- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Në Korminjan, të Ranillugut policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas të Serbisë duke drejtuar traktorin me rimorkio të improvizuar që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa traktori i është sekuestruar përkohësisht derisa i dyshuari të paraqitet pranë gjykatës, ka njoftuar policia e Kosovës./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë. Ata kanë prezantuar skenarët e mundshëm për renovimin e banesave sociale, projekt ky paraprakisht i nënshkruar./GJILANI INFO/
AZIZ MUSTAFA ( Poezi që përbëjnë një cikël poetik ) KAM NJOHUR NJERIUN Kam njohur njeriun që zbuste ujq E çartej nga qenë të rreckosur Që mbillte fusha me dritë Në net të errëta me mjegull Kam njohur njeriun që vetëvritej çdo ditë E ringjallej për të treguar sa e ëmbël është jeta Këpuste lule dhe derdhte lot mbi petale Deri sa të tjera i mbinin mes gishtash Kam njohur njeriun që shtrihej në kopsht krizantemash Dhe ëndërronte diej të ri në galaktika të vjetra Pastaj dilte e mblidhte copa buke në plehra Dhe ushqente urinë e pangopur të…
Bunyamin Albayrak, atashe për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë ka vizituar Këshillin e Bëshkësisë Islame në Gjilan
Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak i shoqëruar nga sekretari zoteri Zymer Ramadani vizituan Këshillin e Bashkesise Islame në Gjilan. Atasheun e priti kryetari i KBI së në Gjilan z.Naim ef Aliu me bashkëpunëtorë i cili e uroi Atasheun për punë të suksesshme në Kosovë si dhe e njoftoi për komunën e Gjilanit në përgjithësi e në veçanti për të arirturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Ata biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit në forma të ndryshme për të ndihmuar shoqërinë gjilanase si në aspektin kulturorë, edukativ, fetar etj ka njoftuar Agim…
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 05.09.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntë (109) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shënuar 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësitet e policisë në komunitet sot për nderë të njëzet e katër vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kanë shpërndarë rekuizita me logon e Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjilanit si dhe në shkollën fillore të ulët ,,Thimi Mitko’’ në Gjilan. Me këtë rast shumët qytetare, nxënës dhe arsimtar kanë shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës duke u uruar atyre ditën e themelimit të Policisë. Po ashtu në vigjilje të kësaj ngjarje Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacionet Policore të kësaj Drejtorie kanë pritur edhe shumë vizitore…
Shkroi Skender Berisha U rrallun komshinjtë, trend që vazhdon edhe më tej! Sot, të dalësh në lagjet tona është bërë mjerim. Thuajse nuk sheh askund fëmijë duke lozur. Politikat e pafavorshme dhe si rezultat mirëqenia e ulët qytetarëve, e ka vë në pikëpyetje rritjen e popullsisë, zhvendosja masive në zona urbane, dhe më pas edhe ikja e qytetarëve në perëndim i ka bërë qytetet e sidomos fshatrat tona sikurse zona të pabanuara. Përkundër faktit që shqiptarët me decenie kanë pasur në vazhdimësi rritje të popullsisë, vendet e regjionit e kanë parë me zili këtë trend. Por, sot është ndryshe!…
Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, zëvendës kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bashk me drejtor të drejtorive komunale, kanë vizituar sot stacionin policorë në Viti, ku u pritën nga Komandanti i Stacionit, Kapiten Afrim Halili. Me këtë rast z.kryetari Aliu, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet komunale dhe i’u uroj 24 vjetorin e themelimit të Policisë. Ai theksoi se, përkundër kushteve aspak të mira në të cilat po punojnë e që mbretërojnë në këtë stacion, komandanti dhe pjesëtaret e policisë po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në Viti.…
Adem Nimani Kësaj teme pak a shumë i janë shmangur edhe historianët. Historia e pushtimeve të shumta të Ballkanit, veçmas të tokave shqiptare, dëshmon se pikërisht pasanikët bëheshin të parët luajalë ndaj çdo pushtuesi dhe këtu godiste i ardhuri. Ky fakt dëshmohet gjatë çdo pushtimi. Edhe romakët i kishin njohur mirë popujt (fiset) e Ballkanit, para së t’i pushtonin. Osmanët nuk erdhën fill me ushtri, por më parë studiuan mirë të gjitha tiparet e atyre popujve që do t’i nënshtronin. Kur pushtuesi përvetësonte dhe nënshtronte të pasurit, revolta e shtresës së varfër kulmonte më së paku me bojkotimin e këtyre…
Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e Forumit të shtatë të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor
Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përbërje të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Artan Dërmaku, i cili nga 1 tetori 2023 merr detyrën e Rektorit të UKZ-së, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka si dhe profesori Selim Daku, kanë marrë pjesë në Forumin e shtatë të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Universitetin e Rjekës në Kroaci. Në Forumin e Rektorëve për Evropën Juglindore, i cili përfshin 27 universitete nga rajoni, Universitetet pjesëmarrëse prezantojnë punën e tyre duke krijuar një rrjet për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve akademike në…

