Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Identifikimi i tekstit me traditën
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Identifikimi i tekstit me traditën
Kulturë

Identifikimi i tekstit me traditën

adminBy adminOctober 30, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Femi Halimi

Autori zotëri i respektuar Muharrem Elezi, tanimë, për kohë të shpejtë, ka bërë
një raft me libra botim të vetin dhe na befasoi për mirë gjithë opinionin e
komunitetin krijues këtu rreth nesh e më gjërë në tërë opinionin shqiptar. Rrallë
ndodhë që një krijues përnjëherë të del me një energji krijuese dhe të boton me
kaq fuqi, zell e përkushtim gjithë këto vepra të vyeshme e të çmueshme për
arsimin dhe kulturën tonë.

Përnjëherë, sikur në një 3D erdhën botimet e këtij autori në opinion e u përhapën
me shpejtësi sa për kohë të shkurtë çdo libër shkonte shpejt dhe shfaqej nevoja
për ribotim disa here të tij ndër lexues. Ishte befasi edhe për mua, për më tepër
pasi e njihja shumë mire autorin, mirëpo me gjithë këtë përkushtim si doli para
komunitetit lexues njëmend ishte befasi por shumë e këndshme, për më tepër kur
tani libri është në rënie të lirë dhe kur vendi i tij nani më nuk po dihet as ku është.
Shtypi i përditshëm edhe kështu u ndal dhe kjo i ngjan një thatësie afrikane kur
ndalen lumejt e gjitha gjallesat e ujit mbeten në batak. Kjo kështu sepse libri dhe
shtypi ditor shkojnë bashkë me kusht. Kush e ka bërë mend se libri dhe gazetat do
të mbeten kështu jashtë shtëpie dhe kur nuk do të ua bën më as llafin kush kund,
as derën nuk do t’ua qelë!

Në këtë thatësi leximi autori i ri kështu, anise tani pensionist, erdhi me një valë
vërshimë shtypi të librave me tregime e me romane dhe sikur e ktheu librin
mbrenda në komunitetin lexues. Mund të them lirisht se botimet e këtij autori e
luajtën këtë rol te ne sëpaku këtu në mesin tonë në Gjilan me Rrethinë, -e kthyen
edhe njëherë librin dhe sikur i dhanë edhe një afat, a sikur libri tha –hajt po
kthehem edhe njëherë edhepse përfundimisht pashë se nuk po ka nevojë më
kush për mua.
Ashtu sikur në 3D gjithë librat e autorit kanë tri pika ligjërimi, diskutimi dhe
përgjykimi:

-ndihma dhe përkrahja e komunitetit lexues me libra e botime të reja, me
promovime e me praninë e librit në opinion sa më shumë;
-përkushtimi për afirmimin e femrës në mesin tonë, përkushtimin ndaj saj dhe
emancipimin.

Një pikë referimi për diskutim që nuk soset kurrë te ne, sidomos në
këtë kohë kur pozita e femrës është shumë e dhëmbshme, si në shkollim e
punësim, -e në fuqizim social familjar, pasi se femra bën dhe mba femiljen, -po
edhe si në mbrojtjen e saj sepse prej pas lufte, u hetua me trishtim abuzimi me
femrat këtu te ne me kanosjet brutale, shantazhet, e edhe vrasjet. Arti më shumë
se kushdo ofron mundësi për mbrojtjen e njerëzve e veçanërisht femrave në jetë
dhe në familje, e jashtë në gjithë shtetin;

-e treta, tek veprimtaria e zotëri Muharremit është mbi të gjitha po sa i përket
shkrimit, autoktonia. Mua më bën përshtypje veçmas kjo. Tani në kohën e
internetit, ku u integrua e gjithë bota dhe u kyq e u mbyll në një dhomë, e me
vazhdim starlink e çkamos tjetër, tanimë kur u rritën mundësitë punuese në krijim
dhe shkrim, tani por erdhi edhe rreziku i pa bërë mend më parë kurrë, -vjedhja
dhe plagjiati! Tani përmes internetit secili njeri në botë mund të merr cilindo
shkrim e krijim të cilitdo autor në cilindo vend të botës e ta bën të vetin -dhe
askush mos ta heton këtë kriminalitet në botën e krijimit dhe shkrimit.

Tani, në internet mund të merret një temë e dikujtë nga bota prej dikujtë e të
shërben për ngritje në shkollim, në tituj e mandej përmes nivelit të lartë të
shkollimit me tituj të bëhet përparimi i të tillëve që marrin vepra të huaja e i
përvetësojnë dhe kështu ndodhë në ekstrem, që një bari si e përmenin një rast në
Australi, një bari të shet lopë e dhenë e të blen titujt të gjithë shkollorë arsimues
dhe të thirret edhe të ligjëron nëpër universitete vendore e ndërkombëtare,
pasise edhe ata që e thirrin paguhen ose marrin dhurata për këtë!

Me një fjalë kemi ardhë në një kohë e pike kur nuk vlejnë më as botimet e krijimet
sepse nuk ka më besë në asnjë botim as shtyp të çfarëdo teksti qoftë. Por ka një
shpresë, një identifikim, e që mund të ligjërohet me veçoritë e gjuhës, të traditës,
të kombit, të dokeve e zakoneve.

Kështu edhe më parë ka qenë kjo por pak dhe në këtë përmendet, rasti i romanit
të veçant “Besniku” në Kosovë, e ku në atë kohë ai libër bëri jehonë të
jashtëzakonshme tek të gjithë popujt jugosllavë e mandej edhe europianë e ku u
përkthye, sepse kishte një diçka që nuk e kishte asnjë popull në botë: qika të

bëhet djalë, të vishet e të sillet si djalë derisa të mundet, e që bëhej me të vërtetë
në anë të Rugovës e bjeshkëve andej tona përballë detit, në rastet kur një familje
përfundimisht nuk kishte fëmijë mashkull në shtëpi ose kur për fat të keq bëhej
për gjakmarrje.

Këso veçori identiteti në popull tonë ka ende, si janë luftërat e femrave tok me
burrat në front, mandej e pamja për të vdekurin, ofrimi i ndihmës për të
panjohurin në padrejtësi të dikujtë, ofrimi i buajtjes në odë e konak njeriut
udhëtar që e zinte nata njoftë e pa njoftë, po mbi të gjitha e për të gjithë dhe që i
rriti emrin shqiptarit lart mbi të gjithë, Besa!

Këto veti dhe veçori e bënë shqiptarin të njohur në botë dhe bënë që të
admirohej e të admirohet edhe nga miqt po edhe nga armiqt, e për më tepër kur
këto veti e veçori, që ishin zakone normash e adete traditash, ishin dhe janë edhe
ndër pikat kryesore në Bibël e Kuran! Mbi të gjitha në Shkrimin e Shenjtë të Biblës
a Kuranit, mbi të gjitha e pas të gjithave janë njerëzia, edukata, mëshira,
dhëmbshuria, respekti për çdo njeri pa dallim a empatia si po thuhet, e që të
gjitha bëjnë njeriun për çfarë të tillë e bëri Zoti vetë, e që edhe kjo është që po
quhet tani sinergji.

Shkrimet dhe botimet me këto motive dhe parime, udhëzime dhe mësime, veti
dhe veçori të traditës dhe normave, si cekëm mëparë, vetvetiu e dëshmojnë
autorin për autor njëmend të një shkrimi e botimi, sepse vetë këto veti dhe veçori
sjelljesh njerëzore bëjnë të besohet se teksti, motivi në të dhe shkrimi nuk janë të
marrur prej askujtë nga bota, sepse fundifundit askush në botë nuk e pati as nuk i
ka as besën, as pamjen për të vdekurin, as marrjen bijave dyherë në vjet nga dy
javë –anise tani u shkurtuan shumë, e tradita tjera shumë njerëzore, identifikuese
për kombin me plot besim. Kështu edhe mëparë, kur një lexues nga bota ka hasë
në një botim, a hasë tani, si që ishte dhe është “Besniku” ai ka ditë dhe e di me
siguri se autor i atij libri është një shqiptar!…

Me këtë kështu, duke u përqëndruar në vetitë dhe veçoritë popullore tonat edhe
autorët e kanë lehtë të mbrojnë tekstet e botuara në çfarëdo forme letrare e
artistike, a edhe shkencore studiuese, sepse këto veti dhe veçori i njef edhe krejt
bota e arsimuar dhe i pranon.

Mu kështu autori Muharrem Elezi e nisi dhe i solli deri këtu gjithë botimet e tij,
me një thjeshtësi tregimesh e kryepersonazhesh, e pak personazhesh ndihmës,

sepse qëllimi ideoartistik është i njohur që më parë, e që ka të bën me identitetin
krijues dhe me veçoritë e tipizimit të normave që nxisin krijimin e që janë të
pranueshme nga vendi këtu te ne por edhe në gjithë botën dhe me këto parime e
norma askush në botë nuk bën kundërshti kurrfare, përsa gjithë shkrimi struket
dhe ruhet në suaza të trashëgimisë së popullit të njohura nga të gjithë. Këtë e
kemi tani për kusht shkrimi dhe botimi, për të na njohur dhe besuar vetë lexuesit
tanë këtu sëpari e mandej edhe në gjithë botën përmes përkthimit!/Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Mos humbni
Kulturë

Identifikimi i tekstit me traditën

By adminOctober 30, 2026

Shkruan: Femi Halimi Autori zotëri i respektuar Muharrem Elezi, tanimë, për kohë të shpejtë,…

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.