Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë
Lajme Lokale

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

adminBy adminSeptember 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim. Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat por edhe në veçanti qytetarët.

Ai përmendi sezonin e pushimeve verore të mërgimtarëve që sivjet është kaluar jashtëzakonisht mirë dhe pa ankesa sa i përket shërbimeve komunale, ndërkohë që ka njoftuar edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor që ka filluar me kohë.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se situata e sigurisë ka qenë stabile dhe pa eksese. Për rastet e vjedhjeve ai tha se ka rënie, ku gjatë muajit korrik janë evidentuar 20 vjedhje kurse gjatë muajit gusht 8 raste.

“Na trafik kemi marrë masa dhe kemi shtuar patrullimet në rrugë. Sa i përket aktiviteteve kulturore e sportive gjatë pushimeve të verës, janë menaxhuar me sukses dhe nuk ka pasur incidente”, tha kapiteni Halili.

Lidhur me procesin mësimor, drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, bëri të ditur se viti shkollor ka filluar në të gjitha shkollat, pavarësisht renovimeve në disa prej tyre, me kohë ka filluar dhe pa vonesa.

Vetëm renovimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” do të vazhdojnë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nxënësit e kësaj shkolle janë duke vijuar mësimet, një pjesë në shkollën teknike dhe një pjesë në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”.

Sa i përket pajisjeve me libra, nga klasa 1 deri në të 5-tën, janë furnizuar 80 % e nxënësve e po ashtu edhe ata të klasave 6-9. Kurse për tenderin e transportimit të nxënësve të fshatit Letnicë dhe Debellde, ajo theksoi se është hapur tenderi, por që nuk ka konkurruar asnjë operator që bënë transportin e nxënësve.

Në këtë mbledhje, u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike nga anëtarët e këtij këshilli që ndër to e që më së shumti u diskutua ishte ajo e problemit të xhamisë në Ramnisht, rreth pronës dhe funksionimit të saj jashtë juridiksionit të këshillit të bashkësisë Islame.

Në mbledhje u paraqitën edhe shumë shqetësime të tjera nga anëtarët e Këshillit për Siguri në Bashkësi, problemi i ndërtimit të shkollës në Pozheran, keqbërësve që kanë shkaktuar zjarre në sipërfaqet bujqësore, etj./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.