Author: admin

Opozita serbe kërkon nga Bashkimi Evropian që të dënohet personalisht presidenti serb Aleksandar Vuçiq për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe jo shteti i Serbisë. Pesë parti opozitare i janë drejtuar me një letër zyrtare Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, ku shprehen të shqetësuar për sanksionet e mundshme që Serbia mund të përballet nga ndërkombëtarët, duke u distancuar nga qëndrimet e Vuçiqit “Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin…

Read More

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit. Aktualisht KFOR numëron 4700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë. Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin…

Read More

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit ka gjobitur disa pronar kiosqesh që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave, ku edhe është vërtetuar pas inspektimeve. “Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë e para e Inspekcionit në Gjilan./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës nga lagjeja e ” Toplanve” në Skifteraj e që lidhë me fshatin Remnik. Me këtë rast ai u prit nga disa banorë të cilët u shprehen mirënjohjes për këtë projekt infrastrukturor. Përndryshe kryetari Haliti, shtoje se kjo komunë do të vazhdojë të punojë në të gjitha lokalitetet e saja me projekte të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës. Ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave…

Read More

Pas anulimit të ndeshjes me Izraelin, Kombëtarja e Zvicrës do të luaj vetëm një ndeshje në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024. Por, tani ka probleme te Zvicra, ku pas largimit të Nico Elvedit nga grumbullimi si pasojë e një lëndimi në gju, edhe Ruben Vargas e Noah Okafor do të mungojnë gjithashtu në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, raporton KosovaPress. Vargas e Okafor do të mungojnë të dielën e 15 tetorit për shkak të lëndimeve. Vargas mungon si pasojë e një lëndimi në muskul, ku edhe mungoi në ndeshjen e fundit të Augsburgut në Bundesliga…

Read More

Kombëtarja e Kosovës para pak çastesh është nisur drejt Andorrës, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024. Kosova luan si mysafire në “Nacional – Andorra la Vella” kundër Andorrës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Euro 2024. “Dardanët” zhvilluan mbrëmë stërvitjen e fundit në Kosovë. Ndërsa tani udhëtojnë drejt Andorras me qëllimin për t’i siguruar pikët e plota nga ndeshja e nesërme.

Read More

NGA: FLORIM ZEQA Deklarimet e qeverisë për rritje ekonomike të Kosovës nuk janë në përputhje me nivelin e zhvillimin ekonomik të vendit dhe rënien e investimeve të huaja në Kosovë, të cilat kanë pësuar rënie për 45 %. Zvogëlimi artificial i shifrave të papunësisë nuk po vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, por si rrjedhojë e zvogëlimit të numrit të popullsisë, si pasojë e migrimit të madh të qytetarëve, të cilët po kërkojnë çdo mundësi për t’u larguar nga Kosova si pasojë e kësaj klase të papërgjegjshme politike (pozitë-opozitë), ku vetëm gjatë këtyre tre viteve të fundit kanë migruar rreth…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të projektit “ Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO), që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural. Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për punën që është bërë në kuadër të këtij projekti dhe për punën që pritet të bëhet, në veçanti në promovimin e mundësive për turizëm në territorin e komunës së…

Read More

Policia e Kosovës ka marr sot donacion 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të donacionit prej 7 dronëve mori pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj. Drejtori Hoxha tha se SHBA-të janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës, ndërsa tha se ky donacion është tejet i çmueshëm dhe ndër të tjera do të përdoret për monitorimin edhe të kufijve të Kosovës. “Në lidhje me donacionet që po pranojmë sot, është një donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grua të zhdukur në veri të Mitrovicës. Siç njofton Policia rasti është raportuar të martën. “Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor. Rasti është duke u hetuar.

Read More