Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rokeri nobelist
Kulturë

Rokeri nobelist

adminBy adminOctober 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023, i është ndarë shkrimtarit 64-vjeçar norvegjez, Jon Fosse – “për dramat dhe prozën e tij novatore që ia japin zërin të pathënës”. Veprat e tij përfshijnë serinë e romaneve Septology, Alis at the Fire, Melancholy dhe A Shining.

“Vepra e tij e madhe, që përfshin shumëllojshmëri të zhanreve, mbërthen rreth 40 drama dhe një mori të romaneve, përmbledhje të poezive, eseve, librave për fëmijë dhe përkthime”, ka thënë Anders Olsson, kryetar i Komitetit të Nobelit për Letërsinë. “Fosse në gjuhë dhe në natyrë ndërthur rrënjët e prejardhjes së tij norvegjeze, bashkë me teknikat artistike të modernizmit”.

Jacques Testard, botuesi i letërsisë të Fossesë, kur dëgjoi lajmin tha: “Është shkrimtar i jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të gjejë një mënyrë krejtësisht unike për të shkruar letërsi. Siç e tha kohët e fundit redaktorja e tij norvegjeze – Cecilie Seiness, në një intervistë – nëse hap ndonjë libër të Jonit dhe lexon disa rreshta, ato nuk mund të shkruhen nga askush tjetër. Letërsia e tij është e mrekullueshëm, mistike dhe e rrënjosur në peizazhin e fjordeve perëndimore ku ai u rrit. Është e rëndësishme të kujtojmë se ai shkruan në ninorshk, ose në norvegjishten e re, një gjuhë e pakicës në Norvegji, gjë që në vetvete paraqet një akt politik. Ai është gjithashtu dramaturg dhe poet i jashtëzakonshëm. Është mendje e jashtëzakonshme”.

Kritikja Catherine Taylor, për këtë çmim ka thënë: “Të lexosh veprën e Jon Fossesë, kjo është një përvojë e thellë, shpirtërore, për të mos thënë fetare. Fosse ka pohuar se ‘ne në fakt jemi të dëshiruar për Zotin, sepse qenia njerëzore është një lutje e vazhdueshme’ – dhe, pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, librat e tij nuk janë asgjë më pak se një mrekulli.”

I lindur në vitin 1959 në Haugesund në bregun perëndimor të Norvegjisë, Fosse u rrit në Strandebarm. Në moshën shtatëvjeçare ai  gati vdiq në një aksident, për të cilin tha se ishte “përvoja më e rëndësishme” e fëmijërisë së tij dhe se kjo atë “e krijoi” si artist. Në adoleshencë aspiroi të bëhej kitarist i muzikës rok, përpara se t’i kthente ambiciet në shkrim.

Lexo po ashtu:
Diskutimet dhe kontroversat më të mëdha për Nobelin e Letërsisë

Romani i tij debutues, Raudt, svart (E kuqe, e zezë), u botua më 1983. Drama e tij e parë që u shfaq, Og aldri skal vi skiljast (Dhe, kurrë nuk do të ndahemi), u vu në skenë në Teatrin Kombëtar në Bergen. në vitin 1994. Megjithatë, drama e parë që shkroi, Nokon kjem til å komme (Dikush do të vijë), do të shpie në zbulimin e tij në vitin 1999 – pasi regjisori francez Claude Régy atë e inskenoi në Nanterre.

Dramat tjera që ka shkruar Fosse janë Namnet (Emri), Vinter (Dimri) dhe Ein sommars dag (Një ditë vere). Veprat e tij më të gjata përfshijnë trilogjinë Septology, vëllimi i tretë i së cilës u përfshi në listën e ngushtë për çmimin ndërkombëtar Booker më 2022. Septology, të cilën Fosse e filloi gjatë një pauze nga dramaturgjia dhe pasi u konvertua në katolicizëm në vitin 2013, ka të bëjë me piktorin e moshuar Asle, që jeton i vetëm në bregun jugperëndimor të Norvegjisë dhe që reflekton mbi jetën e vet. Atje, në Bjorgvin, jeton një tjetër Asle i cili gjithashtu është piktor, por që lufton me varësinë ndaj alkoolit. Jeta e dyfishtë konsumohet nga të njëjtat pyetje ekzistenciale për vdekjen, besimin dhe dashurinë.

Në vitin 1989, të njëjtin vit kur doli romani Naustet (Shtëpia varkë), shkrimtari i jepte mësime autorit tjetër norvegjez, Karl Ove Knausgård, që ishte student në Akademinë e Shkrimit në Hordaland. “Zëri i Fossesë është i pagabueshëm në çdo gjë që ai shkruan”, shkroi Knausgård më 2019.

Para Nobelit, Fosse ishte shkrimtar i nderuar me shumë çmime. Në vitin 2003 merr Urdhrin Kombëtar të Meritave të Francës, ndërsa më 2007 fitoi çmimin Nordik të Akademisë Suedeze. Në vitin 2010 fitoi Çmimin Ibsen (në fakt është quajtur “Henrik Ibseni i ri”). Atij më 2014 iu nda edhe Çmimi Evropian për Letërsi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.