Author: admin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. IHK njofton se vranësirat  gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellë me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë me dokumentacion të dyshimtë. “NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e përfaqësuar nga Shefi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me Propozim-Vendimin për caktimin e tarifave dhe mënyrën e inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave. Në këtë diskutim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Financave në Kompaninë Ecohigjiena, Leonora Ajeti-Latifi, Menaxherja e Njësisë Ecohigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, Xhelil Sahiti, anëtar i komisionit, anëtarë të komisionit për hartimin e këtij Propozim-Vendimi, përfaqësues nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përfaqësues të Drejtorive të tjera komunale, zyrtarë komunal, OJQ dhe të tjerë. Shefi i Sektorit të Mbeturinave në Komunën…

Read More

Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e 8 të rregullt dhe atë nën drejtimin e Bekim Azizit, kryesues të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ai në fillim të këtij takimi i njoftoj anëtarët e këtij komiteti rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për dokumentet të cilët së fundmi kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit Komunal të Vitisë. Në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2024-2026, ku zyrtari i Drejtorisë për Financa, Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik Berat Zuka, njoftoi…

Read More

Organizuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, sot në qytetin e Vitisë është mbajtur dëgjimi buxhetor për projekt buxhetin e komunës për vitin 2024-2026. Ky takim është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, ku të ftuar ishin të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, pa dallime përfshirë këtu edhe grupet e ndryshme të interesit. Megjithatë në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe këshilltarë Komunal nga partia pozitare dhe opozitare dhe koordinator të fshatrave. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se një takim të tillë gjatë…

Read More

Shkruan: Qazim A. Azizi Gjithçka kishte filluar në muajin gusht të viti 1938 për të arritur deri këtu, por jo pa sfida, probleme, ecje para, ngecje, dhe shpesh edhe kthim në hapa të mëdhenj prapa. Të parët ishin qytetarët e gjilanasit, që me hapjen e leximoreve të tyre, dhuruan librat e parë  dhe huazuan poashtu, ishin faktori kryesor të cilët e sollën këtë xhevahir kulture dhe shpirtërore deri në ditët e sotme në 85 vjet- një jetë e plotë njeriu. Gjithsesi, ky qytet i viteve 30-40 të shekullit të kaluar, në mungesë të çfarë do institucioni kulturor, nuk kishte…

Read More

Biblioteka e qytetit në Gjilan ka shënuar sot 85-vjetorin e themelimit. Në emër të kryetarit të komunës, Alban Hyseni, të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku. Ajo ka thënë me këtë rast se ‘85 vjetori i Bibliotekës është një shenjë e madhe e vlerës së këtij institucioni në komunitetin tonë. Nga themelimi i saj në vitin 1938, kjo bibliotekë ka qenë njëfarë dhome e pasurisë së dijes, e përkushtuar për të shpërndarë dritën e njohurive tek brezat e ardhshëm. Në vitet e saj të gjata të të shërbyerit, ajo ka ndihmuar mijëra njerëz…

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2023/2024. Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar. Për të parë nga afër këtë proces,  dekanët e Njësive Akademike kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UKZ-së, derisa u kanë uruar të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues. Shpallja…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në takim kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin, të shoqëruar nga një delegacionin të bizneseve turke. Kryetari Hyseni ka prezantuar para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i ka njoftuar me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofron komuna e Gjilanit për investitorët e huaj. “Me kënaqësi, bashkë me stafin tim, mirëpritëm Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin dhe delegacionin e tij prej 10 përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia. Gjatë takimit, prezantova para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe…

Read More