Author: admin

Akulloren mund ta përgatisni edhe pa një makinë të posaçme, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me këta përbërës Reklama Nevojiten: – 500 g ajkë e ëmbël, – 100 g krem me shkumë, – 200 g ajkë e thartë, – sheqer sipas dëshirës, – 200 g mjedra, – 100 g çokollatë qumështi, – 50 g biskota të bluara. Përgatitja: Tundni ajkën e ëmbël, shtoni kremin e tundur dhe ajkën e thartë. Ndani përgjysmë dhe në njërën gjysmë shtoni lëng mjedre, në tjetrën çokollatën dhe biskotat dhe të gjitha bashkoni. Qitni në kuti plastike, mbyllni dhe futni në frigorifer ngrirës,…

Read More
VIP

Çifti i njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së fundmi kanë nisur pushimet familjare. Dyshja kanë zbuluar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se destinacioni i tyre i radhës është Afrika. Në disa imazhe të radhës, moderatorja e famshme dukej në formë të mrekullueshme e veshur me bikini te zeza dhe një fustan plazhi model rrjete. Në anën tjetër edhe reperi nga Kosova është shfaqur i veshur me shumë stil në një kostum ngjyrë rozë. Ndërkohë, çifti nuk i kanë lënë anash as postimet me të bijën e tyre Marget, por duke u kujdesur që të mos zbulonin…

Read More

Mos gaboni të hidhni lëngun e orizit pasi do të humbisni një sërë përfitimesh, që ua jep në lidhje me flokët, lëkurën dhe shëndetin tuaj. Kjo pasi uji i orizit është i pasur me shumë aminoacide, vitamina, minerale dhe veti antioksiduese që shkenca ka provuar se janë të dobishme për njerëzit. Ndjekësit e rregullt të trendit të ujit të orizit besojnë se formula natyrale mund të nxisë rritjen e flokëve, të forcojë rrënjët, të ushqejë flokët, të shtojë shkëlqim dhe madje të riparojë flokët e dëmtuar. Në këtë artikull, ne ju sjellim gjithçka që duhet të dini për…

Read More

Nëse jeni duke përjetuar dhimbje të mëdha koke, lodhje, rrahje zemre të parregullta, dhe dhimbje gjoksi, ju ndoshta vuani nga hipertensioni apo presioni i lartë të gjakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga stresi, mungesa e gjumit, obeziteti ose sëmundje të tjera. Për fat të mirë, ka disa teknika të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të relaksoni enët e gjakut dhe muskujt, duke ndikuar kështu në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut. Më poshtë ju tregojmë 7 mënyra efektive që ju ndihmojnë të ulni presionin e gjakut pa përdorur ndonjë ilaç. Masazhoni veshët dhe qafën. Gjej pikën pas…

Read More

Nga Brizida Gjikondi Për pak ditë shqiptarët kanë një ditë pushim zyrtar për nder të Nënë Terezës, por pak e njohin atë realisht dhe aq më pak e duan. Duhet mund për të dashur shenjtët, duhet shpirt, meditim, besim sidomos nga një popull që ka humbur rrugën shpirtërore. Kur e pyetën një herë Nënë Terezën se cfarë këshillash do ju jepte vëllezërve të saj shqiptarë, ajo tha vetëm një : të duan njëri tjetrin. Nënë Tereza ishte e bija e atdhetarit Nikolë Bojaxhiu (emrin në nder të Shën Kollit), lindur në Prizren me baba autokton dhe me nënë shkodrane. Mamaja…

Read More

Optimizmi është i madh te Kombëtarja para dy ndeshjeve të shtatorit. Fillimisht Shqipëria do të përballet me Çekinë në transfertë dhe më pas me Poloninë në shtëpi. Një prej lojtarëve të rikthyer, Odise Roshi, ka folur me superlativa për grupin e lojtarëve. “Mendoj se me 100% do të jemi në Europian këtë herë. Ndihem si kur isha 19 vjeç te Kombëtarja”, tha mes të tjerash Roshi, ndërsa në videon më poshtë gjeni reagimet e Strakoshës, Hysajt dhe Muçit.

Read More

ATDHE GECI Poezi nga “Kanuni poetik” Në  poezi  është  gjaku  im Atdheu i  të  tëra kohërave sa herë qan a ngec historia veton dhe  bubullon poezia. Midis  ajrit, frymës   e  ujit, midis bimëve dhe  bëmave jeta jonë jo  rrallë  pluskon në heshtje  dhe  pa  beteja. Koha na  don  si  don  vetë jo ashtu si  e  ( duam ) ne ëndrrës zëshëm  i  thërras po edhe ajo më del e zënë. Dhjamin dhe metaforat zih asnjë lloj i artit  s´i  duron, poezia ndjehet e  trishtuar, kur poeti me emër shenjon.

Read More

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Suedi po deportojnë në shumë fusha të ndryshme. Blerta Krenzin, është shqiptarja e cila jeton dhe vepron në shtetin suedez. Ajo është kryetare e komunës Avesta, rajoni Dalarna, Suedi. Blerta Krenzi u zgjodh kryetare e komunës në nëntor 2022, detyrë të cilën ajo e kryen me profesionalizëm dhe përkushtim të madh. Më parë, Blerta ka qenë Kryetare e Asamblesë Komunale të Avestas Ajo po ashtu është e gatshme për të rritur më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Suedisë në sektorë të ndryshëm në nivel lokal. Sukseset e arritura nga diaspora e Kosovës…

Read More

Nga Mehmetali Rexhepi Një njeri nga më të mirët e racës njerëzore paska ikur nga kjo botë,  shoku ynë çdo herë i dashur Sejdulla Kadriu!… I ndjeri Sejdulla Kadriu kurrë nuk iu nda të mirës dhe dashurisë për atdheun… Dhimbja nga dhuna e armikut asnjëherë nuk e la të qetë por, Sejdullau e përballoi në çdo mes, si në mjedisin familjarë, ashtu edhe mes shokësh e miqsh pa iu nënshtruar sëmundjes… Gjithnjë kemi pasur kënaqësi të ishim me të, sepse të tërhiqte qetësia e urtësia e tij, modestia dhe afria njerëzore. Veprimtarë e njerëz të tillë iu deshën atdheut…

Read More

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, pedagogut të zot dhe qytetarit e intelektualit të dalluar, Sejdullah Kadriu. Sikur jeta e tij ishte e dedikuar veç për shërbim ndaj atdheut. Ashtu e kaloi jetën Sejdulla Kadriu! Me shumë vuajtje e telashe shëndetësore, ai nuk u dorëzua asnjëherë. Ishte në mesin tonë me plot vullnet, kudo. Sejdulla Kadriu mbetet shembulli më i mirë i një atdhetari të dalluar, një pedagogu profesionist, qytetari i ndershëm e njeriu të urtë. Ngushëllime familjes Kadriu, kolegëve të profesionit e gjithë atyre që patën fatin…

Read More