- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Taulant Seferi ishte një ndër protagonistët në ndeshjen ndaj Çekisë ku arriti të realizonte dy gola. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është pritur mbrëmë në shëshin e Kumanovës, nga familjarë, miq, shokë, fëmijë dhe tifozë. Open-Tv shkruan se sapo ai ka zbritur nga makina, tifozët kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi. Seferi i falënderoi të gjithë që kanë dalë për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën. “Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra…
Poetja amerikane dhe laureatja e Nobelit për Letërsinë Louise Gluck ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare. E lindur në Nju Jork, Louise Gluck konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të poezisë amerikane. Ajo u nderua në vitin 2020 nga Akademia Suedeze për “zërin e saj të veçantë poetik” dhe u bë gruaja e 16-të që morri Çmimin Nobel për Letërsinë. Puna e saj, e cila filloi në fund të viteve 1960 dhe është e famshme për stilin e saj dhe idealizimin e bukurisë së thjeshtë të natyrës, ka fituar çmime të shumta në Shtetet e Bashkuara. Në…
Violinisti Shqiptar ,Florian Vlashi, jeton dhe punon prej rreth tri dekadash në Koruna, Spanjë, shkruan albinfo.ch. Ai ushtron aktivitetin e tij artistik si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë, por është edhe themelues i grupit muzikor “Siglo XX”. Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë dhe po përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës. Artisti shqiptar tregon disa nga detajet e veprimtarisë, që ka nisur nga viti 2003 në qytetin e tij të lindjes. “Kanë kaluar 18 vjet dhe ato tre netët e para, me muzikë…
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani. “Jemi në operacion policor, i cili lidhet me sulmin në Banjskë”, tha shkurtimisht ai. Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku. Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me…
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, kanë vizituar ambientet e shkollës “Metush Krasniqi” në Roganë, ku edhe është bërë shpërndarja e pajisjeve sportive, kutia e ndihmës së parë, si dhe veshjet sportive për nxënësit. Gjatë kësaj vizite, Kryetari Rahimaj është shprehur se kabinetet sportive do të kompletohen me pajisje në të gjitha shkollat./GJILANI INFO/
Një qytetar nga Mireshi i Vogël i Gjilanit, ka raportuar në Polici për një rast, që sipas policisë cilësohet se është vjedhje e rëndë. Ai ka informuar para autoriteteve policore për një vjedhje në xhaminë e këtij fshati. Sipas tij, thuhet se vjedhjja të jetë bërë me forcë DVR dhe pajisje tjera të internetit nga persona tash per tash të pa njohur. Rasti në fjalë tashmë është duke e hetuar Policia. /GJILANI INFO/
Policia në Gjilan ka arrestuar një person dhe pas një kontrolle të i njejti ka gjerur dhe konfiskuar substancë narkotike dhe një thikë. Rasti është bërë me dije prej raportit të fundit prej 24 orësh nga Policia. Sipas këtij raporti, njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari të jet dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Raskovë të komunës së Obiliqit. Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar për Telegrafin se informata me dyshimet se fëmija ka rënë në lum është pranuar rreth orës 18:15, derisa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete. “Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. E Prishtina Weather në parashikimin e saj për javën e ardhshme njofton për rënie të temperaturave.…
Ministri Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi dhe Rehabilitimi i Sistemeve të Ujitjes”, në vlerë prej 9.15 milionë euro. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se projekti synon rritjen e efiçiencës në shfrytëzimin e ujit dhe rritjen e rendimentit bujqësor në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit. “Gjithashtu, synohet rehabilimi dhe modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, që renditet ndër investimet prioritare të identifikuara në Master Planin për sektorin e ujitjes në Kosovë”, thuhet në njoftim. Përfitues kryesorë nga ky projekt do të jenë fermerët privatë…

