- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Në Spitalin Rajonal të Gjilanit u pensionua sot urologu, Jashar Jashari, i cili karieren e tij profesionale e kishte nisur në vitet e 80-ta. Fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan për dy vite me radhë, për të vazhduar pastaj me angazhimet profesionale në terren, në vendlindjen e tij – Pograxhë dhe Malishevë e Uglar për gati një dekadë . Në Shtëpinë e Shëndetit të asaj kohe ishte edhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të atyshëm. Urologu Jashari pas përfundimit të luftës në Kosovë specializon në lëminë e kirurgjisë – urologji. Specializimin e kishte kryer në Prishtinë dhe Tiranë në…
Delikatesa tradicionale turke muhalebi, e cila bëhet nga bollguri, sheqeri, qumështi dhe kokosi, mori një version të ri në formën e një keku Në një enë hedhim bollgurin, miellin, 250 gramë sheqer, pluhurin për pjekje, miellin e kokosit dhe qumështin, i përziejmë mirë të gjitha dhe e lëmë të qëndrojë për një ose dy orë. Këtë përzierje mund ta rrihni edhe në mbrëmje dhe ta piqni tortën në mëngjes, transmeton Telegrafi. Përbërësit: ▪ 350 gr griz ▪ 600 gr sheqer ▪ 250 ml qumësht ▪ Dy lugë miell ▪ Qese pluhur për pjekje ▪ 300 gr mjedra ▪ Qese…
Miqësia mes Adriana Matoshit dhe Arjola Demirit është për t’u marr shembull. Të dyja vajza të suksesshme por që mbështetjen e fortë e kanë për njëra-tjetrën. Adriana si gjithmonë, edhe ditën e sotme u kujdes që t’ia bëj më speciale me urimin emocionues. Urimi FOTO GALERI Ajo e falënderoi që është pjesë e jetës së saj dhe për dashurinë që ia ofron gjithmonë. “Lum Kosova e Shqiperia qe t’kemi ty!” shkroi ajo ndër të tjerash.
Neurologu amerikan, dr. Howard Tucker, zuri vendin e rekordmenit në listën Guinness. Ai u shpall mjeku më i vjetër që merret me mjekësi që nga viti 1947. Duke qenë se ai është ende duke e kryer në mënyrë aktive rolin e tij si mjek dhe neurolog në moshën 101-vjeçare, kureshtarët shpesh pyesin se si arrin ta mbajë trurin të mprehtë dhe të fokusuar? “Gjenet e mira dhe pak fat mund të jenë një fillim i mirë, por ekziston një parim sipas të cilit çdokush mund ta zbatojë – mbajeni mendjen tuaj aktive përmes punës dhe aktiviteteve sociale dhe rekreative”,…
Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina E, yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra, lajthitë mbrojnë shëndetin tonë të përgjithshëm. Ato rregullojnë kolesterolin Konsumimi i rregullt i lajthive mbron funksionimin e duhur të zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit. Një studim i mëparshëm zbuloi se një dietë e pasur me lajthi uli nivelet e kolesterolit të lipoproteinave me densitet të ulët të pjesëmarrësve. Ky është lloji i kolesterolit që mund të rrisë rrezikun e problemeve të zemrës. Studiuesit arritën në përfundimin se mënyra më e mirë për të marrë përfitimet shëndetësore të lajthive, është t’i hani ato çdo…
Fehmi Sylejmani Mbase për dike mund të jenë apo të quhen skandale, brohoritjet dhe pankartat me mesazhe poltike nga tifozeria e klubeve serbe nëpër stadiume evropiane, por për ata që e që e njohin dhe e kanë përjetuar poltikën serbe nuk është rastësi dhe as çudi, për shkak të vazhdimësisë së politikave të errëta shoveniste serbe. Për më tepër, këta tifo grupe serbe vetëm se po zbatojnë teorinë dhe politikën nacionaliste reaksionare të shovinizmit, që urren e përbuz popujt e tjerë dhe përpiqet t’i shtypë ata. Në ndeshjen e mbrëmshme Manchester City – Crvena Zvezda, tifozët nacionalistë të klubit…
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta nisë kampanjën e finaleve në UEFA Conference League. Në “Doosan Arena”, ekipi i Ilir Dajas do të përballet me ekipin çek, Viktoria Plzen. Loja pritet të nisë në orën 21:00. Një ditë para ndeshjes trajneri Ilir Daja dhe sulmuesi Albin Berisha shprehën optimizëm për një lojë të mirë. Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arrin në fazën e grupeve të kësaj gare. Edicionin e kaluar ky ekip arriti t’i marrë katër pikë me një fitore dhe një barazim. Sonte Ballkani do të paraqitet pa Albion Rrahmanin, Meriton…
Përrallë e Kazakistanit Përktheu: Agim Xh. Dëshnica Një baba na kishte një djalë. Djali, për fat të keq, ishte përtac. Edhe pse e shikonte të atin që rropatej në punë nga mëngjesi në mbrëmje, vetë, qysh se dilte dielli e gjer sa perëndonte, bridhte poshtë e lart kot më kot. Nuk i shkonte ndër mend kurrë të punonte e të fitonte ndonjë parà. Vetëm të hante, të pinte e të vishej mirë dinte. Dhe, paratë e babait i shpenzonte pa e vrarë mendjen. Por, erdhi një kohë dhe u mërzit babai nga sjellja e të birit, ndaj, që ta…
Blendi Zhaku është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, babai i tij ka lindur në Strugë. Blendi në asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk i ndali përpjekjet që një ditë të arrij aty ku deshi, pasi u angazhua shumë në trajnime dhe shkollime, ai bëri trajnimin për specializimin e kirurgjisë së zemrës, në Qendrën Mjekësore Presbyterian-Weill Cornell të Nju Jorkut. Ku tash ai është shef i Kirurgjisë Kardiotorakale. Neve nuk na ngelet tjetër përpos t’i urojmë shëndet dhe suksese pafund Bledit. Me të vërtet kënaqësi dhe krenari për gjithë neve kur dëgjon për sukseset e shqiptarëve nëpër botë.…
Tagesspiegel: Spastrim etnik në Serbinë Jugore – Në gjurmët e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës
Një mbrëmje e freskët vere në Prishtinë, 14 gradë. Sheshi i kryeqytetit kosovar është i mbushur me vendas dhe turistë. Në tezgat e rrugës mund të blini misër të skuqur, kafe tradicionale dhe piktura të heronjve kombëtarë shqiptarë, si Skënderbeu apo Adem Jashari. Pikërisht në qendër të qytetit ndodhet edhe Kino Armata, një ndërtesë e vjetër që na kujton të kaluarën jugosllave. Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, qëndron në shkallët e hyrjes së saj, i rrethuar nga një turmë njerëzish, përcjell RTV Dukagjini. Sapo ka përfunduar premiera e filmave kosovaro-shqiptar “I Pabesi” dhe “Heshtja vret”. Fillimisht, filmat…

