Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Çka i mungon letërsisë shqipe në Maqedoninë e Veriut?
Kulturë

Çka i mungon letërsisë shqipe në Maqedoninë e Veriut?

adminBy adminOctober 7, 2023Updated:October 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkelzen Halimi
Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen ceremoni të ndryshme, jo vetëm për motivimin e tyre, por edhe për vlerësimin e punës që bëjnë shkrimtarët. Kjo, mbase është karakteristikë e shoqërive të shëndosha që e dinë rëndësinë e kulturës dhe, në kontekst të kësaj, edhe rëndësinë e letërsisë.
Në Shqipëri është themeluar edhe çmimi për Poetin Laureat, i cili i akordohet një personaliteti nga fusha e poezisë shqipe, kurse qëllimi i këtij vlerësimi, siç thuhet, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e leximit të poezisë.
Edhe Kosova në formë institucionale një herë në viti i vlerëson shkrimtarët e vet. Gjithashtu, vlerësimet nuk mungojnë as nëpër disa manifestime që tashmë janë tradicionale dhe që sado kudo janë shenjë se vlerësimi për letërsinë shqipe në Kosovë nuk mungon. Fatkeqësisht, edhe këtu janë të dukshme ndasitë dhe grupimet, gjë që nuk i bën fare nderë letërsisë dhe librit shqip.
Por, çfarë ndodh me ata qindra e qindra individë që pretendojnë se po bëjnë letërsi shqipe në Maqedoninë e Veriut? Jemi dëshmitarë të shumë botimeve, të orëve të letrare, të promovimeve të librave, natyrisht edhe të ndasive në baza partiake, grupimeve të ndryshme, të një mentaliteti provincial, të mungesës së vlerësimit serioz, të mungesës së debatit për anomali të shumta, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhet të pariparueshme.
Duhet theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kurrë nuk arritën që në mënyrë institucionale të krijojnë së paku një shpërblim tradicional që do ta vlerësonte prodhimin letrar gjatë një viti. Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale (në këtë hapësirë ku dominon injoranca): kemi mediume, kemi fakultete të gjuhës dhe letërsisë, kemi institute, kemi botues, njerëz në Ministrinë e Kulturës, OJQ e shumë organizime tjera në të cilat janë të përfshirë shqiptarët. Mjafton të mblidhen, po qoftë edhe një herë, dhe problemi do të jetë i zgjidhshëm. Por, me një kusht: paraprakisht politikën dhe mentalitetin provincial ta lënë anash…
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.