Author: admin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shkruan se liberalizimi i vizave po afrohet, kjo do të thotë që qytetarët e Republikës së Kosovës tani do të kenë mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit, përcjell albinfo.ch. Përdorni këto informacione për të udhëtuar me sukses dhe pa vështirësi:  

Read More

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë është hapur sot. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës, Veton Elshani. “Tashmë është hapur pikëkalimi kufitar në Jarinjë”, ka thënë Elshani. Ndryshe, kjo pikë kufitare ishte mbyllur që nga 24 shtatori, kur ndodhi sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe u plagos Alban Rashiti.

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në fshatin Pojatë, Ferizaj. Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si vetëvrasje. “Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport. Ndryshe, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Read More

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Administratës së Përgjithshme në Kamenicë ka shënuar dje 17 Tetorin-Ditën Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara. Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që Personat me Aftësi të Kufizuar, qofshin studentë apo punë-kërkues, të kenë mundësinë që për disa ditë të punojnë në një profesion, i cili u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës. Andaj me iniciativë të Koordinatores së NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati dhe me mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, për shënimin e kësaj dite, u mundësua punësimi i shtatë personave…

Read More

Qerim Ujkani Sekush erdhi në ty Kosovë Kosova ime e dashur Të quajti tokë të vetë E mua birin tënd që të ledhaton Me mall dhe dashuri dorën ta shkon Më quajti ardhacak i pashtëpi Njeri pa tokë dhe qielli të vet mbi tokë Mysafir i përkohshëm dhe farë e ligë. Hije drthëritëse ne ajër As në tokë as në qiell Por në rrugën e gjakut kafkën la kujtim Se ti s’je e atij që të shkelë Lavrën tënde me vdekje mbjellë S’je tokë e gjithkujt dhe e askujt As tokë pa popull e një populli pa tokë Ti je…

Read More

Kombëtarja shqiptare shihet me mundësi të mëdha për t’u kualifikuar në “Euro 2024” pas fitores ndaj Republikës Çeke dhe pas barazimit të fundit të Moldavisë me Poloninë. Tomislav Globan, profesor i ekonomisë sportive në Universitetin e Zagrebit, i cili merret me të dhëna sportive, me statistika e me analiza, në rrjetet sociale i ka publikuar projeksionet statistikore të “Euro 2024”, me tabela dhe përqindje të gjasave të Kombëtareve për t’u kualifikuar dhe se në cilat vazo mund të përfundojnë ato. Globan e ka vënë Shqipërinë në një pozicion mjaft të favorshëm me 99 për qind të mundësive për të…

Read More

Me qëllim të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të nxitur vullnetin e mirë ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, ambasadori austriak në Kosovë, Georg Schnetzer dhe zëvendësambasadorja austriake në Kosovë, Clarissa Castek, u takuan me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri në një takim informues. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri u përfaqësua nga avokati Arsim Vranovci, president i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, dhe anëtarët e nderuar të bordit të saj, Mag. Andreas Fritz, MA. Anila Statovci, Prof. Dr. Vjollca Hasani, Prof. Dr. Artan Dërmaku, si dhe Prof. Dr. Gazmend Qorraj. Fokusi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi…

Read More

Për një kohë të gjatë gruaja osmane është parë si një qenie e cila ishte e zhytur në injorancë, që e kalonte kohën në shtëpi e që merrej nëpër këmbë. Por, studimet e bëra dekadat e fundit nxorën në dritë detaje… Nga: Eduart Caka Jeta e femrës në Perandorinë Osmane, veçanërisht në të drejtat që asaj i njihte ligji, ishte më e rregullt. Të gjitha këto kishin të drejtat që u garantoheshin nga shteti dhe në bazë të të cilave gëzonin privilegjet që u njihte ligji islam, siç ishin e drejta e trashëgimisë, e martesës, e divorcit etj. Përveç…

Read More

Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë numër tetë. Mediumi spanjoll “Sport” ka raportuar se ylli argjentinas do ta marrë çmimin prestigjioz në ceremoninë që do të mbahet nga revista franceze “France Football” në Paris më 30 tetor. Kampioni i botës e ka fituar shtatë herë këtë trofe, një rekord absolut, ndërsa këtë muaj mund ta forcojë edhe më shumë rekordin, që duket të jetë i paarritshëm. Messi duket se e ka mposhtur rivalin kryesor për këtë çmim sivjet, Erling Haalandin, i cili po ashtu e pati një vit fantastik, si në nivelin personal, pasi ka thyer shumë…

Read More

Me sukseset e njëpasnjëshme të arritura në garat më të mëdha evropiane dhe botërore, xhudistet kosovare po shënojnë ngritje të madhe nga viti në vit. Dy prej xhudisteve të vendit tonë, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu janë të renditura në vendet e para në kategoritë 52 dhe 63 kilogramë për femra. Me një sukses të tillë është ndarë tejet i kënaqur trajneri Driton Kuka i cili ka reaguar në Facebook duke shkruar se për Laurën, është hera e parë që kryeson ranglistën botërore.

Read More