Author: admin

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë. Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima. Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë. “Mendoj…

Read More

Në Zvicër është organizuar edicioni i katërt i ndarjes së çmimeve. Në mesin e nëntë më të mirëve janë edhe pesë shqiptarë. Mimoza Lekaj ka fituar çmimin për kategorinë “Beauty Creator”, motra e saj Ardiana Lekaj për “lifestyle”, Taulant Gashjani i njohur si T-Ronimo ka fituar në kategorinë “entertaiment”, Mirlinda Lajqi në “fashion” dhe në kategorinë e muzikës ka fituar reperi EAZ, Arbër Rama, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 54 personalitete të internetit konkurruan kundër njëri-tjetrit në edicionin e katërt të Smile Swiss Influencer Awards në “The Hall” në Dübendorf Biznesi i influencuesve në Zvicër duket se po lulëzon. Këtë vit…

Read More

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia i shikon si armiq. Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve. “Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq  dhe refuzojnë të gjithë kërkesat…

Read More

Njësiti policor në Gjilan ka ndaluar një veturë e cila po drejtohej nga një person i dyshuar për Policinë, bëhet e ditur përmes raportit të fundit prej Policisë së Kosovës. Njoftohet se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë në sasi prej 4.1 gramësh si dhe dhe hashash në sasi 0.13 gramësh. Ndërkaq, thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Granit Xhaka është lojtari me fanellën më të shitur te Leverkuseni!. Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës është shumë i popullarizuar dhe i dashur për tifozët e këtij ekipi pasi ka treguar paraqitje fenomenale duke ndihmuar ekipin të renditet i pari në tabelë. 31-vjeçari ka gjithsej shtatë ndeshjeve me Leverkusenin dhe është lider në Bundesligë me 19 pikë, një pikë më shumë se Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayern Munichu e Dortmundi. Fanella e tij është shitur edhe më shumë sesa ajo e Victor Bonifaces, transferimit tjetër të madh të Leverkusenit që ka shënuar shtatë gola në po aq…

Read More

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Edward P. Joseph, ka thënë se pas ngjarjeve në Banjskë, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri. Joseph, që është ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Washington, duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc. “Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Vuçiq pas 24 shtatorit, dhe po pyes nëse lëvizjet e Vuçiqit janë përshkallëzim në vend të qetësimit. Vuçiq e ka përshkallëzuar edhe më…

Read More

Këshilltarja lokale e BE-së, austriakja Kati Schneeberger, ka reaguar pas kapjes së një sasie të re të armatimit, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake sot në shtatë lokacione në veri të Kosovës. Ajo në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) ka thënë se shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë – presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. “Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia”, ka shkruar ajo. Schneeberger në këtë linjë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i vendosen masa Serbisë. “Sanksionet ndaj Kosovës duhet të…

Read More

Din Mehmeti M’janë shkimë dritat e syve të gjallë kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira e vragëve të fëtyrës së shterrur derdhi pust e fryrë të shpiertit në shtratin ku të rrita,o fëmij. –Eja,biro, të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur, ti ngrohu brinjët e kërrusura ulrimave të fërfëllazave të mallkuara eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!… Eja në dashurinë e thithmave të rjepur se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar e kurr s’ të kam terratuar ballin me shuplak mallkimi e kurr s’të kam shkrumuar jetën me me nam e rredhime, eja bir-o,ta ndijë gjakun…

Read More

Shkelzen Halimi Për subjektet politike shqiptare, bosht i organizmit politik nuk ishte ideja apo programi, por individi. Gjithsesi kjo do të ketë ndikuar që midis shqiptarëve të ketë inflacion servilizmi, faktorizim brenda natës të anonimëve dhe një armatë të politikanëve mediokër. Kjo, mbase do të bëjë që të mos ketë kurrfarë profilizimi ideologjik, por ngritje të kultit të individit, gjë që tregoi se nga mentaliteti shqiptar akoma nuk ishte shmangur një-partishmëria, ndaj dhe ishte e qartë se përse te subjektet politike shqiptare nuk pati konsolidim të demokracisë së brendshme, ku lideri do të tregohet jo vetëm organi superior me…

Read More