Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug
  • Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
  • Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq
  • Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare
  • Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025
  • Nazim Gagica : Gjilanit i duhet një kuvend funksional – i duhet edhe Ibish Ibishi (video)
  • Si ta ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrale?
  • Arti dhe politika…
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Paratë e fituara me djersë
Kulturë

Paratë e fituara me djersë

adminBy adminSeptember 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Përrallë e Kazakistanit
Përktheu: Agim Xh. Dëshnica

Një baba na kishte një djalë. Djali, për fat të keq, ishte përtac. Edhe pse e shikonte të atin që rropatej në punë nga mëngjesi në mbrëmje, vetë, qysh se dilte dielli e gjer sa perëndonte, bridhte poshtë e lart kot më kot. Nuk i shkonte ndër mend kurrë të punonte e të fitonte ndonjë parà. Vetëm të hante, të pinte e të vishej mirë dinte. Dhe, paratë e babait i shpenzonte pa e vrarë mendjen. Por, erdhi një kohë dhe u mërzit babai nga sjellja e të birit, ndaj, që ta mësonte me punë, e që t’ia dinte vlerën punës, e thirri dhe i tha:

– Dëgjo, bir! Qysh nesër do të vesh të punosh!

Dhe, e dërgoi te një mik në një fshat fqinj, që të punonte për një flori në vit.

Djali përtac shkoi, po puna nuk i pëlqeu dhe nuk zinte asgjë me dorë. Miku i babait mendoi se e kishin dërguar tek ai sa për t’u gjendur në punë dhe as që i vinte vesh. Veç i jepte të hante e të pinte ç’donte dhe e vishte si jo më mirë. Kur u mbush viti, i dha atij floririn dhe e përcolli.

U kthye djali në shtëpinë e vet.

– Hë, or bir, mirë se erdhe! Thuamë si je dhe a punove dot?

– Qysh jo, baba! Punova, sa …

– Po rrogën a e more?

– E mora, posi!

– Ma jep, ta shoh!

Djali ia dorëzoi floririn babait. Ky, pa e parë fare, hapi dritaren dhe e flaku jashtë nëpër barishte. Djalit as që iu prish terezia. Ai i ktheu shpinën të atit dhe deshi të shkonte të piqej me shokët. Veç, i ati kuptoi në çast se ai s’kishte punuar, ndaj e ndali dhe i tha:

– Do të shkosh të punosh edhe një vit tjetër, or bir!

Dhe e dërgoi në një fshat më të largët, te një mik i vjetër, pronar bagëtish.

Dhe, ky nuk e lodhi djalin me punëra ndër stalla a në stane, se kujtoi që miku ia kishte dërguar jo për punë, por për të provuar miqësinë me të. Kështu që, kur mbaroi viti, i dha floririn dhe e përcolli.

Erdhi djali në shtëpi.

– Hë, or bir, si kalove, a punove ?

– Punova, po qysh jo, baba!

– Po a ta dhanë rrogën?

– Posi!

– Nema, ta shoh!

Babai e mori, hapi dritaren dhe e flaku floririn jashtë, nëpër barishte. Djali as që deshi t’ia dinte.

U ngrys i gjori baba dhe nisi të mendohej se si t’ia bënte me atë të uruar djalë. Si kaloi pak kohë, e dërgoi në një fshat të largët fare, te një pronar i panjohur. Por, më parë e gjeti, e takoi dhe i tha atij pronarit:

– Dua vetëm që djalin të ma shtiesh në punë të vërtetë dhe nuk është e nevojshme t’i japësh rrogë!

Ia kuptoi qëllimin pronari i zgjuar.

– Qysh ditën e parë e vuri djalin të priste ferra me kosë. Dhe, e ftoi të çlodhej e të hante, veç kur dielli perëndoi. Të nesërmen e ngriti nga gjumi, sapo zbardhi dita, dhe iu përvesh punëve tok me të, pa e lënë një çast të ulej. Kështu çdo ditë. E zgjonte argatin herët. Punonte pa u lodhur vetë, e shtynte në punë edhe atë. E rëndë i dukej puna përtacit, por s’kishte ç’të bënte! Ofshante e rënkonte dhe sytë i mbusheshin me lot. Kurse pronari shtirej sikur nuk e vinte re. Vetëm një fjalë përsëriste ai:

– Puno si punoj unë! S’ka këtu ta hash bukën pa djersitur!

Dhe djali përtac s’u bënte dot bisht punëve. I dhimbte mesi, i dhimbnin gjunjët. Por, me kalimin e kohës, aq shumë u mësua, saqë pronari kuptoi se nuk qe e nevojshme ta nxiste më djalin. Ai ishte gjallëruar. Ndaj as e shtynte e as e qortonte, madjé hera-herës i jepte zemër me ndonjë fjalë të mirë.

Kur u mbush viti, duart e djalit ishin mbushur me kallo, kurse rrobat i qenë njollosur e grisur.

Pronari i shtroi një darkë të mirë, i dhuroi një palë rrobe të reja dhe i tha:

– Yt atë nuk kërkoi që të të paguaj për punën tek unë, por ti e ke me hakë të mos kthehesh duarbosh. Na, merri! I ke hallall këta florinj! Dhe tashti shko në shtëpinë tënde dhe bëj edhe atje punë të mira si këtu!

U kthye djali tek i ati. Ky e priti i qeshur.

– Hë, o biri im i dashur! Erdhe? A punove?

– Punova, baba!

– Punove mirë?

– Mirë, baba.

– A të pagoi pronari?

– Po! Më dha ca florinj! – iu përgjigj ai dhe ia la në dorë.

I ati i numëroi, u çel në fytyrë dhe, kur bëri të hapte dritaren që t’i flakte jashtë, djali kërceu dhe i mbajti dorën.

– Mos, baba, – i tha, – mos i flak jashtë ato parà, se vetë e di si i kam fituar!

U lumturua i ati dhe i tha:

– Tani po, je vërtet im bir! Ke kuptuar se asgjë e arritur me djersën e ballit nuk mund të flaket e të shpërdorohet!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare

July 11, 2025

Këshillat e Niçes për shkrimtarët

July 11, 2025

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe organizimin që e meriton

July 11, 2025
Mos humbni
Kronikë

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

By adminJuly 12, 2025

Policia ka njoftuar sot për përfshirjen e një objekti nga zjarri në Ranillug, rast…

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025

Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare

July 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.