Dy persona kanë ndërruar jetë në Novobërdë, si pasojë e një vet-aksidenti të shkaktuar me traktor.
Siç njofton policia, dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.
Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.