- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Artisti shkodran, Luiz Ejlli, vetëm një ditë më parë sollin këngën e re të quajtur “Amanet”. Ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për këtë kohë të shkurtër mblodhi mbi një milion klikime në YouTube. Protagonist në videoklip është edhe ish-banori tjetër i Big Brother VIP Albania 2, Elvis Pupa. Kënga është më plot ritëm dhe mori komente të shumta pozitive deri më tani. Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother pas daljes nga ky format solli një sërë projektesh, përfshirë edhe disa bashkëpunime.
Gjumi i dobët është gabimi numër një që ju bën të plakeni më shpejt, thotë një ekspert i jetëgjatësisë. Dr Neil Paulvin, një doktor i mjekësisë rigjeneruese nga New Yorku, pohon se gjumi i rregullt mund të bëjë që të plakeni shumë më ngadalë në krahasim me moshën. Shumë njerëz flenë më pak se sasia e rekomanduar për shkak të presioneve të jetës moderne, punës dhe shoqërimit. Por, mund të shkaktojë efekte shkatërruese në trupin tuaj – duke përfshirë përshpejtimin e plakjes. Gjumi me cilësi të dobët është gabimi numër një që do t’ju bëjë të plakeni më shpejt.…
Zgjimi herët mund të duket i vështirë, por ka shumë përfitime. Ky zakon do t’ju bëjë më energjik, më të mirë në marrjen e një vendimi, vendosjen e një qëllimi si dhe më të përqendruar. Ndihmon për të konsumuar një dietë të shëndetshme – Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe askush nuk duhet ta anashkalojë. Nëse konsumoni mëngjes rregullisht ka të ngjarë të hani më pak ushqime junk gjatë pjesës së ditës. Përmirëson shëndetin mendor – Zgjimi i hershëm ndihmon në uljen e stresit dhe krijon një qëndrim më pozitiv. Ora e parë e ditës dhe…
NGA XHELAL ZEJNELI “Ditari i luftës” i Kosta NovakoviqitThjesht, Kosova është tokë shqiptare – thotë Novakoviqi në artikullin “Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës“ “Nuk duhet të habitemi shumë për instinktet brutale të masës sonë fshatare për shkollimin dhe qytetërimin e së cilës ky shtet (Serbia – Xh. Z.) kurrë nuk ka çarë kokën; nuk duhet të tmerrohemi as nga horizontet politike dhe shpirtërore të ngushta dhe të mjera të komandantëve tanë ushtarakë të cilët janë edukuar që vrasjen mizore dhe me gjakftohtësi të dhjetëra dhe të qindra shqiptarëve (Arbanasa – Xh. Z.), të grave të tyre dhe të fëmijëve…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Për takimin me homologun maqedonas presidentja Osmani ka njoftuar në platformën X, e njohur më parë si “Twitter”. “Faleminderit presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brionit”, ka njoftuar Osmani. Presidentja Osmani ka shtuar tutje se mezi pret të diskutojnë për kapërcimin e sfidave të përbashkëta dhe përpjekjet për prosperitet në rajon. “Mezi pres të diskutojmë për hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen e Kosovës para në…
Mirlind Daku pati debutimin e ëndrrave për një ndeshje me fanellën e kombëtares në fushë shqiptare dhe golin e realizuar vetëm një minutë pasi hyri në fushë, ai ia kushtuar dëshmorëve të atdheut. Gjatë një interviste të shkurtër në mbyllje të ndeshjes, sulmuesi shqiptar u pyet pikërisht për emocionet, ku nuk ka fshehur se në çastin e shënimit, gjithë vuajtjet që ka kaluar për të arritur aty ku është i janë shfaqur përpara syve. “Ia kushtoj së pari golin familjes time, që ka sakrifikuar që unë të jem këtu, por edhe dëshmorëve të atdheut, të cilët dhanë jetën për…
Nga: Majlinda Rama Në letërsinë shqipe, Jakov Xoxa qëndron si një figurë e shquar, i njohur për kontributin e tij të çmuar në peizazhin letrar të vendit, të cilit i atribuohet një epokë letrare, ajo e romanit realist (në gjysmën e dytë të shek. XX), një zhanër letrar që pati vonesat e veta te ne, krahasuar me përvojën e romanit realist klasik në letërsinë evropiane. I lindur më 15 prill 1923, në qytetin e Fierit, pasioni i Xoxës për të shkruarin dhe përkushtimi i tij në portretizimin e realiteteve shoqërore e sociale të vendit, lanë gjurmë të pashlyeshme në…
Regjisorja shqiptare, Luana Bajrami, jeton me familjen e saj prej vitit 2008 në Francë, shkruan albinfo.ch. Ajo është në një moshë fare të re, por tashmë ka një karrierë mjaft të spikatur në kinematografi. Fillimet e artistes kanë qenë si aktore, ku interpretimin e saj të parë e ka bërë në filmin e vitit 2011, “Zgjedhja e Adeles”, si personazhi i një studenteje 8-vjeçare shqiptare. Bajrami është shpallur regjisorja më e mirë në festivalin “PriFest”, me filmin “Luaneshat e Kodrës”, i cili është një prodhim kosovaro-francez dhe në atë kohë e çoi Kosovën në Festivalin e Filmit në Kanë…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nis me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë. Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe…
Bislimi: Presim largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para takimit të nivelit të lartë, të 14 shtatorit
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka thënë se dialogu duhet të fokusohet në dy shtylla kryesore, konkretisht zbatimin e marrëveshjes bazë dhe bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Bislimi këto komente i bëri në një intervistë për Danas, intervistë kjo e dërguar mediave nga Zyra për media e kryeministrisë, ndërkaq ka thënë se presin largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para takimit të 14 shtatorit për të siguruar barazinë e palëve. “Kosova mbështeti marrëveshjen bazë dhe ofroi nënshkrimin e saj. Pala tjetër refuzoi nënshkrimin dhe po rikonfirmon çdo ditë qëndrimin se nuk e ka pranuar planin, por…

