Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Të mos amnistohet Beogradi
Opinione

Të mos amnistohet Beogradi

adminBy adminOctober 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Beogradi ka kryer agresion ndaj Kosovës dhe duhet ta marrë përgjegjësinë. Është gabim të ndodhë amnistimi i Aleksandër Vuçiqit dhe terroristëve të tij.

Imer Mushkolaj

Gati dy javë pas sulmit terrorist në veri të vendit, përkatësisht agresionit të Serbisë në Kosovë, Beogradi nuk ka marrë kurrfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur. Për më tepër, gjithë përgjegjësinë e ka marrë përsipër Milan Radoiçiq i cili, nëpërmjet avokatit të vet, ka deklaruar se as shteti i Serbisë, as Lista Serbe nuk janë të lidhur me sulmin. I ashtuquajturi “biznesmen kontravers”, por që doli të jetë terrorist, u mor në pyetje nga organet e drejtësisë në Beograd dhe më pas u la i lirë. U bë e ditur se i është marrë pasaporta, se nuk mund të largohet nga Serbia dhe, po ashtu, nuk mund të shkojë në Kosovë.

Gati dy javë, propaganda e Aleksandër Vuçiqit ka bërë çmos që të mohojë përgjegjësinë për agresion ndaj një shteti tjetër – madje duke shpërndarë rrena e thashetheme se si terroristët qenkan vrarë nga policia pasi janë kapur. Në anën tjetër, autoritetet kosovare kanë publikuar edhe prova të tjera që e implikojnë qartazi shtetin serb në sulmin e armatosur.

Pas agresionit ndaj Kosovës, Vuçiq çoi ushtrinë përreth kufirit, por më pas u detyrua ta tërheq, sipas kërkesës së amerikanëve. Pra, pas sulmit ai vazhdoi me provokime. Ndërkohë, diplomatë perëndimorë përmendin vazhdimin e dialogut, si një zgjidhje për situatën e krijuar. Por para se dialogu të vazhdojë, duhet plotësuar disa kushte. Ose, më saktë, dialogu nuk duhet të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Europian, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se fillimisht duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë, pastaj të fillohet me dialog. “Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha ajo me të drejtë.

* * *

Qëndrimi i presidentes duhet të jetë edhe qëndrim i kryeministrit Albin Kurti. Beogradi duhet të marrë përgjegjësinë për atë çfarë ka bërë në veri të Kosovës. Ndërkaq, BE duhet ta ndëshkojë.

Nëse edhe kësaj here Serbia nuk e merr dënimin e merituar, atëherë nuk mund të përjashtohet mundësia që në të ardhmen ky shtet të shkaktojë incidente dhe sulme të ngjashme edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Mosndëshkueshmëria për agresionin dhe sulmin terrorist është sinjal se Serbia po lihet e lirë që të veprojë si të dojë, pa pasur frikë nga pasojat.

Deri më tash Serbia është amnistuar vazhdimisht për verpimet e veta – gjithnjë në favor të afrimit të saj me BE’në dhe largimit nga Rusia. Për më tepër, Kosovës i janë vënë sanksione shkaku i situatës së krijuar në veri.

Megjithatë, sulmi terrorist i 24 shtatorit ka treguar se vendimi i BE’së për sanksione të njëanshme Kosovës ka qenë i padrejtë. Vetëm mund të paramendojmë se çfarë do të mund të kishte ndodhur në veri po që se forcat speciale të policisë kosovare nuk do të ishin atje. Planet e kapura të terroristëve tregojnë se qëllimi ishte që pjesa veriore të shkëputej dhe të krijohej një realitet i ri.

Ndërkohë, duhet trajtuar me kujdes edhe kërkesat dhe përgjegjësinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pyetja themelore, së cilës duhet përgjigjur, është: kujt i shërben ky organizëm? A do t’i afrojë serbët kah Prishtina, apo Asociacioni është një mekanizëm që do të shndërrohet në mjet sabotimi të shtetit të Kosovës nga Beogradi?

Përkundër viktimizimit të kreut të shtetit serb, 24 shtatori ka treguar qartazi çfarë synon Beogradi. Në vend që të trajtohet si garantuese e paqes në rajon, Serbia duhet ndëshkuar për agresionin në Kosovë. Edhe nga Kosova duhet trajtuar si e tillë, pra shtet agresor.

Ndërkohë, pastrimi i veriut nga kriminelë të rrezikshëm, të cilët mbajnë peng jetën e qytetarëve atje, duhet të jetë prioritet i organeve të sigurisë, ashtu si dhe dialogu i institucioneve qendrore me serbët lokalë. Ata duhet të sigurohen se shteti i Kosovës nuk është armiqësor ndaj tyre. Ata nuk rrezikohen nga Prishtina, por nga Radoiçiqi dhe shefat e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.