- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Author: admin
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik. Në apelin e policisë thuhet se fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. “Viti i ri shkollor fillon në shtator dhe fëmijët sërish bëhen pjesëmarrës aktivë në trafik! Ne e dimë që fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet…
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluara. Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ato minimale do të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 28 gradë Celsius. Në Prishtinë do të mbajë mot i kthjellët me temperatura prej 16 deri në 26 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.
Edhe sivjet tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, këaaj radhe prindërit do të jenë të obliguar t’i blejnë ato e më pas do t’i marrin mjetet përmes aplikimit në platformën eKosova. Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me 80 euro për tekstetshkollore, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen me 30 euro, pasi ata i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Ministria e Arsimit dhe Qeveria kanë alokuar rreth 13 milionë euro për këtë qëllim. Gjatë ditës…
Komuna e Vitisë është përfituese e projektit nga FKEE (Fondi kosovar për Eficience te Energjisë) për masat e Efiçiencës së Energjisë, nëpërmjet së cilit do të bëhet rinovimi i dy ndërtesave të banimit që janë në pronësi të komunës. Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, që parasheh edhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve dhe izolimin e çatisë, pastaj rinovimi i ndriçimit ku do të bëhet ndriçimi me LED të ri me efiçiencë të lart, si dhe vendosja e split sistemeve nëpër të gjitha njësitë e banimit me qëllim të përmirësimit të ngrohjes…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zv. i tij, Hasan Aliu, kanë pritur sot në takim znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova. Në këtë takim është folur për bashkëpunimin në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç. Me këtë rast Haliti, e vlerësoj lartë këtë projekt duke potencuar se ata presim me padurim që…
Nderohet me mirënjohje Arsim Vranovci nga kryetari Hyseni pasi që kompania e tij ka fituar çmimin ndërkombëtar “Maja e Suksesit”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim Arsim Vranovcin, pronar i Global Consulting & Development Associates, kompania e të cilit është shpallur si kompania më e mirë në Evropë me çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success) në eventin Bizz Europe, të organizuar nga World Business Confederation në Lisbonë të Portugalisë. Me këtë rast, kryetari Hyseni i ka ndarë mirënjohje Vranovcit për kontributin në fushën e biznesit. “Global Consulting & Development Associates nga Gjilani ka hyrë në mesin e kompanive të njohura, jo vetëm të rajonit e Evropës, por edhe të botës, pasi me rezultatet,…
Adem Nimani Jarani pati diçka që iku aq herët, por nuk e kuptova. Rrinte sikur të ishte ulur mbi prush. Ndoshta po i vjen inati që po kërkoj nuse edhe një herë?! Ndoshta bash ky më ka ra mësysh kur u martova të parën herë?! Më kujtohet si e patëm ndalur me ndej për qejf edhe dy ditë pas dasmës?! More kurrë mendja nuk më ka shkuar se ai mendon diçka keq për mua, e lëre më të më ketë marr mësysh?! E mbushur helm plot njëzet vjet pa guxuar ta qeli gojën, gruaja e parë e Lapit, Rrodhëza,…
Presidenti i ri i klubit të futbollit “Gjiani” Afrim Veliu iu është drejtuar me një mesazh të gjithë tifozëve të skuadrës, opinionit sportdashës dhe komunitetit sportiv përmes së cilit ka shpalosur objektivat e tij pas marrjes në pronësi të Gjilanit. Në mesazhin e tij, Veliu ka thënë se ardhja në krye të klubit ka për qëllim për ta kthyer ekipin në binarët e duhur. “Ardhja jonë në klubin e Gjilanit është bërë për shumë arsye, por me një motivacion të vetëm, ta rikthejmë klubin në binaret e duhura dhe të rikthejmë entuziasmin e munguar.”, thuhet fillimisht në mesazhin e…
SHIRE CAKA KASAPI Ishim 20 vajza të reja lushnjare që përqafuam nismën për të shërbyer në zonat e thella malore të vendit. Nuk e dinim ç’na priste. Dinim që ishim të reja dhe përballonin çdo vështirësi, sepse në fund të fundit për vështirësi po shkonim, për të dhënë dije dhe përvojë. Njerëz kishte dhe atje, fëmijë kishte dhe atje, që mezi prisnin të mësonin e të shkolloheshin. Të them të drejtën, fillimi qe i vështirë. Shire Caka Kasapi FOTO GALERI Mua më qëlloi të punoja në Flet të Pukës , në zonën e Fushë-Arrësit, në këtë fshat të thellë malor,…
Blerta është një shembull i mirë i integrimit në shtetin suedez Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Suedi po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme. Blerta Krenzi është shqiptarja, e cila jeton dhe vepron në shtetin suedez. Ajo është kryetare e Komunës Avesta, rajoni Dalarna, Suedi, shkruan albinfo.ch. Blerta Krenzi u zgjodh kryetare e Komunës në nëntor 2022, detyrë të cilën ajo e kryen me profesionalizëm dhe përkushtim të madh. Më parë, Blerta ka qenë Kryetare e Asamblesë Komunale të Avestas. Ajo po ashtu është e gatshme për të rritur më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Suedisë në…

