Author: admin

Është e rëndë deri në pambarim të gjenden fjalët që mposhtin dhembjen për Nehatin. Është e rëndë sepse dhembja, sot,e mposhtë secilën fjalë, secilin mendim për një njeri të jashtëzakonshëm që ne e patëm mik të gëzimeve e momenteve të vështira, e ju e patët baba, bashkëshort e vëlla të jashtëzakonshëm. Është gati e pabesueshme, që fizikisht më nuk do të jemi me njeriun plot entuziazëm për kulturën; këngën, vallen….për njeriun që nuk u dorëzua kurrë; për njeriun plot qeshje, plot besim në punën për kulturën, edhe kur ndihmohej e edhe kur nuk ndihmohej. Për mua, është shumë e…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranët. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 ato minimale deri në 29 gradë Celsius temperaturat maksimale. Ndërkaq për të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, priti në një takim Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, z. Arsim Vranovcin, së bashku me disa anëtarë të rëndësishëm të bordit të kësaj shoqate, znj. Anila Statovci, z. Mehmet Prishtina dhe z. Gazmend Qorraj. Takimi u zhvillua me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku Presidenti i Shoqatës falënderoi përzemërsisht Kryetarin e Komunës për këtë takim me ç’rast u diskutua dhe u dakordua që bashkëpunimi të mos ndalojë. Në këtë takim, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri paraqiti një kërkesë të rëndësishme dhe simbolike për ta. Ata propozuan që dy rrugë në…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral dhe atë ekzekutiv të Caritas Kosova, Don Viktor Sopin dhe Alfred Pjetrin, si dhe znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova. Në këtë takim, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor ka mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç. Kryetari Haliti, e vlerësoj lartë këtë projekt…

Read More

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për fuqizimin e tij në periudhën në vazhdim, duke bërë përpjekje për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e financave publike në përgjithësi si dhe duke vazhduar të bëjmë përpjekje për të përmirësuar edhe më tej transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe qeverisjen e hapur në Komunën e Gjilanit. Gjithashtu në takim u diskutua, gjithashtu, edhe për mundësinë e përbashkët për anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në “Partneriteti i Qeverisë së Hapur Lokale – Open Government Partnership Local (OGP Local)”. Fokusi i takimit ishte…

Read More

Ismajl Kurteshi Injorimi i kërkesës parimore, nga Serbia dhe ndërmjetësuesit, për trajtim të barabartë të palëve, është pengesë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e jo insistimi i palës kosovare për reciprocitet që garanton zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejt. Reciprocitetin si kusht për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po e injorojnë si Serbia po ashtu edhe ndërmjetësuesit  evropian. Serbia që po përfiton nga BE-ja shuma të mëdha parash, investime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e  zhvillimin ekonomik të saj dhe ajo që është më e rëndësishmja, Serbia po synon…

Read More

Nëse dëshironi të ushqeheni mirë në pak minuta, ndiqni recetën e mëposhtme Nevojiten: – 400 g spinaq, – 2 lugë gjalpë, – 2 thelpinj hudhre, – 200 ml qumësht, – 1 paketim shpageta (ose makarona, sipas dëshirës), – kripë, – piper. Përgatitja: Në tigan shkrini gjalpin dhe në të fërgoni pak hudhrën dhe shtoni spinaqin e ngrirë. Të gjitha marinoni në zjarr të lehtë rreth 15 minuta pastaj shtoni kripën, piperin dhe qumështin. Kur qumështi të vlojë hiqeni nga zjarri. Në një tenxhere të veçantë zini shpagetatdhe pastaj kulloni dhe përzieni me spinaq. Shërbeni të ngrohta, ndërkaq para se…

Read More
VIP

Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme. Dhe ajo nuk e ka në plan të ndalet. Është në kompletim e sipër të realizimit të ri muzikor. “Xhane, xhane” titullohet kënga e re, e cila do të vijë bashkëpunim dhe do të lansohet më 15 shtator. Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja e ka publikuar një video, ndërsa në prapavijë dëgjohet një fragment i këngës së re. Dueti me Elinel, “A mke dashtë” është ndër projektet e fundit të Dafinës që u publikua para dy javësh dhe numëron mbi katër milionë…

Read More

Për t’u rikthyer tek besimi në veten tonë, nuk duhet të përpiqemi të jetojmë një jetë të bazuar në modele të jashtme, por të rizbulojmë natyrën tonë. Lëri gjërat siç janë Ndjenja e mosbesimit shoqërohet shpesh me zhgënjimin e të mos ndierit “mjaftueshëm” ose “të paaftë” për një model që besojmë se është ideal për ne dhe në fakt i pamundur për t’u arritur. Kjo na shtyn të kërkojmë vazhdimisht zgjidhje dhe të përpiqemi të kuptojmë se cila është formula magjike për të përmirësuar dhe zbutur ato qoshe që nuk na bëjnë “të suksesshëm”. Por nuk është kështu.…

Read More

Kripa nuk është e shëndetshme në momentin kur konsumohet më tepër se ç’duhet. Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular. Mbajtja e ujit Konsumimi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e ujit dhe fryrje në disa njerëz. Efektet mund të jenë jetëshkurtër nëse ulni qëllimisht marrjen e natriumit, por ato mund të ndikojnë seriozisht në veshkat në planin afatgjatë. Ndikon në rritjen e tensionit Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit…

Read More