Author: admin

Kontrata e Lionel Messit në Inter Miami mund të mos skadojë deri në fund të vitit 2025, por argjentinasi thuhet se tashmë ka një tjetër klub në radhë për t’u transferuar. Në fillim të kësaj vere, u njoftua se Messi, 36 vjeç, do të hiqte dorë nga futbolli i Ligës së Kampionëve dhe Paris Saint-Germain për të lënë gjurmë në ekipin e Major League Soccer, Inter Miami. Sipas komenteve të bëra nga Jorge Mas, fituesi i Kupës së Botës nënshkroi një kontratë në korrik që do ta mbante atë në klub deri në dhjetor të vitit 2025 dhe do…

Read More

Arife Morina Arifi: Një Kosovë e fortë do të sjellë stabilitet edhe në Luginë të Preshevës.“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kudo që janë duhet të bashkohen dhe të bashkëveprojnë, në mënyrë të programuar, për të njoftuar kancelaritë diplomatike për çdo lloj lëvizje të dyshimtë serbe” Në mëngjesin e hershëm të 24 shatorit, Kosova u përballë më një sulm terrorist të prirë nga kryekrimineli serb, Milan Radojçiq, ku fatkeqësisht në betëj humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Mirëpo, Policia e Kosovës triumfoi në këtë përleshje me grupin terrorist serb, ku arriti t’i vrasë 4 terroristë, plagosi disa…

Read More

Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani. Në prag të ndeshjes foli edhe futbollisti, Blerim Krasniqi i cili  tha se derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar, gjersa shpreson t’i marrin tri pikë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sikur gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të marrim maksimumin nga derbi. Derbi është një ndeshje që luftohet nga të dyja ekipet, do të japim gjithçka në fushë, të bëjmë maksimumin dhe t’i marrim tri pikë”, ka…

Read More

Forcat ruse kanë lëshuar gjashtë raketa, kryen 56 sulme ajrore dhe 40 sulme me sisteme raketore ndërsa angazhuan trupat ukrainase në 44 veprime luftarake. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës beson se gjatë ditës së djeshme forcat ruse humbën 470 ushtarë. Lexo po ashtu: Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale shtabi kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës. Më shumë se 100 vendbanime në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson u vunë nën zjarr artilerie. Lexo po…

Read More

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë. Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit. Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth…

Read More

Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani. Stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan do të jetë arena e derbit gjilanas të zhvendosur, i cili do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozëve vendas “Intelektualët”. Në prag të ndeshjes për përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Akis Vavalis theksoi rëndësinë e ndeshjes, të cilën e cilësoi të vështirë, por që shpreson që ta përmbyllin javën me fitoren e tretë. “Po e mbyllim një javë garuese në derbi ndaj SC Gjilani.…

Read More

Një nismë qytetare iu është shtuar nga sot spektrit politik të Gjilanit, pas u themelua Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit (GQPVGJ). Pas aktit themelues, një pjesë e këtij grupimi iu është drejtuar edhe mediave me këtë rast, profesori universitar, Flamur Hyseni ka bërë me dije se ky grupim qytetar do të jetë apartiak  sepse edhe Gjilanit i nevojitet një qeverisje apartiake, në shërbim të qytetarëve, për një vetëqeverisje me Komunë. Dhjetëra personalitete të fushave të ndryshme, si anëtarë themelues të Grupit e kanë nënshkruar të shtunën deklaratën themeluese  për ta bërë zyrtare këtë nismë qytetare. Në…

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë ditën e premte një banesë në Fushë – Kosovë. Siç njofton Policia, si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy policë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Telegrafi. “Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë…

Read More

BOTIM I RI Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, SHB “Dritapress” e Prishtinës, ditë më parë botoi veprën e autorit Mehmetali Rexhepi me titull: “URTIANA”, poezi, 2023. Ramadan Mehmeti ARTI KUNDRUALL ABSURDIT Poeti Mehmetali Rexhepi, tashmë i sprovuar në fushën e prozës, në kritikë e studime letrare-eseistike-estetike e publicistike, vijon kultivimin e poezisë me pjekuri të dukshme, edhe në vëllimin më të ri poetik “URTIANA.” Motivet, idetë, reflektimet figurative, estetika e kësaj poezie shtrijnë gjymtyrët dhe rrokin përmasa të së madhërishmes dhe të  bukurës; me gërshetime ngërthesash të rëndomta e të ndërlikuara…

Read More

FC Drita përmes një njofitmi zyrtar ka bërë me dije se ndeshja e javës së 8-të në mes të FC Drita – SC Gjilani e paraparë të zhvillohet në Gjilan, është zhvendosur në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”. “Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend ditëve të fundit, ndeshja do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozerisë vendase “Intelektualët”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita. Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 15:00, përfundon njoftimi. Në ndërkohë, edhe SC Gjilani ka dalë me një komunikatë zyrtare ku thuhet se klubit po i mohohet prezenca e…

Read More