Author: admin

Përrallë e Kazakistanit Përktheu: Agim Xh. Dëshnica Një baba na kishte një djalë. Djali, për fat të keq, ishte përtac. Edhe pse e shikonte të atin që rropatej në punë nga mëngjesi në mbrëmje, vetë, qysh se dilte dielli e gjer sa perëndonte, bridhte poshtë e lart kot më kot. Nuk i shkonte ndër mend kurrë të punonte e të fitonte ndonjë parà. Vetëm të hante, të pinte e të vishej mirë dinte. Dhe, paratë e babait i shpenzonte pa e vrarë mendjen. Por, erdhi një kohë dhe u mërzit babai nga sjellja e të birit, ndaj, që ta…

Read More

Blendi Zhaku është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, babai i tij ka lindur në Strugë. Blendi në asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk i ndali përpjekjet që një ditë të arrij aty ku deshi, pasi u angazhua shumë në trajnime dhe shkollime, ai bëri trajnimin për specializimin e kirurgjisë së zemrës, në Qendrën Mjekësore Presbyterian-Weill Cornell të Nju Jorkut. Ku tash ai është shef i Kirurgjisë Kardiotorakale. Neve nuk na ngelet tjetër përpos t’i urojmë shëndet dhe suksese pafund Bledit. Me të vërtet kënaqësi dhe krenari për gjithë neve kur dëgjon për sukseset e shqiptarëve nëpër botë.…

Read More

Një mbrëmje e freskët vere në Prishtinë, 14 gradë. Sheshi i kryeqytetit kosovar është i mbushur me vendas dhe turistë. Në tezgat e rrugës mund të blini misër të skuqur, kafe tradicionale dhe piktura të heronjve kombëtarë shqiptarë, si Skënderbeu apo Adem Jashari. Pikërisht në qendër të qytetit ndodhet edhe Kino Armata, një ndërtesë e vjetër që na kujton të kaluarën jugosllave. Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, qëndron në shkallët e hyrjes së saj, i rrethuar nga një turmë njerëzish, përcjell RTV Dukagjini. Sapo ka përfunduar premiera e filmave kosovaro-shqiptar “I Pabesi” dhe “Heshtja vret”. Fillimisht, filmat…

Read More

Gjithsej janë analizuar 96 995 biznese aktive nga 227 mijë e 759 biznese të regjistruara në Kosovë prej vitit 2000 deri në mars 2023, prej tyre 78.7 për qind janë në pronësi të burrave, 18 për qind në pronësi të grave, 2.3 për qind janë në bashkëpronësi të paktën të një gruaje, ndërsa për 1 për qind tjetër nuk dihet gjinia e pronarëve. Përveç kësaj, në raportin “Profilet e bizneseve: Ndërmarrësia e grave dhe pakicave etnike në Kosovë” të Institutit GAP është thënë se në Kosovë janë 33 mijë e 3 biznese të shuara nga viti 2000 deri në…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga Malisheva, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës. “Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu gjatë vizitës në New York kanë takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden. Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një fotografi me çiftin Biden, ku ka shkruar “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”. Lexo po ashtu Osmani publikon fotografi me Clinton dhe Clark: Dy heronj, një histori, Kosova në mes Ndryshe, presidentja Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ajo ka takuar edhe liderë tjerë…

Read More

Gjatë fjalës së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor dhe pasojat që sjell lufta. Ai u shpreh se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për qëllimet e veta kanë përfunduar duke u penduar për të. Sipas Ramës, Rusia është përpjekur ta keqpërdorë lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e veta neo-imperiale. Ai u shpreh se pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe se ky vendim nuk mund të shërbejë si rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. “Abuzimi…

Read More

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Turqia, konkretisht nga Oda Ekonomike e qytetit Turgutllu të Turqisë të kryesues nga Faruk Aydin, kryetar i bordit të DHTI-së. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Rexhep Gynduz, kryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, si nismëtar i këtij bashkëpunimi. Me këtë rast në këtë takim është bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në interes të dy komuniteteve. Zv. kryetari Aliu i falënderoj ata për vizitën duke i njoftuar ata me gjendjen e gjithmbarshme në këtë komunë dhe mundësive të mira…

Read More

Në kuadër të projektit rajonal “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimi i radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, i zbatuar në kuadër të fazës së tretë të Programit të Instrumentit Horizontal në Ballkanin Perëndimor, bashkë-financuar nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës sot në Viti, është mbajtur një takim për formimin e Fokus Grupit të përbërë nga zyrtar komunal, përgjegjës për edukim, organizim te trajnimeve profesionale, si dhe përgjegjës për mirëqenien sociale ne komune. Sipas Skënder Perteshit përfaqësues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim. Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat por edhe në veçanti qytetarët. Ai përmendi sezonin e pushimeve verore të mërgimtarëve që sivjet është kaluar jashtëzakonisht mirë dhe pa ankesa sa i përket shërbimeve komunale, ndërkohë që ka njoftuar edhe për…

Read More