Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Njëshi rrënues a ndërtues
Kulturë

Njëshi rrënues a ndërtues

adminBy adminSeptember 18, 2023Updated:September 18, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA MEHMETALI REXHEPI

Një motiv i fortë me ëndjen në brendi më shtyn, që t`i dhuroj botimet e mia në gjimnaz. Përse pikërisht në gjimnaz? Në gjimnaz ngase ishte gjimnazi i rinisë time, gjimnazi i ëndrrave të mia rinore. E kam përshtypjen se kopertinat e këtyre librave nga djemtë dhe vashat e gjimnazit, nuk do të mbeten pa i hapur, pa i shpaluar për shkëputje të ndonjë fragmenti, të ndonjë copëze kudo: në fillim, në mes ose në fund të akëcilës faqe të librit përkatës… Hyrja në cekëtinë tërheq hyrjen më në thellësi. Zgjohet kureshtja për përmbajtjen e lëndës, për zhytjen në botën e ndjenjave dhe të figurave, të vargëzimit të motiveve, të cilat prodhojnë ide të tërthorta, me qëllimin për hapje të mbylljes të së vërtetës në një mjedis, ku ndiqet ose fshihet e vërteta dhe e drejta e jetës me fytyrë të dinjitetshme. Me gjithë vështirësitë e ndryshme për bërjen e librit, qoftë i sferës së imagjinatave, qoftë i diskurseve kritike, teorike e estetike ato përgjegjësi i përkasin autorit. Kënaqësia e dhurimit i përket pasionit të lexuesit. Mirëpo, njëkohësisht horizontet e hapura nga autori, lexuesi i pasionuar i zgjeron përmes horizonteve vetjake; duku identifikohet në ngjyrat, hapësirat, reflektime që të ndërsjella forcojnë impulset shpirtërore të shkrimtarit, sepse ndjeshmëria shtrihet në dy pole: autor-lexues… Tash e tutje në mes tyre kanë fatin dhe trajtat e lakimit të fatit mes shkrimtarit dhe lexuesit. Lexuesi futet në botën shpirtërore të akëcilës vete, duke i kapur perceptimet e autorit, edhe ai në mënyrën e vet, assesi ngjashëm me autorin. Kështu përftohet alternativa e pamjeve… Në hapësirën dhe kohen e autorit, lexuesi diku i shmanget asaj fushe dhe ngjitet në kodrat e paparashikuara nga shkrimtari. Ky identifikim shkrimtar-lexues, lexuesit i hap shteg për qasje kritike në rrjedhën e shtjellimit: qoftë imagjinar, qoftë diskursiv ose leximit kritik të shtjellës…

Lidhjet shkrimtar-lexues sjellin përafrimet e perceptimeve për çfarëdo identifikimesh, duke zgjeruar horizontet e ndërsjella në hapësirë e kohë dhe, duke i saktësuar kahet e rrjedhave shoqërore, paranderjen për oguret e fateve për të keqen, për të shëmtuarën, për të bukurën, për paqen dhe harmoninë e shoqërisë njerëzore, drejt zgripeve ose shmangies të zgripeve ekzistenciale?

 

Cili do të ishte njëri nga qëllimet më fisnike të lexuesit? Gjithsesi, depërtimi në egot e kamufluara e të ndërlikuara të vetave me mëtime për arritjen e shkallës së Njëshit… Shkrimtari ngre shkallët e ngjitjes emocionale, ideore, etike, filozofike e estetike të Njëshit mbi fatin njerëzor të individit e të masës; përherë në përballje me të keqen, krimin e kamuflimit finok dhe të hapur… Ku do të dal Njëshi tejet, tejet, tejet i forcuar me kompetencat që i kemi dhënë? Njëshi me kategorinë e cilësimeve të së keqes a me ngadhënjimin e të bukurës, të fisnikërisë, të harmonisë e të paqes në shoqërinë e pleksjeve të çuditshme njerëzore?!
Rebusi i shkrimtarit dhe lexuesit: mes Njëshit rrënues a ndërtues?
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.