i kombëtares marshoi pa mundim në…
Futbollisti Valmir Nafiu është anëtar i ri i Gjilanit. “Pas një eksperience ndërkombëtare, pasi që dikur ka qenë pjesë e Baselit zviceran, Hamburgut nga Gjermania, Apoelit në Qipro, Skënderbeut nga Shqipëria, si dhe ekipit Kosice nga Sllovakia. Ai së fundi ishte pjesë e ekipit të Shkendijës, ku e nisi historinë e tij futbollistike”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”. Skuadra e Gjilani synon që të ike sa ma lart zonës së rrezikut në elitën e futbollit të Kosovës.

