- Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit
- Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima
- Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
- Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
- Moti sot
- Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
- Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
- Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
Author: admin
Kanë përfunduar punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në lagjen “Dheu i Bardhë”. Është asfaltuar edhe segmenti i fundit i rrugës kryesore të kësaj lagjeje. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në rrugën kryesore të lagjes “Dheu i Bardhë”, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. “Është përmbyllur segmenti i fundit i rrugës kryesore në lagjen e “Dheut të Bardh”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./Gjilani INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’. Pos kësaj është bërë edhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ Ndërkaq e njejta Prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjet (13) personave për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për vepra të ndryshme penale, janë si në…
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në shkolla, Njësia Sektoriale dhe Njësia e Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, kanë zhvilluar ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënës të klasave të IV-ta dhe X-ta, të shkollave ‘’Zenel Hajdini’’ dhe ‘’Thimi Mitko’’ në qytetin e Gjilanit. Temat që janë ligjëruar në këtë rast kanë qenë: “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”, “Delikuenca e të miturve”, “Pasojat dhe rreziku nga mbajtja e armëve të ftohta”, si dhe “Krimet kibernetike”. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia e rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe nxënësit në identifikimin, parandalimin…
Në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Komunën e Gjilanit, janë bërë përmirësime dhe investime të shumta dhe të cilat janë të dobishme për jetën e qytetarëve. Ky sektor vazhdon të mbetet prioritet, ku parashihet të realizohen projekte për të mirën e qytetarëve. Kryetari i Komunës s֝ë Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shëndetësia dhe mirëqenia sociale, do të vazhdojnë të jenë prioriteti kryesor. “Projekti më i madh, banimi i përballueshëm social, do të jetë strehë për shumë familje”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, më tej tregon se do ta përfundojnë objektin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të…
Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se ka përfunduar projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Kamenicës si dhe sistemi për evidentimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe mësimdhënësve. Institucionet shkollore që së fundmi janë pajisur me kamera sigurie janë: Qendra e Karrierës në Kamenicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit, e SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë. Vlera e investimit në këto shkolla për kamerat e sigurisë arrin vlerën e 2,564 eurosh. Kurse shkollat që janë pajisur me sistem vijueshmërie janë: SHFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, SHFMU…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-25 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani INFO. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe çertifikimit të rezultateve, kanë filluar angazhimet e para me një takim pune të përbashkët me drejtorët komunal, menaxherët e kontratave, Zyrën e Prokurimit si dhe Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Ky takim kishte për qëllim progresin e deritanishëm të punëve që janë duke u zhvilluar në kuadër të kontratave aktive të Komunës, të cilat përfshijnë projekte të rëndësishme në fushën e investimeve kapitale, por edhe në atë të furnizimit me mallra dhe ofrimit të shërbimeve. Gjatë diskutimeve,…
Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë Hristo Kraevski, nënkryetaren, Leonora Morina Bunjakun, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin dorëzuan në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan iPad-ë të rinj. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Kosovë, po e çojnë përpara digjitalizimin e plotë të Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, përmes bashkëfinancimit të 150 iPad-ëve të rinj. “Kjo nismë do t’iu mundësojë lexuesve tanë qasje në miliona libra elektronikë dhe artikuj shkencorë nga e gjithë bota”, tha…
Një vepër humane dhe prekëse u realizua në Komunën e Kamenicës, ku është blerë një autoambulance të re që do të mbajë emrin e Drejtoreshës së ndjerë Greta Kryeziu. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, bëri të ditur se kjo autoambulancë është blerë me mjetet që ishin mbledhur për trajtimin e Drejtoreshës së Shëndetësisë Greta, e cila fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e saj. “Dashuria e njerëzve për Gretën nuk u shua por u shndërrua në vepër që do të shërbejë për jetën. Kjo autoambulancë do të mbajë përjetësisht emrin Greta Kryeziu, vajzës së mirë, profesionistes së përkushtuar dhe shpirtit të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zyrtarin komunal nga Qendra për Punë Sociale në Viti, z. Zeqir Maliqi i cili sapo është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti e ka falënderuar atë për kontributin e tij të madh të dhënë në interes të qytetarëve vitias, duke e çmuar lartë angazhimin e tij shumëvjeçar në institucionin komunal të Vitisë. Ai pos fjalëve miradije për punën e z. Maliqi i uroj atë pensionim të rehatshëm si dhe ja ndau një mirënjohje. Kurse z. Maliqi falënderoj kryetarin Haliti dhe kolegët e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë…

