- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që vë në thumb të kritikës realitetin shoqëror e kulturor
Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës së Janarit 2026” është dhënë shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Teatrit të Ferizajt “Adriana”, me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit. Kjo shfaqje kishte ngjallur interesimin e madh të publikut gjilanas në këtë ngjarje të madhe kulturore që po organizohet nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë dhe OJQ “Varg e Vi” e ku e pranishme ishte edhe kryesuesja e Asamblesë Komunale të Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku. Është kjo një shfaqje që gjatë po qëndron në skenat teatrore, ngase më…
Sot pritet mot kryesisht i vranët, me riga shiu vende-vende. Temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s. Rekomandohet kujdes në komunikacion, sidomos në zonat urbane dhe segmentet rrugore ku mund të ketë grumbullim uji gjatë reshjeve.
Nga: Arsim Halili Hyrje: Që në krye të herës theksojmë se vepratë e Beqir Musliut kanë zgjuar interes të veçantë te studiuesit serioz të letërsisë, të cilët janë marrë gjerësisht me opusin e tij letrar. Krijimtaria e tij shtrihet në disa drejtime zhanrore – poezi, prozë, dramë dhe publicistikë – dhe në secilën prej tyre ai ka dhënë një kontribut të çmuar, duke krijuar një univers artistik kompleks dhe të dallueshëm. Pikërisht kjo shumëdimensionalitet e veprës së tij e sfidon lexuesin dhe studiuesin që, përmes leximit dhe interpretimit kritik, të nxjerrë “nektarin” letrar nga ajo që është thënë dhe shkruar…
Nga: Nexhat Rexha Beqir Musliuꓽ “Orfeiana”, Botoi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2004. 457 Vëllimi poetik “Orfeiana”, i Beqir Musliut është shpalim reprezentativ poetik, që ngërthen në vete arritjet e dalluara poetike. Vepra “Orfeiana” është përgatitur për gjallje të autorit, mirëpo, jeta dhe koha ndalojnë në finalizimin e diçkaje që njeriu konsideron se mund të arrijë deri në finalizim të saj. Kjo qasje, sikur ka krijuar indikacionet, në përshpejtimin shëndetësor të Beqir Musliut, përkundër kësaj gjendje ai punoi pareshtur në të gjitha zhanret krijuese deri në frymëmarrjen e fundit. Vepra poetike “Orfeiana” është konceptuar në shtatë libra, të cilat brenda tërësisë…
Kryetari Haliti përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe aktivizimin e sistemit të ngrohjës në shkollën e mesme “ Kuvendi i Lezhës”
Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po përcjell nga afër rregullimin e trafos dhe të pjesëve të tjera në të cilat Komuna po investon për aktivizimin e sistemit të ngrohjes në Shkollën e Mesme “Kuvendi i Lezhës”. Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti; për këtë arsye, ai është kyçur drejtpërdrejt për të shtyrë përpara procesin, në bashkëpunim me sektorët përgjegjës./Gjilani INFO/
Kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”- 2026, edhe këtë të shtune me tryezën letrare “Pena e Flakës”, të titulluar, “Një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta”, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliut, në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan, para krijuesve letrar dhe dashamirëve të fjalës së shkruar u fol për një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta që ka lënë autori pas. Në këtë tryezë ku u vlerësua dhe nderuar vepra dhe jeta e Beqir Musliut, folën Nexhat Rexha, Arsim Halili, Kaltrinë Berisha, Blinerë Hajdari, Donjetë Kryeziu si…
Ndjekja penale e shkeljeve zgjedhore në Kosovë është shprehje e legjitimitetit demokratik të institucioneve shtetërore
Isuf B.Bajrami Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton sovranitetin e popullit dhe parimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si shprehje të legjitimitetit demokratik të institucioneve publike. Për më tepër, Kushtetuta përcakton parimin e sundimit të ligjit dhe barazinë para ligjit, duke u imponuar institucioneve përgjegjëse detyrën për të zbatuar ligjin në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm. Ndjekja penale e shkeljeve zgjedhore në Kosovë rregullohet kryesisht nga dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilat parashohin sanksione për veprime që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor, si manipulimi i votës, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i…
Kryetari Hyseni: Vazhdon pastrimi i kanalit të Kuvcës, për të krijuar siguri më të madhe për banorët dhe për mrojtje nga vërshimet
“Vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës, në fshatin Kufcë e Poshtme, punë kjo e cila po bëhet në vazhden e angazhimeve tona për një komunë më të pastër, por edhe për një siguri më të madhe e mbrojtje nga vërshimet për banorët”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kreu i Komunës së Gjilanit, ka thënë se ky kanal i një gjatësie prej 800 metrash që është hapur gjatë mandatit të pare dhe që shpesh here, e sidomos gjatë reshjeve ka sjellur problem për banërt e këtushëm po merrë pamje tjetër. Hyseni ka shtuar tutje se me…
Kryetari Hyseni takon rektorin Dermaku, premtohet mbështetje për studentët dhe stafin akademik
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim rektorin e Universitetit publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Artan Dermakun. Temë e diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë akademike. I pari i Gjilanit tregoi se sot me kënaqësi priti në zyrën e tij rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Më tej ai shtoi se bashkë diskutuan për mënyrat se si mund të forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve tona, në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë akademike. “Arsimi vazhdon të jetë…
Aktakuzat e ngritura nga e njeta Prokurori kundër 4 personave për vepra penale janë si në vijim: Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”./Gjilani INFO/

