- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Ky rast është raportuar në polici, ku edhe është thënë se një person i dyshuar ka ngacmuar seksualisht një femër, e të cilin rast policia e ka cilësuar si sulm seksual. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Pensionohet infermierja Nesibe Kosumi nga Mjekimi Intensiv, në Sallën e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan
Me rastin e pensionimit të infermieres Nesibe Kosumi, e cila ka shërbyer mbi 40 vite në shëndetësinë publike, menaxhmenti i Spitalit ka vlerësuar lart kontributin e saj duke i ndarë mirënjohje, si dhe duke e uruar për pensionimin me rastin e ditëlindjes së saj të 65-të. Nesibe Kosumi shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm, duke dhënë një kontribut të çmuar në kujdesin dhe mirëqenien e pacientëve. Për këtë angazhim të jashtëzakonshëm dhe punë të palodhur ndër vite, i shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe pension të mirë./Gjilani INFO/
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ngushllon familjen Aliu. “Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin”, ka thënë kryetari Hyseni. Postimi i plotë i kryetarit Hyseni Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh. Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin. Kujtimet dhe momentet që…
Çeku: Po vazhdojnë punimet në stadiumin e qytetit të Gjilanit sipas dinamikës dhe planifikimeve
Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), ka thënë se punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan po vazhdojnë me dinamikë dhe sipas planifikimeve. Sipas tij, Gjilani po bëhet me stadium modern, në shërbim të klubeve, sportistëve dhe tifozëve. Vazhdojmë pa u ndalur me konsolidimin e infrastrukturës së sportit në gjithë vendin”, ka thënë ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku./Gjilani INFO/
Në Shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë kryer 44,717 shërbime gjatë vitit 2025
Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në shërbimin e Radiologjisë të këtij Spitali, gjatë vitit 2025, janë kryer 44,717 shërbime, prej tyre” CT – 3847 Ultrazë në radiologji, gjinekologji dhe shërbime të tjera. – 23470 Radiografi – 16299 Mamografi – 1101 Totali i shërbimeve – 44,717. “Përpjekjet tona për arritjen e objektivave do të jenë vazhdimisht të pranishme, pasi ato përbëjnë një komponent thelbësor të planit tonë të punës në rrugëtimin për të ofruar pacientëve shërbime cilësore”, thuhet në njofitmi ne Spitalit të përgjithsëm të Gjilanit./Gjilqni INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër të dyshuarve për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 26 janar 2026 ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, i dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë nga neni 315 i Kodit Penal të Kosovës. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, të hënën me datë 26 janar 2026 ka ngritur tetë (…
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, Agron Rukiqi si dhe komandantin e Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu me zyrtarë të tjerë policorë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin që ka me komunën e Vitisë. Ai tha se ky bashkëpunim do të thellohet edhe me tej dhe është në interes të gjithë qytetarëve. Gjatë këtij takimi ata kanë folur edhe për angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe të qetësisë publike si dhe…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Dr. Vjollca Kadolli-Halili, priti në një takim zyrtar 5 mjekë të rinj vitias, të cilët sapo janë bërë pjesë e stafit mjekësor komunal. Ndërsa, ditëve në vazhdim do të bashkohen edhe 3 mjektë tjerë për nënshkrim të kontratës. Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti nënshkroi kontratat e punës për mjekët e sapoardhur, duke u uruar atyre suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Ai theksoi se ky angazhim është një investim direkt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve. “Prania dhe angazhimi i këtyre tetë…
Enver Sadiku, profesor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e tashti këshilltar për karrierë, ka dhuruar mbi 100 libra për Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ato janë libra kryesisht për mësimin e gjuhëve të huaja frëngjisht, anglisht e gjermanisht, por edhe romane të autorëve tanë dhe të huaj. Këto libra janë tejet të mirëseardhura për nxënësit dhe sidomos vlera e tyre do të shtohet me themelimin e kabinetit të gjuhëve të huaja në këtë shkollë. Bashkë me bibliotekisten e shkollës, profesoreshën Diana Mustafa dhe profesorin e gjuhës frënge, njëherit edhe koordinator i cilësisë Sami Selishta, këto…
Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes i shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion, pasi uji ka depërtuar në disa segmente rrugore, veçanërisht në fshatin Ramnishtë dhe në rrugën Skifteraj–Radivojc. U.d. i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet në terren dhe, në bashkëpunim me stafin e kësaj drejtorie, po intervenon vazhdimisht për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes. Sipas Hazirit, është intervenuar edhe në rrugën Viti–Letnicë,…

