Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mbi 23 milionë euro borxhe ka veriu nga furnizimi me energji, KOSTT-i kërkon koston e mbulimit të tyre
Lajme Qendrore

Mbi 23 milionë euro borxhe ka veriu nga furnizimi me energji, KOSTT-i kërkon koston e mbulimit të tyre

adminBy adminSeptember 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)  i është drejtuar me një letër, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në lidhje me furnizimin e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Në letër thuhet se deri më tani, kostoja e pambuluar e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës përmes devijimeve për periudhën dhjetor 2022-korrik 2023 ka arritur në vlerën e mbi 23 milionë eurove.

Andaj, KOSTT-i në rrethana të tilla ka kërkuar sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e këtyre humbjeve në pjesën veriore.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju, përmes kësaj shkrese, KOSTT SH.A. ri adreson rëndësinë e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, jo vetëm për KOSTT-in dhe sektorin e energjisë, por edhe për subjektivitetin e vendit në arenën ndërkombëtare në përgjithësi. Marrëveshja e Kyçjes ka mundësuar vendosjen e kontrollit mbi kufijtë energjetikë të Republikës së Kosovës, pavarësimin nga sistemi elektronergjetik i Serbisë si dhe fillimin e operimit si Zonë Rregulluese e pavarur në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri (AK)”, thuhet në shkresë.

“Përmbyllja me sukses e votimit të vazhdimit të përkohshëm të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, në muajin Shtator 2022, edhe për dy vite të tjera ka shënuar sukses të veçantë për vendin, marrë për bazë edhe faktin që ky proces është karakterizuar me shumë vështirësi, si pasojë e tërheqjes së paautorizuar të energjisë elektrike, në mungesë të mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

“Pavarësisht këtij suksesi, energjia elektrike e konsumuar në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës ka vazhduar të tërhiqet nga rrjeti i Evropës Kontinentale, duke i pamundësuar KOSTT-it kryerjen e detyrimit për balancimin e sistemit sipas Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E, dhe ligjeve në fuqi. Aktualisht KOSTT në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes me RGCE\ENTSO-E është duke operuar si Zonë Rregulluese e pavarur. KOSTT në të ardhmen aspiron anëtarësimin e plotë në ENTSO-E, e cila në vazhdimësi monitoron përmbushjen e kushteve teknike, obligimeve dhe detyrime kontraktuale nga KOSTT. Deri më tani, kosto e pambuluar e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës përmes devijimeve për periudhën dhjetor 2022-korrik 2023 ka arritur në vlerën 23,628,921.00 milionë euro, pa përfshirë përllogaritjen e interesave nga JAO.

Tutje thuhet se si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve financiare ndaj palëve është paralajmëruar edhe pamundësimi i vazhdimit të marrjes së shërbimeve ndihmëse për balancim nga Shqipëria, e cila KOSTT-in do ta sjellë në situatë tejet të vështirë në aspektin e mos përmbushjes së obligimit primar ndaj Marrëveshjes së Kyçjes me RGCE\ENTSO-E, për të operuar si Zonë Rregulluese e pavarur.

“KOSTT e ka të domosdoshme të adresoj tek ju, alertin e ngritur nga RGCE/ENTSO-E tek të gjitha OST-të e Evropës dhe akterët e tjerë relevant, ku me reagimet të cilat po derivojnë nga ky alert, KOSTT në vazhdimësi është duke e mbajtur të informuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Në këtë kontekst, është e domosdoshme që kjo çështje të ketë peshën e merituar nga ana e shtetit, si zotues i respektimit të& Marrëveshjes së Kyçjes. Në të kundërtën, referuar situatës aktuale aplikimi i interesave në vonesa të pagesave ndaj JAO-së është i paevitueshëm, dhe shqiptimi i gjobave deri në 5 milionë euro është i mundshëm. Përjashtim në ndërmarrjen e masave nuk përbënë as largimi i KOSTT nga Marrëveshja e Kyçjes, si dhe masat në kufizimin e tregtimit ndërkufitar”.

“Andaj, në rrethana të tilla sigurimi i mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, në përmbushje të obligimeve ligjore dhe kontraktuale, evitimin e pasojave të cilat tashmë janë bërë të ditura, e për të cilat në vazhdimësi ju kemi mbajtur të informuar, si dhe ruajtjen e ”TR t) Sana PRENSA | TRIS TA t integritetit dhe kredibilitetit, si dhe mundësimin e avancimin të statusit të KOSTT në ENTSO-E është i domosdoshëm.

KOSTT SH.A. mbetet në dispozicion që të takohet me ju, në çfarëdo kohe për çdo informatë shtesë, krahas shkresave tashmë të adresuara, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më shpejtë që është e mundur duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe obligimet që i kemi ndaj ENTSO-E”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot sot i ftohtë dhe me vranësira në Kosovë, gjatë mëngjesit priten reshje shiu

November 14, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.