Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Drejtoreshën e Shëndetësisë Eurona Hoda kanë pritur sot në takim ish-Presidenten znj.Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesen Kay Kurimoto nga Ambasada Japoneze. Ata kanë vizituar repartin e mamografisë në QKMF-në e Kamenicës, si dhe janë njoftuar me punën që po bëhet aty. Kjo vizitë realizohet pikërisht në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Aparatura e mamografit është donacion nga Ambasada Japoneze dhe Fondacioni JAHJAGA./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë sot i pranishëm në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë. Me këtë rast ai theksoi se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke theksuar se me rregullimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi i banorëve në këto vise rurale. Gjithashtu disa nga banorët kësaj zone kanë potencuar se me këtë projekt kthehet jeta në këto fshatra. Ai bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rura, Naim Pira vizitoi punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik./GJILANI INFO/

Read More

Gjilan, 12 tetor 2023 – Sot në Gjilan është mbajtur takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe implementohet nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë. Në këtë takim kanë marrë pjesë fermerët e zyrtarët nga komuna e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë. Drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, tha se në këtë takim janë njoftuar më hollësisht rreth projektit dhe punës që është bërë që nga hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar e deri tek trajnimet e punëtoritë e ndryshme që janë…

Read More

Sot në oborrin e shkollës së mesme mikse “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, është bërë inaugurimi i 12 dritave solare të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në kuadër të një projektit për Energji Efiçente. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ka përfituar edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Kenan Halimi”- Skifteraj, ku janë vendosur panelet solare. Bëhet me dije se shkolla e Skifterajt përmes këtyre panelave do të prodhoj energjinë e saj elektrike për të furnizuar me energji klasat dhe kabinetet e saj. Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga…

Read More

Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, kanë ndëshkuar biznesin i cili nuk ka përputhshmëri të çmimit raft-arkë. Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka theksuar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre bizneseve të cilat dëmtojnë qytetarin e komunës së Gjilanit me masa ndëshkuese./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore e Gjilanit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër  persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy  persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. E njejta ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për këto vepra penale: Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një aktakuzë kundër një (personi…

Read More

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, më konkretisht Këshillit të BI-së së Gjilanit dhe Komunës së Gjilanit, që udhëhiqet nga kryetari Hyseni, e të cilin Myftiu Tërnava e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi. Myftiu Tërnava ka thënë se si institucion, jemi përherë të gatshëm që të kemi bashkëpunim të mirëfilltë…

Read More

Qeveria e Republikës së Kosovës, kryesuar nga Albin Kurti, sapo ka miratuar propozim-vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Dardana Sh. A. Kamenicë”. Vendimi vlerësohet me rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve të reja që do të nisin në Komunën e Kamen. thuhet në njoftimin e kësaj komuneje./GJILANI INFO/

Read More

Nga: Edith Hall Që nga mesi i shekullit XVIII, bota perëndimore ka pasur mundësi të diskutojë publikisht mbi çështjet etike, pa iu referuar Krishterimit. Mendimi modern mbi moralin, që niset nga supozimi se perënditë nuk ekzistojnë, ose të paktën nuk ndërhyjnë, është në fillimet e veta. Por, grekët e lashtë dhe romakët, ndërtuan shkolla të fuqishme filozofike të mendimit etik për më shumë se një mijëvjeçar, nga agnostikët e parë të shpallur, si Protagora (shek. V p.e.s.), te mendimtarët e fundit paganë. Akademia e Platonit në Athinë, nuk u mbyll përfundimisht deri në vitin 529 e.s. nga perandori bizantin…

Read More

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se të mërkurën në Varshavë të Polonisë, përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve për Barazi Racore dhe Drejtësi, Desirée Cormier Smith, në Konferencën e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, ka ngritur edhe çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës. Bislimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Smith ka potencuar se “është preokupuese për SHBA-të” fakti që në Serbi, “shqiptarëve etnikë iu merret shtetësia” përmes zbatimit të “kritereve  joadekuate të vendbanimit.” “Si rezultat direkt i angazhimit të vazhdueshëm me Komitetin për Siguri…

Read More