Author: admin

Xhemile Adili Ma thuaj një fjalë Çfarëdo qoftë ajo Vetëm le të jetë zë i shpirtit tënd… Me atë zë dua t’i këndoj Të gjitha këngët Që përjetësojnë bukurinë e shpirtit tënd… Ma thuaj një fjalë Që i bënë të çelin lulet E kultivuara me bukurinë e duarve tua… Me ato duar dua të ma rregullosh kurorën e dashurisë sipas shijes sate që unë të bëhem e vetmja që mund ta ndjesh me shpirt… Ma thuaj një fjalë Që përjetëson lumin e dashurisë Nëpër ty dhe nëpër mua Dhe të bënë të ndihesh i dashuruar Ma thuaj një fjalë Që…

Read More

Sipas statistikave të përgjithshme të raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se të ejtën e kesaj jave janë regjistruar 54 aksidente trafiku, prej tyre 17 me lëndime dhe 37 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 494 tiketa gjobitëse për kundërvajtje në trafik si dhe janë arrestuar 25 persona dhe 20 të tjerë janë dërguar në./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Grac të Austrisë, por merre pjesë në Konferencën Evropiane për Biomasën, ku janë të pranishëm përfaqësues nga Bashkimi Evropian, institucionet e nivelit qendror të Austrisë, si dhe autoritete dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe mjedisit. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi u fol edhe për potencialin e mirë që ka Kosova për zhvillimin e biomasës së drurit si burim i rinovueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë. Po ashtu konferenca në fjalë është parë edhe si një mundësi e mirë për të lidhur partnerët evropianë dhe për të eksploruar rrugët për…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit A. S., i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale. Nga periudha e papërcaktuar kohore e deri më datë 20.01.2026, në Gjilan, në rrugën ’’17 Shkurti’’, në lokalin e regjistruar si ‘’Consulence’’, i pandehuri, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pa kualifikim përkatës profesional, pa licencë dhe pa autorizime ligjore për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, përkundër se i vetëdijshëm se nuk posedonte kualifikime të posaçme dhe të domosdoshme sipas…

Read More

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit dhe me mundësi për reshje të izoluara bore.Gjatë pjesës tjetër të ditës priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa më vonë pasdite dhe në mbrëmje parashikohen reshje lokale, kryesisht në formë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.Megjithatë, në disa zona mund të ketë edhe reshje bore, në varësi të vlerave të temperaturave.Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-26 km/h.Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Read More

Komuna e Gjilanit, edhe sivjet do t’i subvencionojë qiranë e banimit për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike. Tashmë Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka hapur thirrjen për aplikim e cila mbyllet më 30 janar të këtij viti Të drejtë aplikimi kanë familjet rezidente në Komunën e Gjilanit, të cilat nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tregon se tashmë kanë hapur thirrjen për aplikim për subvencionim të qirasë. “Njëra…

Read More

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1292 lindje, prej të cilave 548 me ndërhyrje kirurgjike (operacion), ndërsa të tjerat përmes procesit normal të lindjes, prej tyre 663 meshkuj dhe 634 femra në kuadër të Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Gjithashtu, janë realizuar 10 mijë 855 vizita specialistike në shërbimin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Stafi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës mbetet i angazhuar për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta, duke pasur gjithmonë prioritet shëndetin e nënës dhe të fëmijës./Gjilani INFO/

Read More

Rritja e vëllimit të punës, së bashku me ngritjen e kapaciteteve shëndetësore, administrative dhe teknike, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për pacientët. Këto të dhëna janë prezantuar në mënyrë të detajuar përmes statistikave zyrtare. Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, sipas raportit zyrtar dymbëdhjetëmujor për periudhën janar–dhjetor 2025, janë kryer gjithsej 2267 ndërhyrje kirurgjike. Menaxhimi i saktë i situatave emergjente, si dhe kujdesi i vazhdueshëm para, gjatë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjike, kanë kontribuar drejtpërdrejt në arritjen e rezultateve të suksesshme./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu së bashku me Sylejmon Qarrolli, i cili ka ushtruar detyrën e administratorit deri parapak ditësh, kanë pritur në takim Administratorin e ri të Gjykatës, Shkëlqim Dushica. Kryetari i gjykatës z. Venhar Salihu, e garantoj z. Dushica se do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive si shef i administratës. Gjithashtu, Kryetari Salihu falënderoj edhe Sylejmon Qarrollin për kryerjen e detyrës së administratorit për më shumë se dy vite. Me 15 janar 2026 në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është zgjedhur…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, është duke ndërmarrë veprime fillestare hetimore në drejtim të veprave penale ‘’Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’ nga neni 256 i KPRK-së dhe ‘’Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’’ nga neni 257 i KPRK-së, me qëllim të verifikimit të rrethanave të rasteve të dyshuara që ndërlidhen me trajtim shëndetësor të ofruar nga personi Arianit Sllamniku. Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore…

Read More