Author: admin

Një person ka raportuar se djali i tij para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur para tri dite në Mamushë. “Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.09.2023 ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij”, thuhet në raport. Po ashtu sipas raportit, njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Read More

Drekë fenomenale ushqyese për gjithë familjen Përbërësit: – 300 g makarona, – 350 g mish të bluar, – ½ preshi, – 1 lugë pastë domateje, – 150 g kaçkavall, – kripë, – piper, – vaj. Përgatitja: 1. Makaronat përvëloni në ujë të vluar në të cilin keni qitur kripë, sipas udhëzimit nga ambalazhi. 2. Kulloni dhe lini anash. 3. Në pak vaj fërgoni pjesën e bardhë por të grirë të preshit. 4. Shtoni mishin e bluar dhe fërgoni bashkë, duke i përzier vazhdimisht, në temperaturë mesatare, derisa mishi të marrë të skuqet. 5. Shtoni kripën, piperin dhe pastën e…

Read More
VIP

Prej shumë kohësh Adrola Dushi dhe Capital T përfliten për lidhjen e tyre të dashurisë por nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht. Në çdo paraqitje të tyre ata nuk mund të ikin nga kjo pyetje por përgjigje konkrete nuk marrim. Së fundmi Adrola e ftuar në ‘’Top Albania Radio’’ padyshim që u ‘’ngacmua’’ edhe për këtë pjesë. “Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë (qesh).”-tha modelja me batuta referuar dhe emrit të vërtetë të reperit, i cili quhet Trim Ademi. Kjo ishte një nga deklaratat më të përafërta…

Read More

Çdo gjë që e konsideroni si kujdes për veten, si e gjeni kohën e lirë për ta bërë? Shumë njerëz i neglizhojnë veprimet që çojnë në një mirëqenie fizike, mendore, pa e kuptuar se pasojat janë edhe më afatgjata në jetën e tyre. Neglizhimi i shtatë sjelljeve apo praktikave sipas psikologëve mund të ketë pasoja të rënda negative të tilla si lodhje, pengesa në karrierë, vetëvlerësim të ulët, më pak para dhe probleme me shëndetin mendor. Caktoni më shumë kohë të lirë për veten që të shmangni të tilla pasoja në jetën tuaj: -Kërkoni ndihmë sa herë ju duhet…

Read More

Gjumi është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet. Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë. Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin. Në këtë artikull, AgroWeb.org do t’ju tregojë si të kuroni problemet e shëndetit duke fjetur gjumë. Pozicioni i fjetjes ndikon një sërë aspektesh të trupit si sinozitin, tensionin e gjakut e të tjerë. Mësoni si mund të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të gjumit. Problemet me tretjen…

Read More

Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) është fituese e medaljes së artë dhe Distria Krasniqi (- 52 kg) e argjendtë në turneun prestigjioz “Grand Slam” që u mbajt në Baku të Azerbaxhajnit, Kampionit olimpike shkëlqyen në garën prestigjioze. Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për Norën dhe Disin. “Nora e artë 1000 pikë, Disi e argjendtë 700 pikë. Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike! Të shkëlqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja! Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Ditë e bukur atje në Baku për vendin…

Read More

Ndriçim Kulla Platoni pat mbetur i zhgënjyer nga demokracia athinase, fajtore sipas tij për dënimin me vdekje të qytetarit të vet më të drejtë, Sokratit. Pikërisht, për këtë arsye, frymëzimi themelor i filozofisë platonike është i natyrës politike dhe synon realizimin e qeverisë më të mirë, shtetit ideal, në të cilën njeriu i drejtë të mund të konsiderohet për atë që meriton. Nga ana tjetër, Sokrati, falë një paradoksi tragjik, njihet edhe si personifikimi i njeriut të drejtë që u bë viktimë e ligjit. E një ndodhi e tillë ngre menjëherë pyetjen: mos vallë do të qe më mirë…

Read More

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe. Arritjeve të shqiptarëve në Zvicër pa dyshim i shtohet edhe Emiljano Hoxha, një inxhinier i suksesshëm në një ndër „top“ firmat më të mëdha në Zvicër, “Terra Vermessungen” AG, transmeton albinfo.ch. Ai është lindur në Bulqizë, Dibër, kreu shkollën e mesme po në vendlindje, studimet Bachelor në Universitetin Politeknik…

Read More

Instituti GAP, ka publikuar një grafikë për pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë në muajin qershor 2023, sipas qyteteve. Në grafikën për pagën bruto në Kosovë, GAP është bazuar në të dhënat që janë marrë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Qyteti që prinë me pagën më të madhe bruto është Prishtina me 677 euro, pasuar nga Graçanica me 630 euro ( Në këtë komunë janë të vendosura disa biznese që janë ndër kryesore në Kosovë), Obiliqi me 569, Leposaviqi 590 etj. Kurse komunat që kanë pagë më të ulët janë: Parteshi e Ranillugu me 233, Kamenica…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot fillon stina e vjeshtës, por sa i përket temperaturave kjo ditë do të jetë si një ditë vere. Sipas IHMK-së vranësirat do të jenë të pakta vetëm rreth relievit malor, raporton Zeri.info. “Sa i përketë presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. Bëhet e ditut se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Read More