Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

May 22, 2026

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
  • Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final
  • Kryetari Salihu ka pritur në takim gjyqtarët e ri
  • Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kamenicë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjashtë persona ndalohen për vjedhje të rëndë, ngriten tetë aktakuza
  • Rexhepi: Administruesit e Testit të Maturës gjatë procesit të sigurojnë rend dhe disiplinë
  • Bilanci ditor i Policisë së Kosovës: 17 aksidente me të lënduar, mbi 2 mijë tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH
Opinione

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

adminBy adminFebruary 8, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Autor: Ismet Sylejmani

Nëna Qamile Zhitia, Nëna e Heroit të Kombit Afrim Zhitia!

Kudo që shkon Nëna, çdo institucion që viziton, kombëtar e shtetëror, politik, diplomatik,ushtarak, policor etj., të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut ku drejtojnë shqiptarët e pjesë të tjera, Ajo është pritur, pritet e do të duhej të pritet edhe në të ardhmen me nderime të mëdha, kombëtare e shtetërore, ushtarake e policore, politike e patriotike!

Nëna Qamile Zhitia, qëndron në kolonën e pathyeshme të Nënave të Mëdha të Kombit, aty ku shekujt nuk fshijnë emra, e historia nuk e mban në memorien e saj përgjithmonë!

Për Nënën Qamile, e kemi thënë edhe herave të kaluara dhe do ta përsërisim gjithmonë, Ajo qëndron përkrah Nënave të mëdha, që prej Nënës Vojsavë të Skënderbeut e Nënave të tjera të mëdha, si betim i përjetshëm!

Nana Qamile Zhitia është Nënë legjendë, është Nënë monument, është Nënë që e ktheu dhimbjen në forcë e në nderim të flamurit të Kombit, me atë flamur që ia qendisi djalit të saj në gjoks, tash Hero i Kombit Afrim Zhitia, flamur në të cilin u betua djali i saj dhe u mbështjell kur u mbulua me dheun e Atdheut!

Kjo Nënë e madhe i dha kombit tonë një bir që u bë epokë: Heroin e Kombit Afrim Zhitia, luftëtarin që ra me armë në dorë e me emrin e Atdheut në gojë, por që nuk u mposht kurrë, sepse ishte lindur nga një Nënë si Nëna Qamile, që nuk dinte të thyhej, që nuk dinte të mposhtej e nuk dinte të dorëzohej!

Nëpër shekuj, Kombi ynë ka mbijetuar edhe nga shpirti i Nënave të mëdha e heroina, sepse Ato lindën trimërinë dhe e rritën me dinjitet!

Në panteonin e pavdekshëm të Nënave të Kombit, emri i Nënës Qamile, qëndron i gdhendur në gurin e përjetësisë, sepse luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese, ia ka dhënë njërin prej Udhëheqësve më të mëdhenj, Heroin e Kombit Afrim Zhitinë!

Me pritjen e Nënës Qamile, Konsulli i Kosovës ka ngritur lart dinjitetin e shtetit të Kosovës, ka nderuar historinë kombëtare e Lëvizjen Popullore të Kosovës, të cilës i ka prirë Heroi i Kombit Afrim Zhitia dhe ka dëshmuar fisnikëri personale e përgjegjësi shtetërore!

Konsulli i Kosovës, ka dëshmuar se duke e pritur dhe nderuar Nënën e Heroit të Kombit, ka nderuar jo vetëm një figurë madhore të Nënës, por ka nderuar edhe shtetin e Kosovës dhe vetveten si Konsull e përfaqesues shtetëror!/Gjilani INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Kronikë

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

By adminMay 22, 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 15.05.2026 –…

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026

Kryetari Salihu ka pritur në takim gjyqtarët e ri

May 20, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

May 22, 2026

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.