Author: admin

Nga Faruk Asllani Të dhënat prej hartave dhe dokumenteve në Bibliotekën e Kongresit në Washington janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore, që ka shënuar fillimin e pastrimeve etnike të territoreve të banuara me shqiptarë. Është interesante të përmendet se Bajska, që aktualisht është shumë aktuale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe fshatrat në veri të Kosovës deri pranë Novi Pazarit, sipas këtij dokumenti, kishte mbi 90 për qind popullsi shqiptare Në këtë dëshmi (hartë) që gjendet në Bibliotekën e Kongresit në Washington, evidentohet informacioni mbi demografinë e shumë pjesëve të banuara me shqiptarë në fillim të shekullit…

Read More

Xhemile Adili E di, ti je gjuhë që flet me teke kur buzët të prekin ngadalë … po se di si atje diku më mbete rrugëve plot dhimbje të kësaj jete E di, ti më doje më shumë se sa unë por koha më morri për kotësi të gjitha përjetimet ranë në gjumë sikur të bënim ne dashuri Më fal të lutem Më lejo në lëkuren tënde të futem Plagët ti shijoj Sepse nuk munda ti jetoj.

Read More

Ministria rumune e Mbrojtjes ka bërë të ditur se KFOR-it i janë shtuar edhe 130 ushtarë rumunë. Edhe 130 ushtarë rumunë I janë shtuar KFOR-it për shkak të kërkesës që ka bërë selia e NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur ministria rumune e Mbrojtjes e cila thotë se tashmë numri i ushtarëve rumunë në Kosovë shkon në 210. “Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë rumune të Mbrojtjes. Në njoftim tregohet se si është marrë vendimi për shtimin e forcave. “Vendimi për…

Read More

Rrahmani i pafat, do t’i nënshtrohet operacionit! Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella. Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit. “Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta…

Read More

Millosh Gjergj Nikolla ose siç njihej me pseudonimin e tij të shkrimit Migjeni, ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Migjeni u lind më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në…

Read More

Ramadan Musliu Vetëm me mendje është këtu se njërën këmbë e ka në varr e tjetrën në hijen e rrapit I ndjekur si ujku nga uria bredh nëpër fushat e pamata të imagjinatës dhe nuk gjen strehë as në tokë as në qiell për ta shtrirë shtatin për vetëm një minutë pushim Shëtitja nëpër oborrin me gjelbërim i erdhi në majë të hundës se tani ia zë frymën edhe oksigjeni që vjen nga tubat e një bombole prej çeliku Ata i qepin lëkurën derisa ai vetë qep ëndrrat e bëra copë-copë nga gërshërët e nostalgjisë për barkun e nënës…

Read More

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurove në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja, ku si pasojë e vërshimeve në muajin korrik humbën jetën nënë e bir.  Lajmin për transferimin e 17 mijë eurove familjes Ademaj e ka bërë të ditur Behgjet Pacolli në një postim në Facebook. Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet në Pejë, hetimet askund “Familja Ademaj,  para disa javësh është goditur nga vërshimet dhe përveç dëmeve material familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë. Fondacioni Behgjet Pacolli, i përkushtuar, siç ishte në rastin e familjes Ademaj, vazhdon me…

Read More

“Me përfaqësues nga “Cultural Heritage without Borders” sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e trashëgimisë kulturore në Kamenicë”, ka thënë  kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Sipas tij, kjo marrëveshje në parim ka modelimin e distriktit kulturor me qëllim identifikimin e elementeve karakteristike që ka Komuna e Kamenicës dhe organizimin e kampit “Heritage Lab” që thellon edhe më tutje interesimin tonë në fushën e trashëgimisë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka marrë sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e një rruge nga Fshati i Ri me të cilën lidhën mes veti ky lokalitetet me Fshati e Ri, Qifllak dhe Pozheran. Në fillimin e këtyre punimeve të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti disa lokalitete. Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën…

Read More