Author: admin

Lot, dhimbjeje, frikë, zemërim, apo emocion. Ndonjëherë edhe nga gëzimi. Sipas studimeve të qash është më mirë, sepse çliron tensionin, por e rëndësishme është që të mos zgjasë shumë. Ajo që është e dukshme dhe tashmë e konfirmuar nga një studim i Universitetit të Pitsburgut, rezulton se burrat qajnë mesatarisht pesë herë më pak se gratë. Arsyet pse meshkujt janë më pak të prirur për t’u emocionuar janë shkencore dhe kulturore. Nga pikëpamja biologjike, hormoni testosteron, tipik për meshkujt, mund të frenojë të qarën, ndërsa prolaktina, e pranishme në nivele më të larta te femrat, mund ta lehtësojë atë.…

Read More

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes. Si ndodh procesi i plakjes Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’ Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar. Sipas ekspertëve, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara. Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi…

Read More

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para përballjes me Andorrën. “Dardanët” kanë udhëtuar në Andorrë dhe në mbrëmjen e dites se djeshme kane përfunduan stërvitjen e parë atje dhe të fundit para ndeshjes ndaj ekipit kombëtar të tyre. Kosova është pothuajse pa gjasa për kualifikim tutje dhe ndeshet sot me Andorrën në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian. “Dardanët” gjenden në vendin e parafundit në grup dhe do t’u duhej një mrekulli për ta arritur kualifikimin.

Read More

DALINA ARIFI Si s’mu kujtue me t’dasht pak ma shumë Se dashuria e ban t’gjallë të vdekunin Me ca dritherima buzeqeshjesh n’vaj Me çelë bozhuret n’vjeshten atje n’Kavaj Si s’mu kujtue me trokit nderë Si erë e lehtë kërcitje degsh Me knue atë t’vjetrën kangë Kanarin n’qerdhen e saj Si s’mu kujtue me t’dasht veç edhe pak t’dhash zemrën jo shpirtin me ma vra.

Read More

Në zgjedhjet të cilat do të mbahen me datën 22.10 2023 për Parlamentin e Zvicrës, do të kandidoj edhe një shqiptare Majlinda Sulejmani ku deri më sot, asnjëherë shqiptarët nuk kanë arritur të fitojnë një vend të tillë. Partia nga e cila ajo kandidon, i ka mbi 80 kandidatë, dhe synohen vetëm dy ulëse nga partia e saj. Andaj, ajo mori guximin që të del në ballë të qytetarëve të kantonit të St. Gallen për të kërkuar besimin e tyre për të qenë faktorë i rëndësishëm si shqiptarja e parë në Parlamentin e Zvicrës, duke i përfaqësuar politikat për…

Read More

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,2% në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (25,4%); pemë (14,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,0%); prodhime ushqimore (9,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9,3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7,4%); pije joalkoolike (7,1%); pije alkoolike, duhan (6,6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit…

Read More

Është gjetur Arben Beselica nga Komuna e Prishtinës, i cili ishte raportuar i zhdukur ditën e hënë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Arbenit. Ata kanë shprehur falënderim Policinë e Kosovës, mediat, dhe të gjithë qytetarët që shprehën gatishmërinë për gjetjen e tij. 30-vjeçari ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna. Rasti ishte lajmëruar edhe në Polici.

Read More

Timo MËRKURI I- Përmbyllja e opusit poetik “Hyjnorja ime je ti” e poetit Sabit Rrustemi është vërtet një sukses jo vetëm i autorit por i poezisë shqipe pasi është hera e parë që krijohet një opus i tillë poetik prej katër vëllimesh për dashurinë. Kjo përmbyllje bëhet me poezinë “Te ajo loçkë zemre kur t’ afrohesh”, e realizuar në një mënyrë të tillë që duke shprehur një mesazh ndjenjash të thella të dashurisë nëpërmjet temës së dashurisë dhe fuqisë së saj për të frymëzuar dhe ngrohur njerëzit në rrugën e tyre të jetës, shfaq dhe ngjyrat e dritat optimiste…

Read More

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerë të FSK-së, ka zhvilluar sot një në vizitë zyrtare në Komunën e Gjilanit, ku u prit nga Kryetarit i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Me këtë rast, zv.ministri Syla i ka ofruar z. Hyseni burimet ushtarake që do të përdoren për të ndihmuar Komunën e Gjilanit dhe komunat e tjera të Republikës së Kosovës në promovimin e mirëqenies së përgjithshme të komunitetit. Kjo ndihmë do të përfshijë punët publike, arsimin, trajnimin dhe projektet e ndërtimit. Gjatë vizitave të tilla, që do të vazhdojnë…

Read More

Njohësi i zhvillimeve politike dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-se, Peter Stano, pasi ky i fundit, teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, ka thënë se BE-ja ende s’ka parë veprime nga Kosova që çojnë në de-eskalim të plotë. Serwer në përgjigje të kësaj ka thënë se “BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”. “Ajo BE dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në…

Read More